Arrestohet sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, në pranga edhe një tjetër zyrtare

by editor

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar sot me urdhër të SPAK.

Advertisements

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se bëhet fjalë për Joana Duron, e cila dyshohet se ka marrë 4 milionë lekë.

Advertisements

Sipas burimeve mësohet se në pranga ka rënë edhe nje punonjëse tjetër e ministrisë së Shëndetësisë, Laura Shteto.

Kujtojmë që ishte kryeministri Edi Rama, i cili gjate nje takimi ne Tirane dha lajmin e arrestimit, i cili tha se nuk mund te ndodhe dicka e tille.

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme. Këtu e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, megjithëse se s’kemi pranuar duke mbajtur qeverisjen e këtij vendi për të vazhduar avazin e disa shekujve ku të pushtetshmit, kurrë asnjëherë nuk janë thirrur asnjëherë nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne. Ne e kemi zgjedh këtë rrugë, s’ka kthim mbrapa dhe kompromis me askënd. E kam ditur që kjo nuk është rrugë që do mbarojë shpejt, por rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Kjo është një rrugë me shumë vështirësi, situata të shëmtuara, të hidhura, njerëz që kanë marrë gjithçka”, tha Rama.

You may also like