Askush nuk e priste/ Ja çfarë ndodhi mes Nedës dhe Rozanës gjatë dasmës së Eglit dhe Gjestit në ‘BBVA’ (Foto)

Gjatë dasmës së Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania, ndodhi një moment që nuk pritej:

Advertisements

Rozana Radi dhe Neda Balluku, të njohura për debatet dhe tensionet e mëparshme, shkëmbyen një përshëndetje miqësore.

Advertisements

Gjesti u shfaq në ceremoni i shoqëruar nga Rozana, e cila i zgjati dorën Nedës duke i thënë “Mirëmbrëma”. Neda reagoi qetësisht dhe ia zgjati dorën në kthim.

Ky veprim u komentua jo pak në rrjetet sociale, pasi përplasjet e tyre gjatë Prime-ve dhe postimet e dikurshme kritike nga Rozana kishin krijuar përshtypjen se mes tyre nuk kishte më hapësirë për miqësi. Megjithatë, përshëndetja tregoi se ndonjëherë edhe në reality-show, gjestet e thjeshta thonë shumë.