Author: editor

  • Murtaja Afrikane e Derrave, identifikohen 21 derra të ngordhur, në zonën e Ishull-Lezhës

    Murtaja Afrikane e Derrave, identifikohen 21 derra të ngordhur, në zonën e Ishull-Lezhës

    Murtaja Afrikane e Derrave është identifikuar në zonën e Ishull-Lezhës, ku deri më tani janë raportuar 21 derra të ngordhur.

    Autoritetet veterinare janë në terren, duke asgjësuar kafshët e ngordhura sipas protokolleve përkatëse, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
    Zona është vendosur në karantinë për 21 ditë, dhe qytetarët këshillohen të mos konsumojnë mish derri të pa certifikuar.

  • “Nuk ka bërë shkelje”/ Shpallet i pafajshëm polici që hodhi flamurin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

    “Nuk ka bërë shkelje”/ Shpallet i pafajshëm polici që hodhi flamurin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

    Polici që hodhi flamurin shqiptar është shpallur i pafajshëm, bën me dije ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

    Asnjë përgjegjësi nuk është konstatuar dhe nuk ka pasur shkelje të procedurave standarde të funksionimit nga polici që në ditën e Flamurit Shqiptar, në Kumanovë e hoqi flamurin shqiptar nga shtiza.

    Toshkovski ka thënë se është mbyllur procedura hetuese ndaj policit nga Kumanova. “Një hetim është hapur nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm. Në kuadër të veprimeve hetuese, nuk është konstatuar se ka bërë shkelje të një procedure në MPB. Me këtë mbyllet procedura për zyrtarin policor”, tha Toshkovski.

    Pas kësaj deklarate, ashpër ka reaguar BDI e Ali Ahmetit. Vendim skandaloz e ka quajtur BDI, ndërsa thonë se pafajësia e policit huligan nga Kumanova është akt i turpshëm dhe një shenjë e qartë e legalizimit të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

    “Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të mbyllur rastin e policit që poshtëroi Flamurin Kombëtar Shqiptar pa asnjë përgjegjësi apo masë ndëshkuese është një akt i turpshëm dhe një shenjë e qartë e legalizimit të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ky veprim tregon dështimin total të institucioneve për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave themelore. Përgjegjësia për këtë situatë nuk mbetet vetëm tek hakmareja etnike apo tek ministri Pançe Toçkovski, por edhe tek përfaqësuesit shqiptarë brenda qeverisë, të cilët me manipulimet e tyre të vazhdueshme dhe premtimet e rreme kanë tradhtuar interesat e shqiptarëve. Zëvendësministri dhe përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur nga VMRO-DPMNE , që sot janë pjesë e kësaj qeverie kanë treguar paaftësi totale për të përfaqësuar dhe mbrojtur komunitetin e tyre, duke u bërë garantues të padrejtësisë dhe diskriminimit”, thonë në BDI.

    Heshtja e tyre përballë këtij akti dhe shumë veprimeve të tjera diskriminuese, vijon më tej reagimi, është një turp i madh dhe një tradhti ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve.

  • Largimi nga Shqipëria pas njoftimit të SPAK, reagon Erion Veliaj: Erdha nga Amerika për të nxjerr nga llumi vendin tim

    Largimi nga Shqipëria pas njoftimit të SPAK, reagon Erion Veliaj: Erdha nga Amerika për të nxjerr nga llumi vendin tim

    Largimi nga Shqipëria pas njoftimit të SPAK, reagon Erion Veliaj: Erdha nga Amerika për të nxjerr nga llumi vendin tim
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar menjëherë pasi në media qarkulloi lajmi se ishte parë në një avion dhe po arratisej nga Shqipëria, një ditë pas njoftimit të SPAK ku bëhej me dije se kryebashkiaku po hetohej për katër vepra penale.

    Veliaj teksa sulmon Berishën thotë se po shkon në Amerikë dhe se do kthehet për dy ditë sërish në Shqipëri.

    “Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale”, shkruan Veliaj ndër të tjera.
    O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.

    Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.

    Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë!

    Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë nuk jam mbështetës i drejtësisë së re që nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji!

  • I morën celularët dy personave nën kërcënimin e thikës dhe pasi u larguan me Benz, policia iu vendos pas! Arrestohet një prej autorëve, tjetri braktisi mjetin dhe…

    I morën celularët dy personave nën kërcënimin e thikës dhe pasi u larguan me Benz, policia iu vendos pas! Arrestohet një prej autorëve, tjetri braktisi mjetin dhe…

    Një grabitje ka ndodhur në Shijak ku dy të rinj nën kërcënimin e thikës i kanë marrë celularët dy personave dhe më pas janë larguar me një automjet tip Benz.

    Raportohet se policia iu është vendosur pas duke arrestuar një prej autorëve, 28-vjeçarin me iniciale O. K., banues në Shijak. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Fabian Çalliku braktisi automjetin dhe u largua me shpejtësi në këmbë.

    Rezulton se ky i fundit kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

    Njoftimi i policisë:

    Kanosën me mjetë prerës (thikë) dy shtetas, dhe u morën celularët, ndërhyrja në kohë e Policisë identifikoi dhe çoi në pranga një prej autorëve, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Shijak, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Ç., 28 vjeç, banues në Shijak, (i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi).

    Këta shtetas në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), kanë kërcënuar dy shtetasit H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz.

    Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe arrestuar njërin prej autorëve dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit tjetër i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë.

    Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi automjetin tip benz i përdorur nga autorët e ngjarjes.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Berisha: Erion Veliaj ka ikur në drejtim të panjohur! Depozitat më të mëdha i ka në Dubai. Të kthehet në Shqipëri, ose të dorëhiqet Rama

    Berisha: Erion Veliaj ka ikur në drejtim të panjohur! Depozitat më të mëdha i ka në Dubai. Të kthehet në Shqipëri, ose të dorëhiqet Rama

    Që në ora 5 të mëngjesit të sotëm Erion Veliaj është parë të lërë sallën sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të arepoportit te Rinasit.

    Këtë e konfirmon dhe kryetari i PD-së Sali Berisha, i cili kërkon ose kthimin e menjëhershëm të Veliajt në Shqipëri, ose dorëheqjen e Edi Ramës.

    DEKLARATA E BERISHES

    Lajme të shumta bëjnë të ditur se Erion Veliaj, bashkëpronari i vërtetë i djegësit të Tiranës, që mungon, i pyllit 1 milion pemë që nuk ekziston, i modelit të vjedhjes 100 përqind me 5D, pasi mori zyrtarisht një seri akuzash, të cilat shkonin për përmasat e krimit nga 20 në 35 vite burg, sot në ora 5:15 të mëngjesit është nisur jashtë vendit, sipas thashethemit për në SHBA, por në të vërtetë drejtimi është i panjohur.

    Zonja dhe zotërinj, ky është një akt nga më të rëndët në historinë e një shteti, i organizuar, i orkestruar direkt nga Edi Rama.

    Kjo sepse Erion Veliaj është bashkautor dhe dëshmitar i vjedhjeve më të paimagjinueshme, më të pallogaritshme, më të mëdha që Edi Rama ka bërë në Shqipëri gjatë këtyre 12 viteve së bashku me Erion Veliajn dhe organizatën e tij kriminale.

    Edi Rama bllokoi lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Erion Veliajt, bllokoi lëshimin e sekuestrimit të pasaportës dhe ndalimit për të dalë jashtë shteti dhe de facto ai e përcolli atë në drejtim të paditur në mënyrë që shqiptarët të mos mësojnë fatin e qindra e qindra milionë euro të vjedhura nga Edi Rama dhe Erion Veliaj në djegësin e Tiranës, në aferën 5D, por dhe në të gjitha lejet e ndërtimit në territorin e Tiranës, kullat gjigante në të cilat flitet rëndom se Edi Rama ka 30 përqind të pronësisë.

    Me këtë rast, unë kërkoj në mënyrën më urgjente rikthimin e Erion Veliajt në Tiranë.

    Dënoj në mënyrën më të ashpër këtë akt superskandaloz.

    Rikujtoj qytetarët shqiptarë se Erion Veliaj ishte thirrur të paktën 3 herë për orë të tëra në Skapin e partisë dhe herën e fundit, ai u njoh me dokumente të cilat besonte se nuk ia dinte kush mbi tokë.

    Herën e fundit, ai u gjet para pohimeve të bashkëshortes dhe vëllait të tij, të cilat e inkriminonin atë në mënyrë fatale.

    Herën e fundit, Erion Veliaj u vendos para dokumentave, llogarive bankare, të cilat janë vetëm maja e ajsbergut e parave të vjedhura prej tij. Të gjithë të dhënat flasin se ai depozitat më të mëdha i ka në Dubai.

    Në qoftë se Jamarbër Malltezi, i cili ka marrë 410 metër tokë të gjyshërve të tij, u arrestua në mënyrë brutale tek kthehej në Tiranë nga jashtë, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe llumi tjetër qeveritar, pa u pyetur as dhe njëherë të vetme, Erion Veliajt i pyetur disa herë, i akuzuar me akuza që shkojnë nga 20 gjer 35 vite burg, as nuk iu hoq pasaporta, as nuk u lëshua urdhër-arresti, me qëllimin e vetëm që ai të largohej për të mos kompromentuar, për të mos u treguar shqiptarëve përmasat e vjedhjes së Edi Ramës dhe klanit të tij.

    Kërkoj dhe njëherë rikthimin me urgjencë të Erion Veliajt ose dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Ky akt është fytyra e vërtetë e narko-shtetit, e diktaturës.

  • Parashqevi Simaku ende s’është takuar djalin, ‘dështon’ edhe mbledhja e fondeve! Familja Nolfe: Ndalni kërcënimet, do të takohet së shpejti me Robertin dhe të birin

    Parashqevi Simaku ende s’është takuar djalin, ‘dështon’ edhe mbledhja e fondeve! Familja Nolfe: Ndalni kërcënimet, do të takohet së shpejti me Robertin dhe të birin

    Këngëtarja Parashqevi Simaku, do të takohet me djalin e saj dhe me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Lajmin e ka bërë të ditur biznesmeni shqiptar që ndodhet në New York, Elton Ilirjani.

    Teksa shprehet se takimi do ndodhë së shpejti, ai bën thirrje që të ndalen kërcënimet ndaj familjes Nolfe.

    “Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robertit, djalit dhe Parashqevi Simakut do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë i kërkoj publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe.

    “Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun” shkruan biznesmeni Ilirjani.

    Po ashtu, Ilirjani ka ndarë edhe një deklaratë të familjes Nolfe, e cila shprehet se nuk ka dashur kurrë ta largojë Parashqevi Simakun nga djali i saj.

    “Deklaratë e familjes Nolfe: Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë. Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm

  • E papritur! Morena Taraku, këngëtarja shfaqet në serialin e famshëm turk! Ja roli i saj

    E papritur! Morena Taraku, këngëtarja shfaqet në serialin e famshëm turk! Ja roli i saj

    Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka befasuar fansat e saj teksa është shfaqur në një rol në serialin e njohur turk, “Kizilcik Serbeti”.
    Në këtë serial, Morena interpreton rolin e këngëtares, duke sjellë një përformancë të cilësuar si të jashtëzakonshme nga ndjekësit e saj.

    Nëpërmjet këtij projekti, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen jo vetëm të audiencës turke, por edhe të fansave shqiptarë, të cilët tashmë shprehin interes të madh për serialin e njohur.

    Gjatë serialit, një ndër aktorët e prezanton këngëtaren si një nga më të famshmet në shtetin e saj.

    “Morena është shumë e famshme në shtetin e saj. Është e dashura e zotit Ajhan,” thotë ai e ndërsa më pas shfaqet Morena e cila këndon në gjuhën shqipe.

    Vitet e fundit Morena ka zgjedhur Turqinë si vend për të jetuar, pas ikjes atje këngëtarja është munduar ta mbajë jetën e saj sa më private.

  • Aksidenti ajror me 38 viktima në Kazakistan, linja ajrore merr vendimin drastik

    Aksidenti ajror me 38 viktima në Kazakistan, linja ajrore merr vendimin drastik

    Azerbajxhan Airlines ka njoftuar se po pezullon fluturimet , në shtatë qytete ruse pasi avioni i saj u rrëzua në Kazakistan gjatë një fluturimi në Grozni.

    Më herët një aeroplan i Azerbajxhanit i linjës ajrore me destinacion qytetin rus Mineralny Vody u kthye , pasi u informua se një pjesë e hapësirës ajrore ruse në Rusinë jugore ishte mbyllur.

    “Qazaq Air ka vendosur të pezullojë fluturimet në linjën Astana-Yekaterinburg nga 28 dhjetori 2024 deri më 27 janar 2025, duke i dhënë përparësi sigurisë së pasagjerëve dhe ekuipazhit bazuar në një vlerësim të vazhdueshëm të rrezikut. Duke marrë parasysh të dhënat fillestare nga hetimi i rrëzimit të avionit Embraer 190 më 25 dhjetor, si dhe rreziqet e mundshme të sigurisë së fluturimit, fluturimet për në Mineralnye Vody, Soçi, Volgograd, Ufa, Samara, Grozny dhe Makhachkala do të pezullohen nga dhjetori. 28 deri në përfundimin përfundimtar të procedimit”, tha kompania.

    Pasagjerët me bileta për në destinacionet e prekura kanë të drejtë për një rimbursim të plotë ose një shkëmbim falas të biletave.

    Linja ajrore do të vazhdojë të kryejë fluturime për në Moskë, Shën Petersburg, Yekaterinburg, Astrakhan, Kazan dhe Novosibirsk, duke iu përmbajtur të gjitha kërkesave dhe rregulloreve të sigurisë në fuqi.

  • “Më goditi…”/ Përfundon në spital 21-vjeçarja

    “Më goditi…”/ Përfundon në spital 21-vjeçarja

    Një 21-vjeçare është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore ditën e djeshme.

    Policia njofton se e reja pretendon se është goditur me sende të forta nga një person, ngjarje e ndodhur në rrugën Gjon Buzuku në Tiranë.

    Blutë bëjnë me dije se ky person është identifikuar por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Informacion paraprak

    Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja K.Ç, 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Ra nga pallati ku banonte, shpëton mrekullisht 35-vjeçari në Tiranë

    Ra nga pallati ku banonte, shpëton mrekullisht 35-vjeçari në Tiranë

    Policia e Tiranës njofton se një 35-vjeçar ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslm Shyri” ndërsa fatmirësisht 35-vjeçari, i identifikuar me inicialet L.K, ka shpëtuar, por ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.