“Asnjë mundësi kontakti me njëri-tjetrin”- Drejtori i Burgjeve tregon se ku po mbahen Naim Murseli, Granit Plava e tre personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt

by editor

Katër të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Liridona Ademajt nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin, ndërsa thuhet se po qëndrojnë në qelitë e tyre të paraburgimit në katër burgje të ndryshme.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur se katër të dyshuarit janë duke qëndruar në katër institucione të ndryshme korrektuese.

Advertisements

Ai ka thënë se personat të cilët akuzohen lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt s’kanë mundësi kontakti me njëri-tjetrin.

“Katër të dyshuarit po qëndrojnë në institucione të ndryshme korrektuese. Në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Burgun e Prishtinës, në Qendrat e Paraburgimit në Gjilan dhe në Qendrën e Paraburgimit në Pejë”, ka thënë Dibrani.

Advertisements

“Secilin person që vjen në grup dhe është i së njëjtës vepër shpërndahen në institucione të ndryshme, apo në të njëjtën institucion, por që nuk kanë mundësi të kontaktojnë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Dibrani.

Vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës dyshohet se e ka organizuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Advertisements

You may also like