“Audiencën e ka tërhequr tek vetja, ka qenë kryefjala…”/Sara Gjoka mban anën e Eglit apo të Gjestit?!

ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në “BBV4”. Lidhur me daljen e Eglit, tepër të komentuar në rrjet Sara tregoi se ka dëgjuar disa thashetheme të cilat kishin të bënin me qëndrimin e saj brenda shtëpisë.

Advertisements

Me Eglin apo me Gjestin është në këtë histori?

Advertisements

Unë do të anoja më shumë me Eglin, pavarësisht të gjitha gjërave që kanë ndodhur dhe reagimeve të saj, unë do të isha në mbrojtje të saj edhe si një femër duke qenë se pranojmë të gjithë faktin që femrat përfshihen më shumë dhe janë më të brishta në marrëdhënie me dashurinë.

Që pas largimit të Eglit nga shtëpia në rrjetin e saj social Instagram ka pasur një rritje të madhe të numrit të ndjekësve, si e shpjegon Sara faktin që njerëzit papritur u bënë me të?

Sido që të ketë qënë kjo për Eglin qoftë me ndikim pozitiv apo negativ ajo ndikimin e saj e ka marrë. Audiencën e ka tërhequr tek vetja qoftë edhe ata që e kanë dashur dhe e kanë mbështetur apo edhe ata që e kanë sharë po me Eglin janë marrë, ajo ka qenë kryefjala e tyre.

Kur u pyet nga Ronaldo nëse mendon se do të ketë një rikthim të Eglit brenda shtëpisë së BBV, Sara u shpreh se:

Me gjendjen e Eglit që kam parë kohët e fundit nuk e mendoj një rikthim dhe nuk më duket shumë e besueshme kjo çështja e të mos dalurit nga shtëpia e BBV ende.