Policia identifikon personat e përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme (23 gusht) në fshatin Rranxë në Vaun e Dejës.
Advertisements
Me anë të një njoftimi, policia sqaron se për interes të hetimit nuk bëhen publike gjeneralitetet e tyre.
Advertisements
Ndërkohë vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e tre autorëve të dyshuar që qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti ku brenda tij ndodheshin dy shtetas.
Për fat të mirë nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.
Advertisements
“Në vijim të hetimeve intensive të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur në fshatin Rrenxë të Vau të Dejës, është bërë e mundur identifikimi i palëve të përfshira dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendin“ e mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit””, thotë policia.