Zyra e BE ne Shqiperi, ka reaguar ne lidhje me arestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Advertisements
“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.
Advertisements
Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.
Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.”-thuhet ne reagimin per media te shperndare diten e sotme nga zyra e BE.
Veliaj i arrestuar, Kryemadhi i kujton videon virale Ramës: Ta kam bërë benë, është radha jote!
“Përveç fëmijës, të gjithë familjarët janë me urdhër Gjykate”, Majko reagon për arrestimin e Erion Veliajt
Hetimet për Erion Veliajn, Rama: Akuzat për vilën në Qerret, se i kanë gjetur rrobat e djalit! Shtëpia ka qenë e vjehrrit