Atentati i bërë ndaj dy shqiptarëve mesditen e sotme në Athinë, zbardhen detaje të reja

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i bërë ndaj dy shqiptarëve mesditen e sotme në Athinë. Një prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë. Ende nuk dihen identitetet e tyre.

Advertisements

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ndërsa sipas mediave greke, viktima ka marrë plumb në kokë.

Advertisements

Vrasja ndodhi në sy të dhjetëra njerëzve që lëviznin në zonë, nga autorët ende të panjohur të cilët thuhet se iu afruan viktimave duke i qëlluar nga një distancë e shkurtër përpara se të largoheshin.

Policia po kryen hetimet për identifikimin e viktimave dhe rrethanat e ngjarjes së vrasjes në këtë zonë të Atikës veriperëndimore.