Atentati në “Don Bosko”, zbardhen detaje të reja: Autori u identifikua, kishte 7 muaj që ishte liruar nga burgu

by editor

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e një atentati të dështuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Don Bosko” të Tiranës.

Advertisements

Autori kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu dhe është banues në po të njëjtën lagje, rreth 50 metra nga vendi ku qëlloi me armë zjarri drejt një makine.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit, ndërsa vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij.

Advertisements

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 06:45 në rrugën “Don Bosko” ku autori qëlloi me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi.

Personat që ndodheshin në makinë thanë se nuk e njihnin autorin. Por ajo që ka shkaktuar habi është se autori ka lëvizur i pashqetësuar me pistoletë në dorë dhe pa maskë për të fshehur fytyrën.

You may also like