Arrestohet 62-vjeçari pas aksidentit tragjik që i mori jetën nipit dyvjeçar

by editor

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pas aksidentimit fatal të nipit të tij dyvjeçar.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës, ku familjarët nuk ishin në dijeni se vogëlushi kishte hyrë poshtë automjetit.

Advertisements

Policisë i është raportuar se gjatë manovrës mbrapa, ai aksidentoi të miturin, i cili ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve të marra në spital.

Policia ka njoftuar për arrestimin e shtetasit P. M., banues në Valias.

Advertisements

You may also like