Atentati me një të vrarë në autostradën Vlorë- Fier, policia identifikon viktimën

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tij.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rreth-rrotullimit të Novoselës. Një automjet është gjetur i djegur pranë vendit të ngjarjes, dhe besohet se i përket autorëve të vrasjes.

Advertisements

Policia e Vlorës ka njoftuar se rreth orës 18:15, në autostradën Fier-Vlorë, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, është qëlluar me armë zjarri dhe ai ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.