Arrestimi i shefit të Rrugores/ Hoxha: Të dhënat janë servirur, nuk e dimë ende çfarë ka ndodhur, problemi më i madh…

Drejtuesi i Policisë Rrugore në kryeqytet Roven Zerka është arrestuar me urdhër të SPAK. Gazetari Artan Hoxha tha në një studio televizive se ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe se informacionet që serviren në media nuk janë të qarta.

Advertisements

Sipas Hoxhës është bërë e udhës që të jepet një pretencë pa u marrë vesh mirë se çfarë ka ndodhur. Më tej gazetari tha se problemi më i madh sot në Tiranë janë kamionët e ndërtimit që lëvizin ditën për diell dhe që nuk i ndalon askush. Nuk kemi parë akoma të dalin me masën e sigurisë dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. I fusin një pretencë dhe të bëhet çfarë të bëhet. Që policia përfshihet në ngjarje kjo ndodh gjithandej. Problemi i madh që ka Tirana janë kamionët e rëndë të ndërtimit. Policia nuk i përballon dot, se merr një telefonatë nga lart.

Advertisements

Në çdo cep të Tiranës do shohësh kamionë të tonazhit të rëndë që nuk i ndalon askush. Nga e marrin guximin ata? Policia që nuk le plak pa kapur me majdanoz dhe kur sheh këta kamionë që po shkatërrojnë rrugë e rrugica nuk i luan njeri. Ato duan t’i shmangen policisë. Sot kishin paguar policinë bashkiake, nuk hyjnë në rrugë kryesore se aty rri patrulla e Policisë së Shteti. Të shkosh shef qarkullimi, problemi nr. 1 është përballja me kamionët.

Nuk parë asnjë vendim gjykate. Lëvizin tonalitete me dhe. Çfarë më duhet aksidenti atje, se do burojë se është bukosur kryeqyteti. A ka krim më të madh që lëvizin me qindra kamionë në qytete? Çdo kullë ku ndërtohet, poshtë ke dhjetëra kamionë, dhe e bëjnë në mes të ditës për diell. Këta duan ta çojnë gjatë ditë, të bllokojnë trafikun, të shkatërrojnë rrugët. Tirana ka qenë e asfiksuar cep më cep.

Ky nuk ka qenë aty, ka ardhur nga Rendi. Fakti që Drejtoria e Përgjithshme bëri konkurs, mesa duket i ka përmbushur. Nuk e kam dëgjuar që ky të ketë qenë oficer problematik. Këta kanë historik si familje në Policinë e Shtetit. Kemi vetëm një të dhënë që na e kanë servirur. Ca thonë që ia futi vrapit, ne i pamë pamjet, s’kishte vepruat. Ku është prova që ia futi vrapit. Kush e nxori foton? Pamë videon, s’kishte ndodhur. Në procesverbal nuk thuhej që kundërshtoi urdhrin e policisë.

Si lëvizin kamionë 40 tonë dhe nuk i ndalon njeri. Kush është kryetari i bashkisë? Rama, a e di Rama kush po ndërton tek Teatri, tek 5 maji. Nuk lëviz nëpër qytete, nuk i sheh kamionët që lëvizin. Pse nuk vepron. Hallka më e dobët që mund të godasim. Ditën që ka ndodhur kjo, qyteti ka qenë i asfiksuar. Do bllokohet kjo se përdorim policin në vend të semaforëve. 500 euro merr ai polici aty. Industria e ndërtimit thyen çdo barrierë, po iu ktheve kundër të shkarkojnë nga detyra.