Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gazetarja e njohur zbulon detajet: Ja pistat ku po hetohet

Gazetarja Aida Topalli ka folur për pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Lundër, ku u plagosën 4 persona 2 prej të cilëve të mitur.

Advertisements

Një nga pistat ku po hetohet është ajo e një ngatërrese e shënjestrës nga ana e atentatorëve, pasi u fol se ata mund të kenë pasur për qëllim ekzekutimin e gruas së Roan Brahimit, babai i të cilit u qëllua për vdekje në të njëjtën ditë në Lezhë.

Advertisements

Vetë bashkëshortja e Roan Bahimit, sipas gazetares Topalli, është shprehur se gjatë kohës së atentatit ka qenë në Lezhë.

“Policia e Tiranës, ka arritur të gjejë mjetin motorik që dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen me katër të plagosur në zonën e Lundrës. Ai u gjet në fshatrat e Tiranës dhe duhet theksuar se automjeti nuk kishte marr drejtimin nga Elbasani por kishte marr drejtimin nga fshatrat e thella të Lundrës duke mbetur në Tiranë. Ky motor mund të ndihmojë grupin hetimor nëse ka mbetje ADN-je për të parë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Tashmë po hetohet e shkuara nëse ka ndonjë problem pronari i kompanisë së security. Është mohuar nga ana e bashkëshortes së Roan Brahimit. Mbetet për tu parë nëse vërtetë ka qenë ajo shënjestër apo jo.

Çfarë e bëri policinë të dyshonte është së pari mënyra e organizimit të ngjarjes dhe së dyti se makina që përdor bashkëshortja e Roan Brahimit ka në targë vetëm një numër ndryshe nga targa që kishte makina ku ndodheshin 4 personat që u plagosën. Gjithashtu policia e Tiranës ka marrë në pyetje të gjithë pronarët e automjeteve tip G-Class që jetojnë në të njëjtën rezidencë në Lundër pasi ka dyshime se mund të ketë qenë edhe ndonjë person tjetër”, tha Topalli.