Artemis Pollo ka rrëfyer sot për “Jo Vetëm Modë” pasionin e saj të madh për librat. Ajo thotë se mesatarisht lexon dy libra në muaj dhe si preferencë ka tekstet motivuese ose edukative për biznesin.
Advertisements
Artemis tregoi po ashtu librin dhe autorin e saj të preferuar dhe me këtë rast na zbuloi ‘historinë që qëndron pas tatuazhit të saj në shalë’.
Advertisements
Artemis: Pasioni im po janë librat. Nuk lexoj aq shpesh se në fakt nuk kam dhe kohën të lexoj aq shpesh. Po ajo që mundohem të bëj është të paktën të lexoj dy libra në muaj. Që të artikuloj dhe më mirë në anglisht, sepse lexoj vetëm libra në anglisht, jo në shqip. Më shumë më pëlqen të lexoj libra motivues, edukatorë për plane biznesi. Gjithmonë i mbaj pastër librat, nuk më pëlqen të vijëzoj ose t’i ngjyros, asgjë të këtillë. E kam provuar bibliotekën digjitale, por nuk është se më pëlqen aq shumë. Më pëlqen të kem kopjen fizike, kështu që nuk kam kërkuar asnjëherë ndonjë libër që se kam gjetur në bibliotekë për ta pasur digjitale. Thjesht po se gjeta, se gjeta!
Autori im i preferuar është Robert Kiyosaki që ka shkruar “Rich Dad, Poor Dad”. Libri im i preferuar është dhe do të jetë gjithmonë ‘Liza në botën e çudirave’, edhe në fakt një nga tatuazhet e parë që kam bërë ka qenë ky në shalë që 100% e keni parë në “Love Island”. E kam shkruar këtu dhe është nga ‘Liza në botën e çudirave’. Më shumë më pëlqen kur libri është i transformuar në film sepse në njëfarë mënyrë ti e krijon atë idenë. Kur e shikon në film është shumë më e veçantë sepse e di fiks historinë, mund të jetë fiks siç e ke menduar ti, të realizohet ajo që ke lexuar.
Advertisements
Por, si e sheh veten Artemis?
“Me këmbë në tokë, e mbaj veten me klas dhe e buzëqeshur!”/tvklan.al