Atentati në “Don Bosko”, si u identifikua autori

by editor

Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e ndodhur më 3 shtator 2024 në zonën e “Don Boskos” ku mbetën të plagosur me armë zjarri Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezaj.

Advertisements

Denis Tahiri, 23-vjeçari nga Kamza që u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar i atentatit, u identifikua nga targa e mjetit të përdorur në ngjarje. Policia fillimisht zbuloi se kujt i përkisnin targat e mbivendosura, dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Advertisements

Nga hetimet rezultoi se ky i fundit, kishte pak ditë që e kishte marrë makinën me qira dhe targat ia kishte vendosur mjetit tip “Golf 5” që autorët dogjën pas krimit. Po ashtu, shenjat e gishtave të tij kanë ndihmuar edhe në përforcimin e dyshimeve të policisë, pasi u krahasuan me ato të gjetura në mjet.

Dyshohet që 23 vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është mundur të arrestohet.

Advertisements

You may also like