Author: editor

  • Lirohet nga burgu boksieri shqiptar Florian Marku

    Lirohet nga burgu boksieri shqiptar Florian Marku

    Boksieri shqiptar Florian Marku është liruar nga burgu. Pak ditë më parë Marku u ndalua në Gjermani me qëllim ekstradimin për në Greqi.

    Ky arrestim erdhi si pasojë e një incidenti të ndodhur shtatë vite më parë.

    Marku ishte në kërkim për një incident të ndodhur në Selanik shumë vite më parë dhe tani duhet të vuajë dënimin me burg.

    Deri në fund të procedurave të ekstradimit, Marku do të jetë i lirë, por me kusht që nuk duhet të largohet nga Gjermania.

  • Aksident tragjik në Itali, vdes 44-vjeçari shqiptar

    Aksident tragjik në Itali, vdes 44-vjeçari shqiptar

    Një 44-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali. Sipas mediave vendase, policia e gjeti Eduart Shakën jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.

    Nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari shqiptar, banues në Nervesa della Battaglia, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti i shqiptarit, Fiat Punto, është goditur ballë për ballë nga një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçar italian.Ai udhëtonte me një automjet tip Golf.

    Autoritetet italiane urdhëruan kryerjen e autopsisë, ndërkohë 5Carbonera, është marrë nën hetim. Golfi i drejtuar nga 53-vjeçari, ndodhej në korsinë e kundërt për arsye ende të paqarta dhe është përplasur kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.

    Ndërsa përplasja ishte fatale për shqiptarin, 53-vjeçari mori dëmtime të lehta dhe u transportua në spitalin e Trevisos.

    I lindur në Durrës, Eduart Shaka, i cili jetonte me vajzën e tij, u transferua në Itali në vitin 2010. Në provincën e Trevisos ai kishte gjetur terren të përshtatshëm për të zhvilluar aftësitë e tij dhe që nga viti 2019 ai menaxhonte me sukses një biznes zdrukthtarie me një person tjetër në Nervesa.

  • Ja momenti kur 54-vjeçari tenton të djegë familjen e tij në Bathore, gruaja tregon tmerrin (VIDEO)

    Ja momenti kur 54-vjeçari tenton të djegë familjen e tij në Bathore, gruaja tregon tmerrin (VIDEO)

    Ky është momenti kur Bashkim Domi 54-vjeç, me benzinën e fshehur nën xhaketë futet në banesën e tij në Bathore dhe i vë flakën mesditën e 25 dhjetorit.

    Nën efektin e alkoolit, 54-vjeçari ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshorten të cilët ndodheshin Brenda banesës në momentin që ai i vuri flakën.

    Top Channel ka siguruar edhe pamjet kur njëra nga vajzat është prekur nga flakët.

    Një pjesë e banesës dhe mobiliet janë djegur nga flakët. Bashkëshortja e tij, tregon tmerrin që ka përjetuar bashkë me fëmijët.

    “Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte future në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Unë dhe djali nuk e di si kemi e kemi ndaluar”-tregon ajo.

    Gruaja e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, tregon se ajo prej vitesh ka vuajtur nga dhuna që ushtronte bashkëshorti mbi të dhe fëmijët.

    “Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Psikologjikisht dhe fizikisht, në 2017 më ka djegur me tenxheren e fasuleve. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje”.

    54 vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.

  • “Parashqevia do takohet me ish-bashkëshortin dhe djalin”/ Deklarata e familjes Nofle: Nuk donim ta ndanim nga Luka, por…

    “Parashqevia do takohet me ish-bashkëshortin dhe djalin”/ Deklarata e familjes Nofle: Nuk donim ta ndanim nga Luka, por…

    Këngëtarja Parashqevi Simaku, do të takohet me djalin e saj dhe me ish-bashkëshortin Robert Nolfe.

    Lajmin e ka bërë të ditur biznesmeni shqiptar që ndodhet në New York, Elton Ilirjani. Teksa shprehet se takimi do ndodhë së shpejti, ai bën thirrje që të ndalen kërcënimet ndaj familjes Nolfe.

    “Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robert, djalin dhe Parashqevi Simaku do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë kërkoj publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe. Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun”-shkruan biznesmeni Ilirjani.

    Po ashtu, Ilirjani ka ndarë edhe një deklaratë të familjes Nolfe, e cila shprehet se nuk ka dashur kurrë ta largojë Parashqevi Simakun nga djali i saj.

    “Deklaratë e familjes Nolfe: Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë.

    Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të dashur. I uroj Parashqevisë gjithë të mirat që i nevojiten për jetuar një jetë të lumtur dhe të mirë me djalin dhe familjen e saj. Isha në këtë situatë duke i besuar Robertit, E dija që ajo ishte një këngëtare nga Shqipëria si një yll adoleshent, por me të vërtetë nuk dija shumë për të”-është mesazhi që ka ndarë në Instagram Elton Ilirijani.

  • Këmbimi valutor, 28 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro…

    Këmbimi valutor, 28 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro…

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.5 lekë dhe do shitet me 94.5 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

  • Sherri i Olta Gixharit me Gertën, çfarë ndodhi mes dy motrave! Krisja e marrëdhënies së tyre

    Sherri i Olta Gixharit me Gertën, çfarë ndodhi mes dy motrave! Krisja e marrëdhënies së tyre

    Gerta Gixhari është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Gazetarja, e cila prej disa vitesh njihet në treg, është, gjithashtu, edhe motra e Olta Gixharit. Që në kohën që aktorja ishte pjesë e formatit, para 2 viteve, raporti i dy motrave kishte shumë pikëpyetje.

    Shkak për këtë u bë fillimisht mungesa e Gertës nëpër panele, e më pas fakti që dy vajzat nuk ndiqeshin. Ndonëse raporti mes tyre dukej më mirë se kurrë, kur aktorja vendosi që të dilte nga shtëpia, duket se gjërat ende nuk janë sistemuar. Mbrëmjen që Gerta hyri në shtëpinë e “Big Brother”, Olta nisi ta ndiqte në Instagramin e saj, pasi më herët aktorja nuk e kishte në listën e ndjekësve të motrën. Nga ana tjetër të vetmin reagim të sajin, Olta e bëri vetëm 4 ditë pas nisjes së lojës.

    “Kam qenë shumë e emocionuar këto 3 ditë. Kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin! Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën! Uroj të jetë kështu deri në fund. Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Faleminderit! Sot fillon loja!”, përfundon postimi.

    Prej shumë kohësh përflitet krisja e raporteve të dy vajzave, që pas përfundimit të “Big Brother” të Oltës, duket se ka vijuar, deri në ditën që Greta është futur në lojë. Shkaku i sherrit mes dy motrave nuk dihet, por ajo që dihet me siguri, është fakti se asnjëra pretë dyjave nuk ka preferuar që të flasë rreth arsyeve që i kanë çuar në këtë vendim. Pak kohë më parë, më parë dy motrat kanë dhënë një intervistë në “Wake Up” së bashku ku kanë zbuluar se nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.

    “Zgjohem me Gertën, bashkë jemi kudo. Pse ta kem në Instagram”, tha Olta me shaka, çka do të thotë se fakti që nuk ndiqen në Instagram nuk nënkupton një grindje mes tyre. Në Fun Club “BBVIP”, Ardit Çuni ka pyetur Gerta Gixharin nëse flet apo jo me motrën e saj, kur aktorja ishte pjesë e “Big Brother”.

    “Nuk kam asgjë për të sqaruar. Sepse unë përderisa jam këtu… Megi ti zihesh ndonjëherë me motrat e tua?”, u shpreh Gerta.

    Mbetet për t’u në javët në vazhdim nëse Gerta do të zgjedhë që të flasë për këtë krisje mes saj dhe motrës së saj në shtëpinë e “Big Brother”.

  • Vullnet Krasniqi e pranon në Big Brother VIP Kosova 3 se është ‘g*y’

    Vullnet Krasniqi e pranon në Big Brother VIP Kosova 3 se është ‘g*y’

    Gazetari karizmatik dhe kontravers, Vullnet Krasniqi, ka nisur rrugëtimin e tij në formatin më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3, që më 18 tetor.

    Vullneti si asnjëherë më parë është rrëfyer te ‘Vëllai i Madh’ për gjithë jetën e tij, teksa për herë të parë dhe ekskluzivisht ka pranuar homoseksualitetin e tij.

    Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.

    “Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat – unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti.

    E gjithë kjo fazë siç thotë Vullneti ka qenë e rëndë dhe depresive, teksa vështirësitë e pranimit të seksualitetit të tij e bënin që të jetonte jetën mbi atë siç donin të tjerët ta shihnin. Por, siç thotë edhe vetë gazetari, të gjitha vështirësitë ishin edhe një rrugëtim i lumtur i pranimit të vetvetes.

    “Mua ky zbulim i vetvetës më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë” u shpreh Vullneti.

    Tutje, ai u shpreh se duke e ditur ndikimin e shikueshmërisë dhe thyerjes së tabuve nëpërmjet Big Brother VIP Kosova, shpreson të jetë zëri i të gjithë atyre personave që kanë vështirësi në pranimin e seksualitetit të tyre, duke dashur që të njëjtëve t’u tregojë se nuk janë vetëm dhe se duhet ta jetojnë jetën ashtu siç duan ata e jo siç duan të tjerët.

    /GazetaSinjali/

  • Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?

    Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?

    Qeniet njerëzore përbëhen nga rreth 80 për qind ujë. Çdo organ, qelizë dhe ind në trupin tonë e përdorin atë për të funksionuar siç duhet, kjo është arsyeja pse pirja e mjaftueshme e ujit çdo ditë është e rëndësishme.

    Por, çfarë ndodh nëse nuk pini mjaftueshëm ujë?

    Çfarëdo që të bëni, sigurohuni që të pini gjashtë deri në tetë gota ujë, përndryshe dehidratimi mund të shkaktojë një mori problemesh. Këtu janë disa efekte anësore:

    Kokë-dhimbje e vazhdueshme

    Një nga gjërat e para që mund të vini re kur jeni të dehidratuar është një dhimbje koke pulsuese. Nëse me të vërtetë shkaku është dehidrimi, ajo duhet të largohet menjëherë pasi të keni pirë një gotë të madhe ujë.

    Funksioni i ngadaltë i zorrëve

    “Ka receptorë uji në zorrën e trashë dhe ata tërheqin ujin nga trupi për ta bërë jashtëqitjen më të butë”, pohon eksperti shëndetësor Marjan Moghaddam. “Nëse nuk merrni ujë të mjaftueshëm, jashtëqitja e fortë dhe kapsllëku mund të jenë efekte anësore të zakonshme, së bashku me dhimbje barku dhe ngërçe”.

    Lëkurë jo e freskuar

    Dehidratimi shfaqet në fytyrën tuaj në formën e një lëkure të thatë që duket më pak rrezatuese, e shëndoshë dhe elastike.

    Lodhja

    Nëse nuk po rimbushni marrjen e lëngjeve, nivelet tuaja të energjisë mund të bien dhe mund të përjetoni lodhje dhe mjegull të trurit. Kështu që herën tjetër që të kapni një filxhan kafe, shikoni nëse është uji që ju nevojitet.

    Shtoni peshë

    “Ndonjëherë njerëzit ngatërrojnë etjen me urinë dhe hanë më shumë, por në të vërtetë ata thjesht duhet të pinë më shumë”, thotë Dr. Moghaddam. “Ndonjëherë nëse pini një gotë ujë, shenjat e urisë do të largohen”. /Telegrafi/

  • Çmenduri në Peqin-Elbasan, makina “fluturon” me 202 km/h

    Çmenduri në Peqin-Elbasan, makina “fluturon” me 202 km/h

    Policia Rrugore në aksin Peqin-Elbasan, ka hasur në një makinë, e cila lëvizte me shpejtësi të çmendur deri në 200 km/orë.

    Sipas njoftimit, shoferët që kanë ecur me shpejtësi të lartë janë ndëshkuar me masa maksimale dhe heqje 8 pikë nga patenta. Policia Rrugore bën thirrje për moderim të shpejtësisë.

    “Shpejtësia vret jetën!

    198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë.
    Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.

    Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
    Policia Rrugore apelon dhe njëhere për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.

  • “Çfarë ylli je”, fotografi Fadil Berisha ndan momentin emocionues nga takimi me Parashqevi Simakun

    “Çfarë ylli je”, fotografi Fadil Berisha ndan momentin emocionues nga takimi me Parashqevi Simakun

    Fotografi i njohur me famë botërore, Fadil Berisha, ka ndarë një moment të veçantë me artisten e njohur shqiptare Parashqevi Simaku gjatë një takimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ky takim, i mbushur me emocione dhe respekt të ndërsjellë, shënon një rikthim në kujtime dhe vlerësim për kontributet e tyre në art dhe kulturë.

    Berisha, i cili ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në fushën e fotografisë në SHBA, e vlerësoi Simakun për rolin e saj si pionere e modernizmit në muzikën dhe artin shqiptar. “Është shumë bukur që shohësh të gjithë njerëzit që tregojnë dashuri për ty.

    Ti e di çfarë ylli je. Ishe e para që solli nga Shqipëria modernizmin në muzikë dhe art,” u shpreh Berisha, duke ndarë respektin e tij për figurën ikonike të këngëtares.

    Nga ana tjetër, Parashqevi Simaku vlerësoi arritjet e Fadil Berishës dhe e përmendi si një shembull frymëzimi për shqiptarët kudo në botë. Gjatë bisedës, ajo kujtoi dhe aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Jim Belushi, si dhe shprehu mirënjohjen e saj ndaj Elton Ilirjanit, të cilin e quajti “shpëtimtarin e saj”.

    Ky takim i rrallë mes dy ikonave shqiptare është një dëshmi e lidhjes së fortë që arti dhe kultura krijojnë mes njerëzve, pavarësisht largësisë dhe kohës. Fadil Berisha dhe Parashqevi Simaku vazhdojnë të frymëzojnë me kontributet e tyre dhe të tregojnë se rrënjët shqiptare mbeten gjithmonë burim krenarie dhe vlerash të përbashkëta.