Atentat në Itali, qëllohet me armë ndaj shqiptarit që po udhëtonte me biçikletë

by editor

Një atentat me armë zjarri ndaj një 40-vjeçari shqiptar ka ndodhur në Acerra në komunën e Campanias.

Advertisements

Mediat italiane raportojnë se ngjarja u regjistrua gjatë natës, në një kohë kur shqiptar ishte duke udhëtuar me biçiklete. Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë më armë zjarri dhe më pas janë larguar. Ndërkohë 40-vjeçari shqiptar është transportuar në spital dhe mjekët kanë siguruar se ai nuk ka rrezik për jetën.

Advertisements

Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish.

Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.

Advertisements

I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur plagosja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

You may also like