Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Sokol Bregu, foli për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos rëndë një i katërt.
Advertisements
Bregu komentoi disa dyshime se shërbimi informativ i ka dhënë informacion SPAK për personat e përfshirë në ngjarje, por nuk është vepruar për arrestimin e tyre.
Advertisements
“Viktimat mund t’i arrestoje çdo ditë në Shkodër, të gjithë e dinin se ishin të armatosur. Edhe sot që flasim, kemi dyshime për personin e tretë në automjet. Policia sot nuk ka guxim të shkojë te shtëpia e Liçëve për të bërë një kontroll. Nuk ka. Fakti që të gjithë e dinë se shëtisin të armatosur dhe nuk i kanë ndaluar ndonjëherë, qoftë edhe te Bajrët. Në të dyja rastet.
Informacionet e SHISH nuk janë marrë parasysh në disa raste. Që ka një krizë që SPAK nuk referon të dhënat e SHISH… Me sa duket nuk shkon mirë Dumani me këtë Vlorën, nuk i di arsyet.
Advertisements
Ajo që dua të them, është se në rastin konkret nuk ka qenë e vështirë të kesh informacion. Por, ka një gjë, a ishin në përgjim, njeriu që ishte tentuar të vritej? Nuk shkrepi pistoleta. Dhe ku? Në mes të Shkodrës në pedonale“, tha Bregu.