Në një intervistë për “Prive Kosovë”, producenti muzikor Alberati ka folur hapur për Gjestin, duke ndarë detaje të panjohura deri tani.
Advertisements
Ai ka treguar si janë njohur dhe se si e ka mbështetur në fillimet e tij në karrierën muzikore.
Advertisements
Po ashtu, Alberati ka folur edhe për marrëdhënien e Gjestit me ish-partneren e tij, Diellzën, duke zbuluar se ata kanë pasur një miqësi të ngushtë, por që më vonë është shoqëruar me tensione dhe xhelozi.
Alberati ka përmendur se Diellza ka qenë një mbështetje e madhe për Gjestin, por gjithashtu ka kritikuar sjelljen e tij, duke aluduar për tradhtitë dhe dhunën fizike ndaj Diellzës gjatë kohës që ata ishin së bashku. Sipas tij, Gjesti ka pasur një sjellje të papërshtatshme dhe e ka keqpërdorur dashurinë dhe mbështetjen e Diellzës.
Ai theksoi se Diellza është një grua e hijshme dhe se nuk mund të kuptojë si Gjesti mund të ketë abuzuar me të duke përmendur dhe jetën intime të tyre.
“Diellza është një femër, e ka prej meje. Unë e kam njohur me të. Ata janë akoma në lidhje, e ka tradhtuar edhe sa ka qenë aty. Gjesti po gënjen se akoma është me Diellzën. Diellza i ka sjell bukë cigare, kur ka ngrënë bukë e ka çuar në dhomë e ka rrahur. Ky kësi burri është. Ka ushtruar dhunë fizike në të.
Diellza është femër e hijshme. Si mundesh me pas marrëdhënie me një femër si ajo, edhe me përdor gjëra tjera”, ka thënë ai.