Author: editor

  • Ervin Saliani i shkruan emigrantëve nga Qelia nr. 6: Për zarfin më të rëndësishëm të 30 viteve!

    Ervin Saliani i shkruan emigrantëve nga Qelia nr. 6: Për zarfin më të rëndësishëm të 30 viteve!

    Nga Ervin Salianji

    Letër nga qelia nr.6 një emigranti, për zarfin më të rëndësishëm të 30 viteve!

    930 milionë euro ishin remitancat e vitit 2023, të fundit tê llogaritura nga Banka e Shqipërisë. 930 milionë euro që emigrantêt, bashkëatdhetarët i kanë derguar për të afermit, familjet e tyre. Njē shifër rekord kjo.

    Jam i bindur se nuk është vetëm shuma që ben diferencen, por sidomos efiçensa me të cilen ato hyjnë në ekonomi, e ben këtë një nga fondet më të vyera, një prej kontributeve më te rendesishme per vendin.

    Sepse ato para shkojnē direkt tek njerëzit, pa ndermjetës, pa zyrtarë që fusin duart.

    Janë para qē luftojnē drejtpërdrejt varfërinë dhe futen në ciklin jetik përmes konsumit.

    Janë para të pastra, mundi e djerse e qindra mijē burrave e grave që megjithë veshtirësitë e sfidat që kanē atje ku jetojnë, nuk i harrojnë prinderit me pensionin më të ulët në Europë. Nuk e harrojnë një të aferm në hall, në ditë të veshtirë.

    Eshte pra pak më shumē se 10 perqind e buxhetit të shtetit, fondi që ata sjellin e që shperndahet në menyrë të atillë që korigjon harresat, arrogancen e mungesen e vemendjes së autoriteteve. Një fond që është si melhem për plagët që krijon qeverisja e keqe dhe korrupsioni.

    Më në fund, kjo pjesë vitale e kombit dhe e shoqërisē, do të votojë.

    Me shumë vonesë ligjvënësi, beri detyrën dhe e jetësoi të drejtën kushtetuese që ata e kanë. Personalisht kam qënë pro gjithnje dhe avokues i votës së emigrantëve. Dhe jam krenar që në fund të korrikut thashë po, në Parlament, për atë ndryshim në Kodin Zgjedhor.

    Janë mbi 1 milionē votues që jetojnë jashtë e mund të behen pjesë e zgjedhjeve të 11 majit. Njē shifër që flet vetë për potencialin që ka për të vendosur për fatin e vendit. Një numër që perkon me atë që kryeministri aktual, e valeviste si trofe në vitin 2013, duke i cilesuar si 1 milionë shuplaka. Duke lajmeruar keshtu dhunen që do të ishte stili i tij qeverisës.

    Vota e emigrantëve është sfida e Opozitës në këtë garë. Me erdhi mirë kur pashë se PD kishte lançuar një portal ku nxiste e ndihmonte në identifikimin e certifikimin e tyre.

    Me 11 janar nis zyrtarisht regjistrimi që do te zgjasë dy muaj. Me njē dokukent ID tē shtetit shqiptar dhe njē adresë ku ai jeton, çdo bashkëatdhetar behet pjesë dhe ushtron të drejten e tij kushtetuese. Buxheti i shtetit do të mbulojē shpenzimin e postës. Është detyrë e opozitës do insistojë në garancitë e procesit, pasi çdokush në çdo cep të botës e ka dyshimin se vota e tij mund të kapet nga dora e gjatē e rilindjes.

    Eshtë e qartē se mē i shqetësuari për atë verdikt, është Edi Rama, kjo dhe nga lajmet që raportohen.

    Ai e di koston e madhe që ka krijuar me qeverisjen e tij në 3 mandate, dhe kerkon të eksplorojë terrene të reja.

    “Nemo profeta in patria”, kanë thënë latinët. Nuk e njohin si profet këtu. I kanë dalë gjithë lekuret. Dhe shpresen e ka se do ta ripaketojē veten për të mashtruar ata qē kanë një distancë, duke deshiruar që tē mos kenë një panoramë tē plotē të korrupsionit e lidhjeve tē tij me krimin. Unë besoj se do të deshtojë. Vota e emigratëve do tē sjellë ndryshimin, për shkak se është e lirë nga kthetrat e qeverisë, nuk e kap dot në listat e ndihmes ekonomike, në borderonë e administratës, në rrjetin e trafikut të interesave, në getot e të fortëve.

    Ti që ngrihesh çdo mengjes ende pa zbardhur, që punon pa ndalim, e kthehesh në shtëpi pa e parë diellin, ti që nuk ke fundjavë se puna me orë tē gjata nē fabrikē, kantier ndertimi apo sherbim ta do që të pushosh, ti që nuk të del koha për kafe, raki, për llafe, ti që robtohesh në Europë, Amerikë e kudo në perendim për tē siguruar atë jetesë e shkollim për femijet, ti që në fund të muajit pasi ke paguar me paratē e kesaj sakrifice faturat e renda, megjjthatë ndan diçka për babain, nenen, vellain a motren, ose një kushëri që është në pamundesi nē Shqipëri, ti ke në dorë kesaj radhe të besh dergesën më të vyer.

    Dergesa e 11 majit do të ndryshojë dhe jeten tende atje. Sepse nëse ndalet e keqja dhe vjen njē qeverisje e mirë, për njerëzit, që e ndan buxhetin si duhet e jo me klientêt, që lufton varfërinë e rrit pensionet e mbështetjen për më të pamundurit, kjo do të permirësojë dhe ditën tende.

    Eshte pikerisht qeverisja e keqe qê të ben ty të jesh i shqetêsuar për te afermin tend. Që të ben të kursesh, të punosh më shumë per të sjellë para këtu. Të privon nga një kenaqësi, sepse ke dikë që po vuan e nuk mbyll dot muajin në Shqipëri.

    Eshte krejt e qartë, se me voten për ndryshimin këtu, ke ndryshuar jo pak dhe jetën tende kudo ku ndodhesh, në Itali, Greqi, Gjermani, Angli.

    Ndaj i dashur emigrant, mos e humb këtē rast. Nidhmo familjen, po sidomos ndihmo vendin tend të dalë nga kriza, të shpetojë nga gremina e njē sundimi që nuk ka asgjë për të dhene më, përveçse të përsërisë veten në një version edhe më të zi.

  • Tragjike në Itali, gjenden trupat e pajetë të dy alpinistëve

    Tragjike në Itali, gjenden trupat e pajetë të dy alpinistëve

    Janë gjetur trupat e pajetë të Luka Peracinit dhe Kristian Gualdit. Ata ishin lokalizuar mëngjesin e djeshëm kur rifilluan kërkimet dhe helikopterët kryen disa fluturime mbi Gran Saso.

    Luka Peracini dhe Kristian Gualdi, 42 dhe 48- vjeçarë alpinistë nga Romanja, ishin raportuar të zhdukur që nga e diela kur rrëshqitën në një gropë në majën më e lartë në masivin Gran Saso.

    Kërkimet fillimisht rezultuan pa sukses dhe u ndërprenë për shkak të erërave të forta dhe borës. Më pas rifilluan derisa në mëngjesin e djeshëm u gjendën edhe dy trupat e pajetë.

    Trupi i parë u zbulua nga Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Abrucos dhe Guardia di Finanza, i dyti nga njësia “Fiamme Gialle”.

  • E divorcuar dhe me një fëmijë, kush është vajza e famshme që tradhtoi banorin e Big Brother VIP! Ish-çifti nisën bashkëjetesën, por… Si u mbyll lidhja pas sherreve

    E divorcuar dhe me një fëmijë, kush është vajza e famshme që tradhtoi banorin e Big Brother VIP! Ish-çifti nisën bashkëjetesën, por… Si u mbyll lidhja pas sherreve

    Xum Allushi, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij. Ai tha se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje që ndihej shumë i dashuruar, por u zhgënjye shumë dhe pësoi një fazë depresioni.

    “Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar. Më mërziti me një muhabet, i thashë me mirëkuptim dhe u ndamë në 2021. Pas dy javësh u njoha me një gocë. E ndjeja që 27 vjeç do të ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle.

    Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndenj 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova. Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kishte të mirë, unë ia dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ia shihja më ishim mbyllur sytë. Kjo është dashuria për mua. Unë nuk jam tip që kontrolloj shumë, të jap lirinë tënde, por jam qen që nuhas shumë. E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak, jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pashë.

    I thashë ça është kjo, më meku fare. Ua, tha, mos jam në ëndërr, dhe ra prapë në gjumë. Ia tregova telefonin dhe ika. Ishte robi më i gabuar për mua, por më ka zhvilluar si karakter. Aty mora një zhgënjim shumë të madh, kapa një fazë depresioni në jetë nga kjo gjë”, tregoi Xumi.

    Por kush është vajza që i ka thyer zemrën Xumit? Miqtë zbulojnë për “Panorama” se vajza në fjalë është disa vite më e madhe se vetë konkurrenti i “Big Brother”. E ardhur nga një martesë e dështuar me parë, dhe me një fëmijë, burimet flasin se ajo dhe Xumi u njohën nga miq të përbashkët dhe lidhja u bë shumë shpejt intensive.

    Për shumë muaj ata thuajse kanë jetuar së bashku, duke u shndërruar në një lidhje të konsoliduar. Vajza në fjalë, është një imazh i njohur edhe në TikTok, ku shpesh herë del në live apo në situata të ndryshme. Miqtë thonë se nuk i dinin arsyet e ndarjes, por dinin se gjërat ishin mbyllur keq mes tyre, duke mos dhënë detaje të tjera. Edhe pas foli për tradhtinë, duket se Xumi nuk ka ndjenja mërie ndaj ish të dashurës, duke u shprehur se i uron çdo të mirë.

    “Unë kam dashur fort, dashurinë dhe të duash fort janë dy gjëra të ndryshme, dashurinë e quaj marrëzi, për të dashuruar… dashurova opsionin më të keq. Unë asaj ia uroj më të mirën. Jam edhe falënderues, më ka dhënë mësime si mashkull. Ia di më shumë vlerat vetes. Jam bërë shumë selektiv dhe kokëfortë. E kupton Gerta pse jam falënderues?! Mua më duket burrnore që t’i thuash një vajzë ‘unë nuk ndjej’”, u shpreh konkurrenti i “Big Brother”.

  • I FUNDIT! SPAK reagon për herë të parë për Veliajn dhe zbulon se…

    I FUNDIT! SPAK reagon për herë të parë për Veliajn dhe zbulon se…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka konfirmuar për herë të parë hetimet në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke zbuluar se po hetohen katër akuza të rëndësishme për këtë çështje. Hetimet përfshijnë dyshime për korrupsion, shpërdorim detyre dhe përfshirje në tendera të dyshimtë, çka ka shkaktuar një shpërthim të reagimeve nga avokatët e Veliajt. Ata kanë kritikuar ashpër prokurorët specialë, duke i akuzuar për tentativë për të manipuluar procesin dhe për të krijuar një komplot politik kundër kryebashkiakut. Sipas mbrojtësve të tij, këto akuza janë të pabaza dhe synojnë vetëm dëmtimin e imazhit të Veliajt në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ndërkohë që kryebashkiaku nëse i ngrihen akuzat nga prokurorët specialë rrezikon deri në 20 vite burg.

    Reagimi i SPAK

    Konkretisht SPAK ka reaguar dje lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. SPAK bën me dije se nga denoncimi i një qytetari të vetëidentifikuar si Nesti Angoni ekzistojnë të dhëna konkrete për 4 akuza lidhur me këtë çështje; korrupsion, pastrim parash, fshehje e pasurisë dhe deklarimi i rremë. Veliaj dëshmoi dje për më shumë se 5 orë në SPAK. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak dje e cilësoi thirrjen në SPAK si një “kurth të sajuar”, duke thënë se është denoncuar nga një person i quajtur Nesti Angoni, që sipas tij nuk ekziston. Por Sali Berisha tha sot se Nesti Angoni është vetë Edi Rama që i ka përgatitur dosjen. “Në përgjigje të interesit tuaj ju komunikojmë: Mbi bazën e informacionit për referimin e veprës penale i datës 08.02.2024- i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal nr.27/2024, i cili fillimisht bën fjalë për veprën penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale, mbi bazën e të cilit u çregjistrua procedimi penal i mësipërm.

    Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, pgf 2 i Kodit Penal. Këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Regjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njoftoi dje SPAK.

    Reagojnë avokatët e Veliajt

    Ndërkohë avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar dje për mediat mbi marrjen në pyetje nga SPAK dhe mënyrën sesi është menaxhuar informacioni i shpërndarë ndaj këtij hetimi. Mbrojtja e Veliajt, në tetë pika, e konsideron hetimin si keqdashës, të qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin. SPAK reagoi dje në një media ku bënte me dije se kryebashkiaku po hetohet për 4 vepra penale, por sipas avokatëve SPAK ka nisur një hetim për 4 vepra penale, por çështja është regjistruar ende pa një emrin e një personi nën hetim. Sipas tyre, kryebashkiaku u thërrit në SPAK si person që ka dijeni rreth çështjes në hetim dhe ndaj tij nuk ka një akuzë.

    Argumentet e Mbrojtjes së Erion Veliajt:

    Hetim keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin

    Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm
    Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor.
    Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet EV.
    Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të EV, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit.
    Fshehja e faktit të vendosjes në hetim të EV dhe familjes
    EV dhe familja e tij janë vënë në hetim faktik që në muajin mars 2024, por ky fakt është mbajtur i fshehtë nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”.
    Megjithatë, veprimet hetimore të kryera kanë qenë të përqendruara realisht te persona konkretë, duke krijuar situatën e një hetimi substantivisht individual ndaj EV (dhe të tjerëve), pa e njoftuar zyrtarisht këtë status.
    Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat
    Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.
    Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar.
    Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”
    Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.
    Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për EV dhe AX
    Edhe pse EV dhe AX janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës.
    Tejkalimi i afateve hetimore
    Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj EV dhe AX kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë.
    “Fishing expedition”
    Hetimi duket i qëllimtë ndaj një individi, jo për një vepër penale të caktuar, por për vetë personin (EV), me synimin për ta kapur medoemos në një shkelje, qoftë penale apo administrative.
    Dalja në media e informacioneve mbi hetimin
    Informacione të ndryshme lidhur me hetimin janë transmetuar në media, duke krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë. Kjo ka nxitur një perceptim publik të fajësisë së EV, duke dëmtuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke cenuar barazinë e palëve në proces.
    Një veprim i tillë mund të përbëjë shkelje të rënda, qoftë përmes dashjes apo neglizhencës, pasi përbën keqadministrim të hetimit dhe dëmton integritetin e procedurës penale.
    Ja sa vite burg rrezikon Veliaj

    Por kjo që po ndodh me Erjon Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është ndoshta rasti më unik në botë. Ai akuzohet për katër vepra penale, ku minimumi i dënimit është nga 15 vjet burg dhe me një maksimum që mund të shkojë deri në 20 apo 25 vjet dhe ndërkohë SPAK, (Struktura e Posaçme Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar) e lejon të qëndrojë në zyrë. Ndoshta SPAK pret një ndërgjegje të lartë nga Veliaj ose e ngatërron me ndonjë kryebashkiak të ndonjë vendi perëndimor, si fjala vjen ish kryebashkiaku Romës, i cili dha dorëheqjen në vitin 2015, se akuzohej për një faturë 20 mijë eurosh në një darkë pune.

    Neni 260 i kodit penal

    Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

    Neni 245

    Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.

    Neni 287

    Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet: a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër; – dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim .

    Neni 257/a

    Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

  • Pasardhëset e motrave Qiriazi surprizojnë ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku: U shokova që gratë shqiptare kanë përparuar kaq shumë

    Pasardhëset e motrave Qiriazi surprizojnë ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku: U shokova që gratë shqiptare kanë përparuar kaq shumë

    Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi surprizuan ikonën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku në New York. Ka qenë Elton Ilirijani ai që ka konfirmuar lajmin, teksa ka ndarë disa pamje nga takimi në rrjetin e tij social Instagram.

    “Kjo është shtëpia e Eltonit që ma ka lënë vetëm që t’ju pres si nder. Ishte surprizë, mua nuk më tha. Jam shumë e prekur. U shokova që ne gratë shqiptare kemi përparuar kaq shumë, edhe kur pashë Elvirën i thashë ‘a je shqiptare ti?’ se mu duk si amerikane.”, u tha Parashqevia zonjave të ftuara.

    Më tej ajo ia ka marrë këngës dhe valles, në ritmet e këngëve popullore jugore shqiptare teksa shfaqet e buzëqeshur.
    Po ashtu nuk mungoi kënga ikonike “Fustanin qe ta solla mbrëmë”.

  • I FUNDIT/ Goditen 8 qendra pro**itucioni në Shkodër, procedohen 13 shtetase të huaja, e pësojnë dhe dy “klientët” shqiptarë

    I FUNDIT/ Goditen 8 qendra pro**itucioni në Shkodër, procedohen 13 shtetase të huaja, e pësojnë dhe dy “klientët” shqiptarë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit.

    Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa të ndryshme në qytetin Shkodër.

    Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotiket të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

    Procedohen penalisht 13 shtetase të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina.

    Gjithashtu procedohen penalisht dhe dy shtetas shqiptarë banues në Shkodër.

    Sekuestrohen shuma parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas një punë disa mujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, evidentuan 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në Shkodër.

    Bazuar në informacionet e grumbulluara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit operacionin e koduar “Payment”.

    Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga disa Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili, konkretisht shtetaset:

    D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;
    Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhan;
    V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;
    L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
    S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
    A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;
    Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;
    F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhan;
    G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhan;
    M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;
    M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;
    N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
    U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhan.

    Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.

    Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.

    Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.

    Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.

  • Tiranë/ U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari

    Tiranë/ U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Kavajës”, në Tiranë.

    Një automjet ka përplasur këmbësorin 65-vjeçar, i cili u transportua me autoambulancë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Sipas burimeve nga Trauma, i plagosuri Afmet Kërçiku nga Klosi, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit kësaj të shtune, si pasojë e plagëve të marra.

  • “Më telefonoi Plarenti e desht me më taku”- SMS-të që “tradhtuan” deputetin e PS-së, BIRN: Afera në paradhomën e Sandër Lleshaj! SPAK zbardh abuzimet me godinat e Policisë! Lidhjet me Gjon Radovanin

    “Më telefonoi Plarenti e desht me më taku”- SMS-të që “tradhtuan” deputetin e PS-së, BIRN: Afera në paradhomën e Sandër Lleshaj! SPAK zbardh abuzimet me godinat e Policisë! Lidhjet me Gjon Radovanin

    Kërkesa për gjykim e Prokurorisë së Posaçme me të akuzuar deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca tregon se tenderi për projektimin e dy godinave për Policinë e Shtetit u paracaktua dhe produkti ishte fiktiv dhe me probleme. Prokuroria ngre dyshime mbi lidhjet e ish-zv.ministrit Gjon Radovani dhe ish-ministrit Sandër Lleshaj, por akuzon Ndrecën si drejtuesin e skemës.

    Në vitin 2019, pak muaj pasi Sandër Lleshaj ishte bërë ministër i Brendshëm dhe Plarent Ndreca u emërua sekretar i Përgjithshëm i tij, arkitekti Gjon Radovani – një ish-zëvendësministër në qeverinë e parë të kryeministrit Edi Rama, u bë vizitor i shpeshtë i zyrave të ministrisë.

    Në bisedat elektronike të kapura nga SPAK, të cilat janë pjesë e kërkesës për gjykim ndaj deputetit Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarëve të tjerë, Radovani rezulton se u angazhua “vullnetarisht” të ndihmonte “në asistimin e disa rregullimeve të brendshme dhe konfiguracioneve si në bojë e të tjera”.

    Por përtej bojatisjes së Ministrisë së Brendshme, komunikimet tregojnë sipas SPAK se Radovani dhe një numër zyrtarësh në Ministri, të drejtuar nga ish-sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti Plarent Ndreca, u angazhuan në paracaktimin e fituesve të një tenderi për projektimin e dy godinave për Policinë e Shtetit në Vlorë dhe Mirditë me vlerë 34.2 milionë lekë.

    “Jam në paradhomë te min (ministria) e Sandrit, se më tel (telefonoi) Plarenti e desht me më taku”, shkruan Radovani në një nga bisedat e kapura nga Prokuroria e që citohen në kërkesën për gjykim. Takimet, mesazhet dhe një sërë e-mailesh të marra me vendim gjykate nga Gmail, tregojnë se Radovani përgatiti dokumentacionin dhe kriteret për shpalljen e tenderit të cilin e fitoi vetë disa muaj më vonë.

    “Nisur nga sa më sipër, organi procedues konstaton se Njësia e Prokurimit ka vendosur si kriter ato licenca që disponohen nga kompania fituese BOE Ape dhe Derby shpk, pa i argumentuar si dhe kanë diskutuar paraprakisht me të pandehurat Denisa Skenderaj, Aida Shehi dhe Elora Kokalari mbi kriteret e vendosura duke provuar faktin se kjo kompani është paracaktuar për t’u shpallur fituese në këtë procedure prokurimi,” thuhet në kërkesën për gjykim që iu dërgua Gjykatës së Posaçme në fund të nëntorit 2024.

    Prokuria kërkon gjykimin për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” ndaj deputetit Ndreca. Me të njëjtën akuzë janë edhe 12 zyrtarë, ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, përfshi anëtarët e njësisë së prokurimit Denisa Skënderaj, Lira Kolasi dhe Blendi Kovi, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku, anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari dhe Aida Shehi. Ndërkohë tre anëtarët e komisionit për marrjen në dorëzim të projektit, Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi, akuzohen për “falsifikim të dokumenteve”.

    Radovani nuk është pjesë e kërkesës për gjykim, por ai i ka mohuar publikisht akuzat dhe pretendon se është palë e dëmtuar. Deputeti Ndreca po ashtu ka mohuar të ketë bërë shkelje. Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN deri në publikimin e shkrimit. Qëndrim mohues kanë mbajtur para Prokurorisë edhe të pandehurit e tjerë.

    Me detyrim përcaktim

    Kërkesa për gjykim e Prokurorisë së Posaçme bën me dije se kur Radovani filloi të vizitonte Ministrinë e Brendshme për të ndihmuar vullnetarisht në llojin e bojës dhe stilizime, ai po ashtu pati një komunikim intensiv me telefon e me e-mail me zyrtarë të kësaj ministrie. Prokuoria thotë se Radovanin në këto rrethe e prezantoi Ndreca dhe ish-ministri Sandër Lleshi.

    “Kam marrë kontakte me Sekretarin e Përgjithshëm dhe më është lënë si kontakt prej tij se është bërë një lyerje e zyrave të Sekretarit të Përgjithshëm për çështje pigmenti. Nuk e kam takuar më parë. Kjo ka ndodhur që në momentin e parë që ka ardhur Plarent Ndreca si Sekretar i Përgjithshëm që ka qenë diku në muajin Korrik 2019”, thuhet në dëshminë që SPAK mori nga Aida Shehi, atëherë Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Brendshme.

    Radovani iu prezantua si pikë kontakti shefes së Kabinetit, Elora Kokalari edhe nga ministri Lleshaj. “Në mënyrë që të jepte opinionin e tij të ekspertit mbi rregullimin e ngjyrave të brendshme që ishin të paunifikuara dhe Ministri kërkonte t‘i unifikonte,“ ka dëshmuar Kokalari, mbi arsyet e kontaktit me Radovanin.

    Komunikimet tregojnë se “çështja e pigmentit” të bojës në zyrën e ministrit dhe Ndrecës nuk ishte arsye kryesore e vizitave dhe shkëmbimeve. Prokuroria gjeti në shkëmbimet mes Radovanit dhe zyrtares së ministrisë, Elora Kokalari, se ish-zëvendësministri mblodhi informacion për gjendjen e komisariateve, po ashtu ajo i nisi atij foto të godinave të Policisë së Shtetit dhe të dhëna të tjera specifike.

    Komunikimet mes Radovanit, punonjësve të Ministrisë së Brendshme dhe punonjësve të kompanisë së projektimit që sipas SPAK kontrollohej prej tij, bëjnë të qartë se ish-zëvendësministri po përgatitej të fitonte tenderin për projektimin e godinave.

    Në dokumentet e ndara mes tij dhe zyrtarëve të ministrisë u përcaktuan edhe kritere të tenderit që i shkonin për shtat bashkimit të kompanive Derbi shpk dhe Ape shpk, të cilat sipas prokurorisë kontrollohen nga Radovani.

    Ndër kriteret që u përfshinë në dokumentet e tenderit dhe u përdorën për selektim ishte edhe ajo që u prezantua nga Radovani në shkëmbime si një nga “pikat e forta” që ai ofronte, eksperiencë internacionale dhe nacionale me më shumë se 10 vjet si arkitekt.

    Në email Radovani nuk e diskuton përfshirjen, por vetëm formën. “Mënyra se si unë mund të marr pjesë është a) si profesionist i lirë me titull gjerman në jointventure me një zyrë projektimi në Tiranë; ose b) nëpërmjet një zyre projektimi në Tiranë e cila lidh me mua një kontratë konsulence”, shkruan ai në email. Për prokurorinë kjo është dëshmi se gjithçka ishte paracaktuar në favor të tij.

    Përtej këtij momenti, SPAK thotë se përcaktimi i Komisionit të Shqyrtimit të Ofertave nga Ndreca në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm, po ashtu është provë e paracaktimit. Duke iu referuar të dhënave të mbledhura mbi mënyrën se si u zgjodhën anëtarët e këtij komisioni, të cilët po ashtu janë nën akuzë, prokuroria thotë se për disa prej tyre nuk kishte arsyetim se si u përfshinë. Ata madje nuk plotësonin as kushtin e pasjes mbi 10 vjet eksperiencë, siç i kërkohej kompanive pjesëmarrëse.

    “Këto fakte provojnë se përzgjedhja e anëtarëve të KVO nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, të pandehurit Plarent Ndreca është bërë me synimin që ky Komision të jetë thjesht një komision formal në përzgjedhjen e kandidatit fitues të paracaktuar,” thuhet në kërkesë për gjykim.

    Përtej këtij fakti, Prokuroria gjeti se ndryshe nga ofertuesit e tjerë, Radovani u mbajt me hatër. Edhe pse një nga kompanitë e bashkimit ekonomik nuk kishte paguar faturat e energjisë, një argument që u përdor për skualifikimin e një konkurrenti tjetër në garë, në rastin e “të paracaktuarit” kjo u quajt “devijim i vogël”. I njëjti arsyetim u përdor edhe për mospasjen e numrit të duhur të punonjësve.

    “Ky fakt provon se ky bashkim operatorësh është favorizuar nga KVO që në Fazën e I-rë të kësaj procedure prokurimi”, thuhet në kërkesë për gjykim.

    Po ashtu, Prokuroria gjeti se ndryshe nga ofertuesit e tjerë Radovani dhe kompanitë me të cilat ai paraqiti ofertën e kishin atë konkrete me emra të saktë të godinave për të cilat do punonin.

    Komunikimet mes Radovanit dhe Kokalarit tregojnë se ky i fundit ishte gjithashtu i sigurt që do të fitonte. Pak pas përfundimit të fazës së parë të tenderimit dhe ende pa konfirmim zyrtar, ai i shkruan shefes së kabinetit të ish-ministrit që ta ndihmojë të shkojë të vizitojë komisariatin e Vlorës.

    Para se të piqej gjeli i Vitit të Ri

    Prokuria vlerëson se palët ishin aq të qarta për fituesin sa kur procedurës i erdhi fundi më 31 dhjetor 2019, kur shumica e qytetarëve bëhen gati për festë, në ministrinë e Brendshme u punua fort dhe u nënshkruan brenda ditës kontrata dhe u morën në dorëzim projektet që siç doli kishin një sërë problemesh.

    Madje, hetimet zbuluan se plani fillestar ishte për projektimin e 4 godinave me fond 55.2 milionë lekë, por po ditën e fundit të vitit, Ndreca që priste të firmoste kontratën, mësoi se këto para nuk ishin në gjendje.

    Prokuroria thotë se pas këtij informacioni, Ndreca urdhëroi përpilimin e një kontrate për shumën që ishte në dispozicion dhe vetëm për dy objekte, duke i përcaktuar edhe kostot aty për aty. “Fondet për dy komisariate janë në llogarinë e institucionit. Të shikohet mundësia e lidhjes së kontratës për fondet që janë në dispozicion! Fondet në dispozicion janë 35 milionë lekë, për rrjedhojë të hartohet kontrata për dy komisariate”, citohet urdhri i Ndrecës.

    Brenda ditës u përpilua një kontratë e re me shumën 34.2 milionë lekë, që sipas prokurorisë është fryrë qëllimisht. “Në këtë Kontratë, konstatohet se tarifa e projektimit është rritur fiktivisht në vlerën 5,696,296.9 Lekë nga ajo e paraqitur në propozimin ekonomik në fazën e konkursit të projektimit”, thuhet në kërkesë për gjykim.

    Po ashtu, brenda ditës me urdhër të Ndrecës u ngrit një komision për të marrë në dorëzim projektin, zbatimi i të cilit duhej të fillonte atë ditë.

    Hetimet gjetën se ndryshe nga sa parashikohej në kontratë, Radovani dhe të tjerët e dorëzuan punën me të nënshkruar kontratën dhe po atë ditë dorëzuan edhe faturat mbi të cilat do të paguheshin.

    Prokuroria thotë se këto dokumente dhe dorëzimi ishin fiktive dhe projektet nuk u dorëzuan fizikisht dhe as u protokolluan atë ditë. Tre personat, të caktuar nga Ndreca për marrjen në dorëzim të punës akuzohen se falsifikuan dokumentacionin. “Nga hetimi i kryer ka rezultuar e provuar se kemi të bëjmë me veprime fiktive të marrjes në dorëzim të dokumenteve për arsye se lidhja e kontratës, urdhri i ngritur për marrjen në dorëzim të projektit, procesverbali i mbajtur për marrjen në dorëzim, dorëzimi i faturave tatimore, janë kryer të gjitha brenda një dite në dt. 31/12/2019”, shprehet prokuroria.

    Anëtarët e këtij komisioni thanë se ishin urdhëruar nga Ndreca përmes një sekretareje për të marrë në dorëzim projektet ditën e fundit të vitit, për të mos djegur fondet. “Sipas deklaruesit, sekretarja mund të quhej Denisa e cila i ka kërkuar Komisionit nëse ishte e mundur të përfundohej procesi i marrjes në dorëzim po atë ditë sepse digjeshin fondet”, perifrazohet në kërkesë për gjykim dëshmia e anëtarit të komisionit, Klejdi Meço.

    Por nxitimi nuk duket se u solli atyre përfitime. Hetimet gjetën se me t’u kthyer në zyrë në janar 2020, palët u angazhuan të përmbyllnin skemën dhe merrnin pagesën, por hasën menjëherë në pengesa. Në shkurt 2020, drejtori i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar i shkroi Ndrecës ndër të tjera se veprimet e kryera ishin problematike, se reduktimi i fondit ishte bërë pa argumente dhe binte ndesh me legjislacionin. Po ashtu, zyrtari bëri me dije se procedurat dukeshin fiktive. “Kontrata e nënshkruar, urdhri i marrjes në dorëzim të projektit, procesverbali i marrjes në dorëzim, faturat tatimore, mbajnë datën 31/12/2019 duke krijuar dyshime për veprime fiktive,” i raportoi ai Ndrecës.

    Gjithsesi, Ndreca akuzohet se e shtyu përpara projektin dhe ia transferoi përgjegjësinë për pagesë Policisë së Shtetit, ku me urdhër të tij u bënë takime për këtë punë.

    Por kur projektet i shkuan Policisë së Shtetit që kjo e fundit të bënte pagesat, specialistët këtu gjetën se ato ishin të mangëta dhe me probleme.

    “Në pjesën dërmuese të ambienteve nuk janë parashikuar dritare,” thuhet në letër-këmbimin mes Policisë së Shtetit dhe sekretares së re të Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme. Aty thuhet se në Vlorë u parashikua një holl 642 metra pa funksione, ndërsa mjediset për të miturit ishin pa dritare dhe pa ndriçim natyral. Policia e Shtetit gjeti se projekti nuk plotësonte kushtet për sigurinë dhe sipërfaqja e godinës ishte dyfishuar pa qenë nevoja.

    Mbi bazë të këtyre problemeve, Policia e Shtetit refuzoi të bënte pagesën dhe u padit më pas nga dy kompanitë projektuese, të cilat këmbëngulin se e kanë bërë punën.

    Lidhje shoqërore dhe rimbursime

    Prokuroria bën me dije se ka hetuar dy prej lidhjeve të Radovanit në ministrinë e Brendshme, atë me ish-ministrin Sandër Lleshaj, që është përkufizuar shoqërore dhe atë me Ndrecën që siç del ishte pikë referimi për shtyrjen para të praktikës.

    “Lidhur me shtetasin Sandër Lleshaj u gjendën biseda të shkëmbyera në telefon mes përdoruesit regjistruar me emrin “Sandër Lleshi” dhe Gjon Radovanit, që i përkasin periudhës nga 2017 deri në 18 Dhjetor 2019 dhe rezulton se këta shtetas kanë patur marrëdhënie shoqërore,” thotë prokuroria.

    Por në komunikimet që prokuroria ka përfshirë në kërkesë për gjykim nuk ka diskutime mes Radovanit dhe ish-ministrit për tenderin.

    Megjithatë nga komunikimet e Radovanit me punonjës të ministrisë del që ish-ministri mund të ishte dijeni për këtë skemë, ose të paktën kjo pretendohet nga Radovani.

    “Unë, siç i premtova ministrit, mund të merrem me dëshirë me këtë punë dhe jam i sigurt, që do merrni maksimumin e qualitetit,” shkruan ai në komunikim me shefen e kabinetit të Lleshajt. Megjithatë, prokuroria nuk e ka përfshirë ish-ministrin Lleshaj në hetim dhe nuk referon që ai të jetë përfshirë më tej në këtë proces.

    Përndryshe, marrëdhënia me Ndrecën, ish-Sekretar i Përgjithshëm, është më intensive dhe siç zbulohet nga komunikimet edhe më e komplikuar. Prokuroria thotë se pavarësisht mohimit të tyre është dokumentuar që ata e kishin diskutuar tenderin paraprakisht dhe kishin shkëmbyer mesazhe e dokumente me njëri- tjetrin para dhe pas këtij të fundit. Sipaprokurorisë, ky është një fakt i pashmangshëm dhe se Ndreca e Radovani shfrytëzuan ofertën për konsulencë “pro bono” të Gjon Radovanit për: Lyerjen e unifikuar të mureve të brendshme të ministrisë, për këto takime.

    Prokuroria thotë se Ndreca nuk është i besueshëm kur pretendon që në takimet jo të pakta mes të dyve “e vetmja bisedë që nuk kanë përfituar nga rasti të zhvillojnë me njeri tjetrin në këto takime, është pikërisht biseda rreth “Projektit të komisariateve”.

    Pavarësisht se pjesë të komunikimeve mes të dyve ishin fshirë, prokuroria thotë se gjeti në mesazhet mes Radovanit dhe të tjerëve gjurmë të përfshirjes. “Ciao Astrit, fola në tel me Plarentin. Ai thotë se nëse Elena bën që komisioni të firmosë se projekti i zbatimit është konform projekt-idesë, ai e ven firmën. Si shkresë vetëm me emër të tij nuk e bën, sepse SP (Sekretari i Përgjithshëm) firmos pas një komisioni. Nesër po i shkruaj Elenës dhe të them çfarë do më përgjigjet”, thuhet në komunikimet e Radovanit me të tretë.

    Po ashtu, Prokuroria gjeti mesazhe të Ndrecës që Radovani ua kishte dërguar të tjerëve. Ndreca pretendoi sipas prokurorisë që nuk i kishte nisur ai mesazhet, po ishin nisur sikur ishin shkruar prej tij. Megjithatë, SPAK pretendon se Radovani nuk kishte arsye për ta bërë këtë në komunikim me bashkëpunëtorë dhe vartës të tij.

    Marrëdhënia megjithatë nuk duket e paqtë. Kur pagesa kishte ngecur dhe palët ishin në ngërç, në një komunikim me një person të tretë, Radovani ankohet për Ndrecën, por thotë se i vinte turp ta adresonte problemin me ministrin.

    “Të lutem mos i thuj gja Sandrit për atë punën qe me Plarentit, se më vjen turp dhe nuk du me i hi atyne diskutimeve…”, shkruan Radovani. Në bisedë lihet të kuptohet se ata kishin tentuar ta bindnin Lleshajn ta hiqte Ndrecën, por ai nuk ua kishte dëgjuar këshillën. “Na e kena për detyrë si mik me i folë për gjana të randësishme, mandej gjithkush din vetë çka ban,” shkruan Radovani në përgjigje të mesazhit ku i thohet se ish-ministrit i ishte folur keq për Ndrecën.

    Prokuroria po ashtu ka gjetur edhe një mesazh që lë të kuptohet se Ndreca priste diçka nga afera, që në kërkesë përshkruhet si “rimbursim”, por hetimet nuk kanë shkuar përtej kësaj pike. “Nga ana tjetër, Plarenti po më thonte, se a zgjidhet me policinë apo me MB (Ministrinë e Brendshme), ato që ai ka dhënë për projektin, janë già të dala dhe me një fjalë pret rimbursimin”, i shkruan Radovani një bashkëpunëtori. I pyetur nga prokuroria, bashkëpunëtori ka mohuar të dijë për rimbursimin dhe çfarë forme do të kishte ai./BIRN

  • Meksikë/ Autobusi përplaset me kamionin, 8 të vdekur dhe disa të plagosur

    Meksikë/ Autobusi përplaset me kamionin, 8 të vdekur dhe disa të plagosur

    Një tragjedi ka ndodhur në Meksikë, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

    Sipas mediave të huaja, një autobus u përplas me një kamion në Veracruz, mes qyteteve Xalapa dhe Perote. Nuk dihet ende si ndodhi aksidentit, teksa autobusi pësoi dëmtime të mëdha nga përplasja.

    Të lënduarit janë transportuar në spital raportojnë autoritetet vendase, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal të trafikut.

  • Edi Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë! Arsyeja…?!

    Edi Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë! Arsyeja…?!

    Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me “Shkodra Elektronike” që fituan Fest 63, ka rrëfyer se prej shumë kohësh nuk e ndjek Festivalin e RTSH-së

    “Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin”, iu drejtua Rama, Beatriçe Gjergjit and Kolë Lacës, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”.

    Sa i përket arsyes, kreu i qeverisë u shpreh se “mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë”, duke shtuar se nuk do e ndjekë më ndonjëherë Festivalin e RTSH-së.

    Edi Rama: Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin.

    Mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë. E di që nuk kam dhe nuk pretendoj të kem të drejtë, por ja kështu është nuk e kam ndjekur.

    Për hir të vërtetës kur nuk e ndoqa edhe këtë herë, nuk besoj se kam për ta ndjekur ndonjëherë.

    Por kurrë mos thuaj kurrë, por nuk jemi këtu për mua dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë mendoj unë, apo çfarë them unë për Festivalin. Rëndësi ka se çfarë thoni ju për krijimtarinë tuaj dhe këtë eksperiencë sepse jeni fituesit.

    Përpara ka pasur raste kur fituesi apo fituesja kanë qenë kontroversë, ose kanë krijuar kundërshti në mjedisin publik, por këtë herë ka një konsenus që fituesit janë fituesit. Kështu që akoma më mirë.