“Atentat i mirëorganizuar”/ Ish-prokurorja zbardh detaje të bujshme nga vrasja e Gentjan Bejtjas

by editor

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas 5 ditë më parë në banesën e tij në Larushk të Fushë Krujës ka tronditur opinionin publik.

Advertisements

Për të folur lidhur me këtë temë, por jo vetëm, në një emision televiziv ishte ish-prokurorja, Elisabeta Imeraj e cila u shpreh se nga mënyra se si ka ndodhur ngjarja tregon që ka qenë e mirëorganizuar. Imeraj thekson se pistë e hetimit mund të jetë edhe marrja dijeni nga persona të afërt për lëvizjen e objektivit.

Advertisements

Elisabeta Imeraj, ish-prokurore: Pjesë e linjës së hetimit është edhe fakti se nga mund të ketë rrjedhur apo kush kanë qenë mundësitë e krijimit të burimit të informacionit. Megjithatë siç e theksova mënyra se si ka ndodhur e gjithë ngjarja është e tillë që është një mirëorganizim, çka do të thotë që subjektet e dyshuara kanë pasur mundësinë që ndoshta edhe kohë më parë të studiojnë lëvizjet e viktimës duke marrë informacion. Duke pasur parasysh këtë gjë të gjitha alternativat janë si pista të hetimit, duke përfshirë edhe faktin e marrjes dijeni nga persona të afërt apo shoqëria e tij. Ajo që është e mirëfolur është edhe fakti se sa e vështirë është për organet që të mundësojnë mbledhjen e informacionit nga ajo zonë dhe më pas përpunimin e këtyre informacioneve për të shkuar tek prova konkrete dhe nga ana tjetër, se sa është arritur në kohë dhe në vite, të mundësojë që edhe kjo zonë të jetë dhe të krijohet siguria publike.

Ndër të tjera Imeraj thekson se nga mënyra se si ka ndodhur ngjarja na bën të mendojmë se autorët kanë pasur edhe një mbështetje të madhe ekonomike ku secili mund të ketë pasur rolin e vet. Ndërsa sa i përket pistës së vrasësve me pagesë, ish-prokurorja shprehet se nuk e beson shumë këtë pistë.

Ndërkohë sa i takon ngjarjes së rëndë në Shënavlash të Durrësit ku fëmijët vranë dhe më pas groposën babain e tyre, Imeraj thekson që kjo është një ngjarje sa e rëndë nga ana kriminale, por edhe një problem i thellë social. Ish-prokurorja thekson se është e nevojshme dhe e domosdoshme të saktësohet roli i të ëmës së fëmijëve në këtë ngjarje.

Advertisements

Elisabeta Imeraj, ish-prokurore: Ai njoftimi për shitjen e tokës kishte shumë kohë që rinte aty. Edhe nëse mund të ketë shërbyer si shkak për grindje të vazhdueshme nuk besoj se ka qenë motivi kryesor sepse po të marrim në analizë çdo detaj të jetesës së kësaj familje nuk besoj që viktima të kishte mundësi të imponohej deri në atë pikë. Kjo përbën një vepër shumë të rëndë, një ngjarje kriminale nga njëra anë dhe një problem social nga ana tjetër sepse në njëfarë mënyre cënon gjënë e rëndësishme për shqiptarët që është familja dhe ngre disa pikëpyetje në raport edhe me prindërimin. Për mendimin tim është e nevojshme dhe e domosdoshme të saktësohet roli i të ëmës në përfshirjen e kësaj historie ndërsa për përfshirjen e personave të tjerë nuk rezulton në hetimet e deritanishme sepse është e vështirë që 4 anëtarë të bëhen bashkë për të mbrojtur një person jashtë familjes së tyre.

You may also like