Arrestohet babai/ Vrau gruan dhe 4 fëmijët, dryshohet se vuante nga depresioni

by editor

Policia franceze ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për vrasjen e gruas dhe katër fëmijëve të tyre.

Fëmijët ishin të moshave nga nëntë muaj deri në 10 vjeç.

Hetimi nisi pasi autoritetet franceze gjetën 5 trupat e pajetë në një banesë në Meaux, 40 km (25 milje) në veri-lindje të Parisit.

Prokurori Jean-Baptiste Bladier përshkroi skenën si një “dhunë ekstreme”, pasi kur policia arriti në banesë, u përball me një masakër.

Bladier deklaroi se nëna dhe dy vajzat e saj më të mëdha të moshës 10 dhe 7 vjeç kishin pësuar “një numër të madh plagësh me thikë”.

Advertisements

Dy më të vegjlit, një djalë katër vjeç dhe një foshnjë nëntë muajshe, nuk kishin asnjë plagë të dukshme në trup dhe me shumë mundësi mund të jetë mbytur.

Fqinjët u shprehën për mediat vendase se gruaja kishte folur për depresionin e burrit të saj pas humbjes së punës.

Advertisements

Bladier tha se, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dokumente që mund të sugjeronin shtrimin në një spital psikiatrik në vitin 2017 dhe një recetë për qetësues për autorin e ngjarjes.

You may also like