Një 46-vjeçar në Vlorë u arrestua pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, ndërsa më pas ka tentuar të arratiset.
Advertisements
Shtetasi Sh. Xh. ka kanosur familjaret e tij me një armë gjahu çifte, por më pas është arrestuar nga autoritetet teksa po përpiqej të largohej nga banesa me një motoçikletë.
Advertisements
Njoftimi i policisë:DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale, në familje.
Kanosi për jetën, me armë gjahu (çifte), bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, kapet në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në tentativë për t’u larguar me motoçikletë, 46-vjeçari.
Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) dhe motoçikleta.