Atentati i dështuar ndaj dy shokëve, arrestohet 46-vjeçari që fshehu automjetin e autorëve! Po tentonte të arratisej jashtë vendit kur… Gjenden kallashnikovi që përdorën dy vëllezërit

Policia ka arrestuar 46-vjeçarin që fshehu automjetin e dy vëllezërve që akuzohen se i bënë atentat në Berat dy shokëve në drejtim të Antonio Merkaj e Apostol Dhëmbi, ngjarje e ndodhur në lagjen “Donika Kastrioti” më 2 Janar.

Advertisements

Në prangat e policisë ka rënë Erjol Dylmishi, i cili u ndalua në pikën kuftare të Kakavijës, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Advertisements

Raportohet se 46-vjeçari që fshehu automjetin nga i cili qëlluan me armë zjarri 2 vëllezërit nga Durrësi, 36-vjeçari me iniciale F. M., dhe 35-vjeçari me iniciale M. M..

Automjeti tip “Ford” që kishte fshehur ky shtetas mësohet se është gjetur në qytetin e Durrësit.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka fshehur automjetin tip “Ford” nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh., të cilët lëviznin me këmbë, në lagjen “Donika Kastrioti”. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar”, njoftoi policia.

Gjithashtu, në banesat 2 vëllezërve të shpallur në kërkim është gjetur arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.

Ndërkohë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim F. M. dhe M. M., si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Berat

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”, ku 2 shtetas (të identifikuar tashmë nga Policia), qëlluan nga automjeti me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve të tjerë.

Identifikohet dhe ndalohet në PKK Kakavije, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, 46-vjeçari që fshehu automjetin nga i cili qëlluan me armë zjarri 2 vëllezërit. Gjendet në Durrës, automjeti tip “Ford” që kishte fshehur ky shtetas.

Gjithashtu, gjenden në banesat 2 vëllezërve, arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavije, vunë në pranga shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka fshehur automjetin tip “Ford” nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh., të cilët lëviznin me këmbë, në lagjen “Donika Kastrioti”. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar.

Vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim F. M. dhe M. M., si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.