Mbrëmjen e sotme do të zbardhet e vërteta e arrestimit e banorit të Big Brother VIP, Liam Mandiaro.
Advertisements
Pas një zhurme të madhe mediatike që shkaktoi arrestimi i tij, vetëm pasi u bë pjesë e shtëpisë më të madhe të Shqipërisë, sot në orën 21:45 në emisionin Top Story me Grida Duma në Top Channel do të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes deri në arrestimin e tij.
Advertisements
Do të jenë përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit, avokatët e ish-banorit të Big Brother dhe analistë në studio që do të sqarojnë të gjitha pikëpyetjet mbi ngjarjen që shokoi opinionin publik. Emisioni Top Story njëkohësisht do të ndiqet live edhe nga banorët e Big Brother të cilët ende nuk kanë dijeni mbi motivet e largimit të Liam Mandiaro nga shtëpia.
E vërteta e shoqërimit nga Policia e banorit të Big Brother, Liam Mandiaro. Kur erdhi në Shqipëri dhe a kishte dijeni për problemet me ligjin? A ishte njoftuar për procesin gjyqësor ndaj tij dhe çfarë iu tha kur zbriti në aeroportin e Rinasit?
Si u mësua për dënimin në mungesë dhe çfarë deklaroi ai para produksionit?
Sot në orën 21:45 Top Story me Grida Duma në Top Channel.