“As zërin nuk ia dëgjova kurrë”: Rrëfehet djali që u përfshi pa dijeni në krimin ndaj Ilarias – si u përdor nga Marku për të fshirë gjurmët

Djali ishte në foton që vrasësi i dyshuar u dërgoi miqve të studentit të vrarë në përpjekje për të mashtruar hetimet

Advertisements

Rasti tronditës i vrasjes së Ilaria Sulës vazhdon të zërë faqet e para të mediave italiane, teksa hetimet zbulojnë detaje të reja mbi mënyrën se si ish-partneri i saj, Mark Antony Samson, tentoi të kamuflonte krimin.

Advertisements

Një nga elementët më befasues që ka dalë në dritë është përfshirja, krejtësisht e pavullnetshme, e një djali të cilin Ilaria e kishte njohur përmes aplikacionit Tinder – një person që ajo nuk kishte takuar asnjëherë.

Djali, emri i të cilit nuk bëhet publik, ka folur për gazetën La Repubblica, duke treguar se komunikimi me Ilarian kishte qenë minimal dhe i kufizuar vetëm në disa mesazhe. Ai thekson se nuk e kishte dëgjuar as zërin e saj, dhe aq më pak të kishte pasur ndonjë takim apo marrëdhënie.

“E kam njohur në Tinder. Folëm shumë pak. Më tha që ishte duke u ndarë nga dikush, por nuk shkuam më tej. Pastaj, më morën në telefon shoqet e saj dhe aty kuptova se dikush po përpiqej të më përfshinte në një histori që nuk kishte asnjë lidhje me mua,” rrëfeu ai.

Sipas hetimeve, pikërisht ky djalë u përdor nga Samson si një element mashtrues për të humbur gjurmët e krimit. Pasi vrau Ilarian në mënyrë makabre në shtëpinë e tij – një akt që përfshinte fshehjen e trupit në një valixhe dhe më pas hedhjen e tij në një zonë pyjore në periferi të Romës – Samson përdori telefonin e viktimës për t’u hequr si ajo.

Ai i shkroi shoqeve të saj duke pretenduar se kishte shkuar në shtëpinë e një djali tjetër pranë Napolit, duke iu referuar pikërisht këtij djali të panjohur, për të krijuar alibinë e zhdukjes “së lirë dhe me dëshirë” të Ilarias.

Ky manipulim i frikshëm i realitetit nga Samson zgjati disa ditë, derisa trupi i pajetë u zbulua dhe e vërteta filloi të dalë në dritë. Autori ndodhet ende në burg në pritje të përballjes me drejtësinë italiane, ndërsa rasti ka ngjallur reagim të gjerë dhe zemërim publik për brutalitetin dhe mashtrimin pas vrasjes së 22-vjeçares shqiptare.