Është vënë në pranga ditën e djeshme Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si dhe babai i Ramazanit i cili vijon të jetë në burg.
Advertisements
Ai është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e operacionit “Revanshi”, nën akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Advertisements
Rraja ishte pjesë e grupit të Durim Bamit dhe Endrit Dokles, dhe kundërshtar i Vis Martinajt dhe Arben Ndokës. Në dosjen e SPAK, ai rezultonte se sipas SPAK ishte pjesë e këtij grupi, ai ka tentuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Sipas planit, Ndoka do të vritej teksa shkonte të pinte kafen e ngushëllimit në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.
Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën, në 2021.
Ndërkohë djali i Xhelalit, Ramazani, ndodhet në burg pasi u arrestua si person i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.
Top Channel