Shqipëria do të përballet me Azerbajxhanin nesër në orën 19:00 në miqësoren e dytë në prag të Europianit. Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për mediat.
Advertisements
“Ne jemi duke zhvilluar përgatitjet për Europianin është një process pune shumë e shpejtë, sigurisht kemi 7 ditë që stërvitemi dhe brenda këtyre kemi dy miqësoret. Ne po përgatitemi për Italinë por smund të them akoma si do të jetë skuadra, kemi edhe pak ditë kohë dhe mbetet për tu parë. Në ndeshjen me Azerbajxhanin tu japim më shumë mundësi lojtarëve që nuk kanë luajtur dhe tu japim minuta në këmbë dhe të provojmë gjëra të reja. Italia është skuadra kampione në fuqi e Europës sigurisht është një ndeshje shumë e vështirë dhe po përgatitemi për tu përballur siç duhet me Italinë një nga ekipet më të forta në Europë dhe Botë, ashtu si Kroacia dhe Spanja që bëjnë pjesë në grupin tonë, është një grup shumë i fortë dhe i bukur dhe për të gjithë ne. E rëndësishme është që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në finalet e një turneu të madh, siç është Europiani dhe të bëjmë më të mirën. Do të bëjmë analizën për tu përballur sa më mirë me Italinë, sigurisht e pash miqësoren mes Italisë dhe Turqisë.
Advertisements
Kemi 8 ditë që po përgatitemi, po punojmë shumë mirë dhe lojtarët janë shuëm të karikuar. Por stërvitemi në kushte fantastike, nesër do të vendoset për listën përfundimtare nëse larg qoftë do të ketë ndonjë dëmtim, UEFA të na lejojë. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë të punojmë shumë mirë. Për Asanin nesër është një mundësi e mirë, për të luajtur dhe të marrë minuta në këmbë, ai është një lojtar që prej 4-5 muajsh nuk është duke luajtur ndeshje zyrtare me klubin e tij dhe gjithsesi ne po e mbajmë nën vëzhgim. Ai ka punuar shumë mirë dhe është në gjendje të mirë. Në momentin që ndjen lodhjen tek lojtari është mirë që të ndërhysh dhe të bësh ndryshime sepse ne kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion që mund ta bëjnë shumë mirë në atë rol. Asani do të luajë dhe nesër, të shohim sa minuta do të luajë dhe mbetet për tu vlerësuar.
Shkojmë për të marrë pjesë në një turne shumë të rëndësishëm dhe ne duhet ta shijojmë sa më shumë dhe me përgjegjësi dhe të provojmë të marrim më të mirën. Përsa i përket përgatitjeve jemi shumë të kënaqur me kushtet dhe për mënyrën se si po punojmë. Të gjithë lojtarët janë të karikuar, motivuar dhe fokusuar tek puna e tyre. Lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur, motivimi që kemi parë është i duhuri. Fakti që luajmë me Italinë të jeni të sigurt që karikimi është 100% dhe motivimi është shumë i madh. Dhe unë kur isha fëmijë në vitin 1982, mbaj mend kam parë ndeshjen Brazil-Itali, një nga ndeshjet më të bukura dhe Brazili humbi atë ndeshje, kishte shumë lojtarë që luanin në Itali dhe nuk ishte e nevojshme të luanin në Seria A për të pasur motivimin e duhur, fakti që luajmë kundër atyre të jep motivimin e duhur. Italia ka fanellë të rëndë, skuadër favorite por e rëndësishme është të përgatitemi mirë. Të gjitha energjitë tona janë të fokusuara tek Italia, Kroacia dhe Spanja, me shpresën përtë vazhduar përpara dhe të jemi 100% të fokusuar. Nuk jam i shqetësuar për pjesën e kontratës, është një gjë fantastike që përfaqësojmë Shqipërinë në këtë Europian. I gjithë ky rrugëtim ka qenë i bukur pas kualifikimit, pjesëmarrja në shortin e Euros, fakti që po përfaqësojmë Shqipërinë është një gjë e bukur dhe më pas do të shohim se ccfarë do të ndodh. E rëndësishme për ne është punojmë fort dhe është nder të përjetojmë këtë eksperiencë të bukur. Raporti ynë me presidentin Duka është shumë i bukur.
Gjithçka është shumë e shpejtë, pak ditë na ndajnë nga ndeshje. Pas miqësores që kemi një ndeshje me Azerbajxhanin, një kundërshtar të mirë, vetëm pas kësaj do të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Mesfusha, mbrojtja apo sulmi. Ndeshja me Azerbajxhanin do të na japë shumë mundësi për të kuptuar. Do të shohim më shumë në aspektin difensiv. Dua të siguroj 100% se jemi të bindur që kemi tre kundërshtarë shumë të fortë, kemi respekt për ta dhe kompeticionin. Jemi të motivuar, po punojmë, por e dimë që duhet ta shijojmë faktin që ne jemi në Europian.
Duhet të sakrifikojmë shumë dhe të vrapojmë pa masë, kundërshtarët tanë nuk mendojnë që të kalojnë grupin, por të fitojnë. Në një ndeshje ndodh gjithçka, ndodh mrekullia. Lojtarët e kanë kuptuar shumë mirë këtë, ne jemi një. Mënyra e duhur për të luajtur është me sakrificë dhe shpirt. Entuziazmi është i mirë për të marrë pikë, por nëse themi që do të mundim Italinë atëherë nuk është e drejtë. E di që kam lojtarë seriozë, të punojmë dhe të sakrifikojmë. Abrashi ka luajtur në kualifikuese, ka qenë në mars dhe qershor me ne. Ka bërë një sezon shumë të mirë. Duhet të respektoj të gjithë lojtarët. Kemi stërvitje dhe nesër kemi punë me video. Mund ta thoja, por e lë për respekt të lojtarëve. Ndoshta jua them para Italisë. Thashë që luan Asani. Faleminderit çuna”, përfundoi trajneri Silvinjo.