Atentati mafioz në Shkodër, çfarë dihet deri më tani. Dy të plagosurit në gjendje të rëndë për jetën

by editor

Dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë është bilanci tragjik i një atentati mafioz të ndodhur këtë të mërkurë në Shkodër.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç.

Advertisements

Policia konfirmoi se viktimat janë Hamza Lici dhe Flutura Basha. Kjo e fundit kalimtare e rastit.

Të plagosur mbetën Arlind Bushati dhe bashkëshorti i Flutura Bashës, Bashkim Basha.

Advertisements

Të dy janë në gjendje të rëndë për jetën.

Lici dhe Bushati udhëtonin me makinë kur ranë pre e breshërisë së plumbave.

Pasi u qëllua, Lici humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi motorin ku udhëtonte çifti Basha. Nga përplasja gruaja gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

You may also like