Author: editor

  • I bëri thirrje publikut të nxirrnin banorin nga Big Brother Vip! Reagon babai i konkurrentit ndaj Olta Gixharit: Është e papranueshme!

    I bëri thirrje publikut të nxirrnin banorin nga Big Brother Vip! Reagon babai i konkurrentit ndaj Olta Gixharit: Është e papranueshme!

    Prime-n e fundit të Big Brother Vip Kosova, opinionistja Olta Gixhari i bëri apel publikut të reagojë ndaj Leonard Gashit, pasi ky i fundit nxorri në nominim Gjestin dhe Drilonin, nga ku la garën Gjesti si më pak i votuari i publikut.

    “Duke qenë se ndodhi kjo gjëja sot, mendoj që fansat e Drilonit dhe të Gjestit, të bëhen bashkë për të reaguar ndaj Leos,” u shpreh Olta.

    Lidhur me këtë thirrje të saj ka reaguar babai i Leos me një InstaStory teksa veprimin e opinionistes e quan “të paparanueshëm” pasi i vështirëson rrugëtimin djalit të tij.

    “Ky është ndikim direkt për publikun. Është e papranueshme dhe vështirëson rrugëtimin e Leos. Çfarë bëri Leo? Asgjë të keqe, bëri atë që do të bënte çdo banor tjetër, përdori avantazhin si kapiten që i dha vllai i madh kaq,” shkroi babai i Leos në Instagramin e këtij të fundit.

    Postimi i plotë:

    @oltagixhari beri gabimin e pafalshem ne prajm per THIRRJE PUBLIKE NE MASË qe fansat e Drilonit dhe Gjestit te votojn kunder Leos! Ky osht ndikim direkte ne nominim Publike qe osht e PAPRANUESHME dhe veshterson rrugetimin e Leos!!! Qfajë beri Leo?? Asgjë të keqe, e bëri atë që do ta bënte gjdo banor tjeter, përdori Avantazhin si Kapiten që i dha Vllau i madhë kaq! Me thirrjen që bëri Olta del kunder Avantazhit te vllaut te madhe dhe bon APPELL PER ELIMINIM! Nuk mjaftoj me kaq por kjo analiste joprofesionale beri edhe gabimin tjeter të radhes arsyetoj ose legalizoj nominimet me marveshje që është komplet e palejushme thehet rregullorja bazë e BBVK! Me Respekt nga babai i Leo’s Afrim Gashi

  • “Kujdes higjienën”/ Zyra e OBSH në Tiranë jep detaje mbi metapneumovirusin, ja si përhapet dhe grupmoshat që rrezikohen

    “Kujdes higjienën”/ Zyra e OBSH në Tiranë jep detaje mbi metapneumovirusin, ja si përhapet dhe grupmoshat që rrezikohen

    Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë si dhe zyra qendrore e OBSH-së, kanë publikuar disa informacione të përgjithshme lidhur me metapneumovirusin sipas të dhënave deri më 5 Janar 2025.

    Çfarë është Metapneumovirusi Njerëzor (hMPV)?

    Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator, i zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarë holandezë. Ai shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. Virusi ndjek një model sezonal, duke arritur kulmin në dimër ose në fillim të pranverës.

    Si përhapet hMPV?

    Cërklat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
    Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve.
    Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.
    Simptomat kryesore

    Simptomat përfshijnë kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllima gjatë frymëshkëmbimit. Shumica e rasteve janë të lehta, me simptoma të ngjashme me rrufën e zakonshme.

    Kush është në rrezik?

    Foshnjat dhe të moshuarit.
    Personat me imunitet të dobësuar.
    Individët me sëmundje të mushkërive si astma, COPD ose emfizema.
    Pasojat e mundshme
    Në raste të rënda, hMPV mund të çojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.

    Si të parandalojmë përhapjen e hMPV?

    Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.
    Mbani maska në ambiente të mbushura ose të ajrosura dobët.
    Mbuloni kollën dhe teshtitjen me pecetë ose bërryl të përthyer.
    Lani duart shpesh me ujë dhe sapun.
    Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara.
    Ndiqni këshillat e mjekut dhe merrni vaksinat e rekomanduara.
    A ka trajtim ose vaksinë kundër hMPV?
    Aktualisht nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për hMPV. Kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik. Medikamentet pa recetë mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, ndërsa inhalatorët mund të përshkruhen për pacientët me fishkëllimë ose kollë të rëndë.

    Situata aktuale në Kinë

    Sipas raportit të fundit të 2 janarit 2025 nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, niveli i infeksioneve respiratore (përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV) është në rritje të pritur për dimrin, por në krahasim me vitin e kaluar aktiviteti i gripit është më i ulët.

    Mesazhi për qytetarët:

    Parandalimi i përhapjes së hMPV dhe patogjenëve të tjerë respiratorë është i mundur duke ndjekur masat bazë të higjienës dhe këshillat mjekësore. Këto masa përfshijnë: qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve, shmangien e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara kundër gripit sezonal, sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.

    Kujdesuni për veten dhe të tjerët!

  • E ekzekutoi sepse i ndau të motrën nga bashkëshorti, ja vendi ku Arjon Hasa fshehu armën me të cilën vrau Ramazan Matajn!

    E ekzekutoi sepse i ndau të motrën nga bashkëshorti, ja vendi ku Arjon Hasa fshehu armën me të cilën vrau Ramazan Matajn!

    Arjon Hasa, i cili dyshohet se ekzekutoi Ramazan Mataj pasi ky i fundit kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së tij, është vendosur në prangat e policisë

    29-vjeçari dyshohet se është ndihmuar nga i vëllai i tij, Klisman Hasa, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

    Mësohet se dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës, ku edhe u gjet nga uniformat blu.

    “Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës”, raporton policia.

    Nga hetimet rezultoi se 29 vjeçari Arjon Hasaj, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e Ramazan Matajt.

    I riu, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

    Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

    Deklarata e plotë:

    Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit Ledio Ibrahimi dhe me prokurorin e rrethit Albert Murçaj, për të bërë prezente rezultatet e një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç.

    Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç, ngriti një grup të posaçëm hetimor dhe së bashku me shërbime të shumta të Policisë së Shkodrës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, shkuan në vendin e ngjarjes.

    Shëbimet e Policisë, pas veprimeve të shpejta në vendin e ngjarjes, shoqëruan në ambientet e Policisë, shumë shtetas, për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.

    Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vijoi punën në mënyrë intensive për të gjetur dhe fiksuar prova materiale që do t’i shërbenin hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

    Si rezultat i një hetimi intensive disaditor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor gjeti prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë.

    Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit. Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

    Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës. Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

    Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

    Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

    Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

  • Zbulohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

    Zbulohet pasuria marramendëse e Dua Lipës

    Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u fejua pak ditë më parë me aktorin Callum Turner, 34 vjeç, pas një propozimi romantik gjatë festimeve të Krishtlindjeve, tashmë zotëron një pasuri mbi 100 milionë funte.

    Sipas The Sun, Dua tani ka një pasuri prej mbi 100 milionë funtesh, pas fitimeve prej 12.2 milionë funtesh gjatë vitit 2024, falë performancës së saj në Glastonbury, albumit të ri dhe koncerteve të saj të ardhshme në Wembley, të cilat u shitën menjëherë.

    Firma e saj “Radical22”, e cila merret me shitjet e albumeve, ka realizuar një fitim prej 10.4 milionë funtesh, ndërsa “Radical22Live” për turnetë ka fituar 1.8 milion funte. Lista e pasurisë së “Sunday Times” e raportoi pasurinë e saj vitin e kaluar në 90 milionë funte, por tani ajo ka arritur në 102.2 milionë funte.

    Ajo gjithashtu përfiton shumë nga marrëveshjet e saj të sponsorizimit me markat Yves Saint Laurent, Versace dhe Evian mineral water.

  • E dhimbshme: Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve humb jetën nga infarkti

    E dhimbshme: Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve humb jetën nga infarkti

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Bremen, Gjermani. Mirela, një nënë e tre fëmijëve të moshave 4, 8 dhe 10 vjeç, ka ndërruar jetë papritur pas një infarkti në zemër.

    Lajmin e hidhur e ka bërë publik një mike e familjes, e cila bën thirrje për ndihmë për të mundësuar transportin e trupit të saj në vendlindje.

    Në postimin e saj, ajo shprehet: “Mirela la pas tre fëmijë të vegjël dhe për fatin e tyre ende nuk kemi informacion. Ju lutem, bashkohuni për të ndihmuar këtë kauzë humanitare.”

    Mirela ishte një grua e dashur dhe e njohur në komunitetin shqiptar në Bremen. Humbja e saj e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja dhe miqtë e saj.

    Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë, është bërë thirrje për kontribut financiar që do të shërbejë për kthimin e saj në atdhe dhe për të mbështetur fëmijët e saj që kanë mbetur pa prind.

    Informacionet për mënyrën e ndihmës mund të merren përmes kontakteve të afërmve ose miqve të Mirelës.

  • Vrasja në Shkodër/ “Profili i rremë” nxorri në pritë 33 vjeçarin, Policia: I riu ndikoi për prishjen e martesës së motrës së autorit

    Vrasja në Shkodër/ “Profili i rremë” nxorri në pritë 33 vjeçarin, Policia: I riu ndikoi për prishjen e martesës së motrës së autorit

    Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.

    Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

    Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.

    Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

    Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

    Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

    Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

  • Ekzekutimi i Ramazan Matajt në Shkodër/ Policia: U organizua dhe krye nga dy vëllezërit Hasaj

    Ekzekutimi i Ramazan Matajt në Shkodër/ Policia: U organizua dhe krye nga dy vëllezërit Hasaj

    Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj

    Përshëndetje,

    Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit Ledio Ibrahimi dhe me prokurorin e rrethit Albert Murçaj, për të bërë prezente rezultatet e një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç.

    Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç, ngriti një grup të posaçëm hetimor dhe së bashku me shërbime të shumta të Policisë së Shkodrës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, shkuan në vendin e ngjarjes.

    Shëbimet e Policisë, pas veprimeve të shpejta në vendin e ngjarjes, shoqëruan në ambientet e Policisë, shumë shtetas, për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.

    Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vijoi punën në mënyrë intensive për të gjetur dhe fiksuar prova materiale që do t’i shërbenin hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

    Si rezultat i një hetimi intensive disaditor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor gjeti prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë.

    Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

    Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.

    Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

    Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.

    Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

    Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

    Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

    Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

    Theksojmë faktin se pas ngjarjes së ndodhur, në adresë të DVP Shkodër kanë ardhur shumë mesazhe nga qytetarët, për bashkëpunim dhe mbështetje, si dhe informacione, të cilat pavarësisht vlefshmërisë, ishin inkurajuese për punën intensive që Policia kreu për të zbardhur këtë ngjarje me impakt publik.

    Falënderoj qytetarët, për mbështetjen dhe besimin, dhe dua t’i siguroj ata se Policia e qarku Shkodër është tërësisht e angazhuar për të intensifikuar hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

    I garantoj qytetarët se Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Shkodrës, është e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

    Duke i uruar qytetarët e qarkut Shkodër, për një vit sa më të mbarë, i ftoj edhe një herë të besojnë dhe të mbështetin më shumë Policinë e qarkut dhe atë të Kufirit, që bashkërisht të parandalojmë ngjarjet kriminale dhe paligjshmërinë, për të krijuar një imazh të ri për këtë qark, që simbolizon qytetarinë dhe garanton një ambient sa më të sigurtë për të ardhmen e fëmijëve tanë.

  • Tragjedi në Itali/ Dy motrat shqiptare bien nga kati i 4-t i pallatit, humb jetën 32-vjeçarja, tjetra në gjendje të rëndë

    Tragjedi në Itali/ Dy motrat shqiptare bien nga kati i 4-t i pallatit, humb jetën 32-vjeçarja, tjetra në gjendje të rëndë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Genova të Italisë, ku dy motra me origjinë shqiptare, njëra 32 dhe tjetra 35-vjeçe, kanë rënë nga dritarja e banesës se tyre në katin e katër të një pallati.

    32-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë.

    Dyshohet se njëra nga motrat është vetëvrarë, ndërsa motra tjetër ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë dhe ajo.

  • E trishtë/ Gjendet i pajetë në banesë regjisori i njohur, dyshohet të jetë vetëv*arë

    E trishtë/ Gjendet i pajetë në banesë regjisori i njohur, dyshohet të jetë vetëv*arë

    Lajmi për vdekjen e papritur të regjisorit dhe skenaristit 47-vjeçar, Jeff Baena, bashkëshorti i aktores së njohur, Aubrey Plaza, ka shkaktuar pikëllim dhe tronditje në Hollywood. Baena u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles nga një anëtar i stafit. Autoritetet mbërritën në vendngjarje pas një telefonate në orën 10:30 të mëngjesit të së premtes dhe konfirmuan vdekjen e tij.

    Ndonëse rrethanat mbeten të paqarta, autoritetet policore, sipas të njëjtit medium, janë duke shqyrtuar mundësinë e vetëvrasjes Jeff Baena, i njohur për filmat “Life After Beth” dhe “The Little Hours”, ishte një personalitet i veçantë në kinema.

  • Kush janë babë e bir që vranë Ramazan Matajn në pritë?

    Kush janë babë e bir që vranë Ramazan Matajn në pritë?

    Zbardhen detaje të reja për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër. Babë e bir kanë si dy autorë kryesorë të vrasjes së të riut Ramazan Mataj u arrestuan. Ata janë Rrustem dhe Arjon Hasaj, babë e bir, ndërsa janë shoqëruar nga policia dhe dy persona të tjerë të afërm të tyre.

    Njëri prej të arrestuarve është kapur në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi. Ramazan Mataj u vra tre ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.