Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor “Levan-Tepelenë” është arrestuar në flagrancë nga policia. Sipas njoftimit të bluve, 24-vjeçari, teksa drejtonte automjetin e tij, ka kryer një parakalim të gabuar dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër.
Advertisements
Si rezultat i përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar, përfshirë drejtuesit e dy mjeteve dhe dy pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital dhe kanë marrë ndihmën mjekësore. Policia ka bërë me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, Sektori i Qarkullimit Rrugor kreu veprimet për arrestimin në flagrancë të shtetasit 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se si pasojë e një parakalimi të gabuar, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tjetër.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi 23 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.