Atentati ndaj Selami Brahimit, reagon menjëherë policia dhe zbardh detaje të reja

by editor

Policia e qytetit të Shkodrës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me atentatin e regjistruar pasditen e kësaj të enjte në kryeqendrën e veriut, ku shënjestër ishte Selami Brahimi.

Sipas autoriteteve, automjeti tip “Citroen” i Selami Brahimit ka qenë i ndaluar në momentin kur është qëlluar me armë zjarri nga pjesa e pasme, nga persona ende të paidentifikuar. Siç shihet dhe në foton e mësipërme, xhami i pasëm i mjetit është thyer totalisht.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, në hyrje të Shkodrës. Selami Brahimi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se po këqyr kamerat e sigurisë si dhe po kontrollon zonën për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Advertisements

Selami Brahimi nuk rezulton një person me probleme ligjore dhe aktualisht mbetet mister motivi i atentatit ndaj tij.

“Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.

Advertisements

You may also like