Author: editor

  • ”The Plein Hotel” në Tiranë, ja struktura luksoze në qendër të kryeqytetit shqiptar

    ”The Plein Hotel” në Tiranë, ja struktura luksoze në qendër të kryeqytetit shqiptar

    The Plein Hotel, marka e njohur e stilistit me famë botërore Philipp Plein, e përuruar vetëm tre muaj më parë në Milano, ka zgjedhur Tiranën si qytetin e parë për t’u zgjeruar jashtë Italisë. Një lajm i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar, pasi për herë të parë një brand i këtij liveli vjen në Shqipëri.

    Grupi Plein ka nënshkruar së fundi marrëveshje ekskluzive me kompaninë shqiptare që operon në fushën e pronave të patundshme, X One shpk, e drejtuar nga Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, e cila nga ana e saj ka nisur punën për ndërtimin e projektit ambicioz, Grand Park Skyline në zemër të Tiranës, në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial (te ish Garda e Republikës).

    Struktura luksoze Grand Park Skyline, që përfshin 3 kulla (dy rezidenciale dhe një hotel) është projekti më i ri në kryeqytetin shqiptar, i cili do të ndryshojë horizontin e Tiranës, ndërsa marrëveshja me grupin e Philipp Plein synon të krijojë një hapësirë të jashtëzakonshme luksi, mode dhe argëtimi, duke e transformuar atë në një destinacion ekskluziv.

    Një eksperiencë luksoze me emrin Philipp Plein

    Kullat e projektuara nga arkitekti i njohur zvicerian, Valerio Olgiati, përfshijnë një hotel me 5-yje, që tani do të mbajë emrin brand The Plein Hotel, me të paktën 150 dhoma, 100 rezidenca me shërbime 24/7, e menduar për një klientelë të zgjedhur. Në brendësi të kompleksit do të jetë edhe një lokal brand me emrin Philipp’s, një restorant japonez ‘Sukaru Ba’ dhe një klub ekskluziv ‘Crystal Beach’, të gjitha sipas modelit të testuar tashmë me sukses nga The Plein Hotel i Milanos. Çdo detaj i projektit do të reflektojë brandin e markës, me një dizajn unik dhe një ofertë shërbimesh që do të pasqyrojë luksin dhe stilin karakteristik të Philipp Plein. Dizajni i brendshëm do të kurohet personalisht nga fashion designer-i bavarez dhe ekipi i tij i arkitektëve, për të garantuar një eksperiencë unike dhe në koherencë me vlerat e markës së famshme.

    E ardhmja e luksit në Tiranë

    Ky projekt ambicioz përfaqëson jo vetëm një hap domethënës për zgjerimin ndërkombëtar të markës, por konsolidon edhe pozicionin e X One si lider në fushën e hotelerisë së luksit në Shqipëri. Koha e parashikuar e ndërtimit të Grand Park Skyline është afërsisht 5 vjet, me një hapje të pritshme rreth vitit 2030, ndërkohë që prenotimet për rezidencat e luksit kanë filluar prej një muaji.

    “Jemi shumë të lumtur që, për një pronë kaq unike në panoramën europiane, është zgjedhur marka Philipp Plein dhe formatet tona të hotelerisë, argëtimit dhe gastronomisë”, tha Philipp Plein, stilist dhe drejtor ekzekutiv i Grupit Plein. “Jemi të sigurt se bashkëpunimi midis ekipit tonë dhe kompanisë X One do të na mundësojë të krijojmë hapësira unike dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e çuar nivelin e shërbimit dhe prestigjin e markës sonë në një dimension të ri shërbimi dhe marrëdhënieje me klientin. Mezi presim të sjellim ekskluzivitetin e markës dhe stilit tonë në hapësirat e jashtëzakonshme të Grand Park Skyline”, tha ai.

    “Ne vendosëm në mënyrë strategjike”, tha Ylli Ujka, CEO i X One, “të krijojmë këtë partneritet me një nga markat më ekskluzive në skenën ndërkombëtare, të njohur si ndër më solidet dhe me potencialin më të madh të rritjes në sektorin kryesor të luksit, stili dhe avangarda e të cilit besojmë se janë në përputhje me ofertën tonë.”

    Carmine Rotondaro, Këshilltar i Biznesit i Grupit Plein, i cili negocioi marrëveshjen me X One, deklaroi se “për Grupin Plein, kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër gur themeli në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të markës Philipp Plein dhe të pikave të saj të hotelerisë, argëtimit dhe gastronomisë. Është gjithmonë një privilegj i madh të kontribuosh në një bashkëpunim të këtij niveli të lartë për një projekt, i cila është i destinuar të bëhet një nga pikat e referimit të Tiranës dhe Shqipërisë.

  • Parashikimet e frikshme të Baba Vangës dhe Nostradamus: Europa mund të zhyset në kaos në 2025

    Parashikimet e frikshme të Baba Vangës dhe Nostradamus: Europa mund të zhyset në kaos në 2025

    Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim rrëqethës për vitin 2025 që mund ta bënte Evropën të rrënuar.

    Dyshja legjendare mistike la një profeci të ngjashme të frikshme duke detajuar se si Britania dhe i gjithë kontinenti Evropian mund të zhyten në kaos gjatë 12 muajve të ardhshëm.

    Astrologu i lashtë francez Michel de Nostredame, i njohur më shpesh si Nostradumus, ka qenë i njohur për parashikimet e tij të sakta në të ardhmen.

    Parashikimet e tij për 2025 mund të rezultojnë të jenë më të rëndësishmet, nëse janë të sakta, pasi ai paralajmëroi se “fuqitë e mëdha do të përplasen”.

    Kjo mund të lidhet me disa konflikte që shpërthejnë aktualisht në të gjithë globin me shumë rajone të vendosura në buzë të një konflikti.

    Por mjeku i shekullit të 16-të e çoi profecinë e tij një hap më tej dhe shkroi se si “tokat e Evropës ” do të përfshihen në “luftëra mizore”.

    Ai gjithashtu parashikon “një ulje të ndikimit të vendeve perëndimore” si dhe një “shfaqje të fuqive të reja botërore”.

    Nostradamus ka sugjeruar gjithashtu se Anglia do të përballet me një murtajë të lashtë të ringjallur të cilën ai e quajti një “murtajë e madhe nga e kaluara”.

    BABA VANGA

    Ndërkohë, bullgarja e verbër Baba Vanga ka thënë gjithashtu se popullsia e Evropës është në rrezik të madh vitin e ardhshëm.

    Baba Vanga, me emrin e vërtete Vangeliya Pandeva Gushterova e lindur në 1911, është respektuar prej kohësh për parashikimet e saj të sakta nga ardhja e Putinit në pushtet, sulmet e 11 shtatorit dhe fitoren historike të zgjedhjeve të Barack Obamës.

    Duke ndjekur një model të ngjashëm me profecinë e Nostradamusit, Baba besonte se Evropa mund të vuante nga katastrofa dhe fatkeqësi natyrore dhe sëmundje.

    Ajo paralajmëroi se tërmetet shkatërruese mund të bëjnë kërdi në të gjithë globin në vitin 2025 me Evropën që do të jetë më e prekura.

    Këto ngjarje sizmike do të rezultojnë në humbje jete, zhvendosje masive dhe dëmtime të mëdha në shtëpi dhe ndërtesa, parashikoi ajo.

    Pak para vdekjes së saj në 1996, gruaja e moshuar la pas një paralajmërim të keq që me sa duket i referohej ekzistencës së Luftës së Tretë Botërore.

    Brenda profecisë ajo tha gjithashtu: ” Rusia jo vetëm që do të mbijetojë, por do të dominojë botën”.

    Baba e ka mbajtur gjithmonë në konsideratë Putinin përmes parashikimeve të saj me një që erdhi në 1979 duke thënë: “Të gjitha do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një mbetet i paprekur – lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë .”

  • Incident i papritur në shtëpinë e Big Brother, Rozana Radi përplas kokën me xhamin e derës së jashtme

    Incident i papritur në shtëpinë e Big Brother, Rozana Radi përplas kokën me xhamin e derës së jashtme

    Në shtëpinë e Big Brother VIP 4 ka ndodhur një incident i papritur, ku Rozana Radi përplasi kokën me xhamin e derës së jashtme teksa po tentonte të dilte në oborr.

    Menjëherë pas ngjarjes, banorët e tjerë iu afruan për ta ndihmuar, duke treguar kujdes dhe solidaritet.

    Rozana, megjithatë, vendosi të kalonte situatën me humor, duke thënë: “U bëra meme,” dhe duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.

    Incidenti u shndërrua shpejt në një moment argëtues për të gjithë shtëpinë, duke treguar aftësinë e Rozanës për të marrë situatat me sportivitet.

  • Nga shpërthimi në jaht te atentati në Athinë , Artan Hoxha zbulohen detaje tronditëse për Edmond Hysën: Mund të ketë …

    Nga shpërthimi në jaht te atentati në Athinë , Artan Hoxha zbulohen detaje tronditëse për Edmond Hysën: Mund të ketë …

    Gazetari Artan Hoxha solli në një emision televziziv detaje të reja mbi personin që mbeti i plagosur në atentatin e 15 dhjetorit në Athinë ku humbi jetën 47-vjecari Irakli Davella.

    Ai sjell një episod interesant kur ky person është tentuar të eleminohet gjatë një shëtitje me jaht në Vlorë pas ardhjes nga Dubai në Shqipëri.

    “Ngjarja e 15 dhjetorit në Athinë, atentati ndaj Irakli Davellës dhe sidomos ndaj Edmond Hysës i cili ka marrë një plumb në bark dhe një në kokë. Këto lloj të shtënash janë nga komando. Aty u tha Lulo por në fakt është Edmond Hysa, një personazh shumë i rëndësishëm”, tha Hoxha.

    Gazetari Artan Hoxha shtoi se personi që i shpëtoi këtij shpërthimi në jaht por mbeti i plagosur te atentati i 15 dhjetorit në Greqi, Edi Lulo, në të vërtetë është Edmond Hysa.

    “Në verë këtij personi i është bërë një atentat dhe ka dështuar. I është vendosur eksploziv në jahtin që kishin marrë me qera 13 veta, miq që kishin ardhur nga Dubai në Vlorë. Eksplozivi është vendosur në momentin që jahti ka qenë në furnizim dhe kur ata kanë dalë në det është aktiviuzuar shpërthimi. Për fatin e tyre të mirë kapsolla ka lëvizur nga eksplozivi dhe ka shpërthyer vetëm kapsolla dhe ata janë hedhur në det dhe kanë qëndruar disa orë deri sa ka ardhur dikush që i ka ndihmuar dhe i ka nxjerrë në breg. Ky është një personazh i lidhur me grupet më të fuqishme të narkotrafikut të viteve të fundit por skuadrën më të fortë të tij të qitsave ai e ka pasur në Athinë. Ju kam thënë vitet e fundit se vrasësit më të ashpër dhe gjakatarë vijnë nga Greqia”, tha gazetari Artan Hoxha

  • “A thu do marr thikën e do vras …”, plas sherri mes çiftit Briseida-Jori në Big Brother VIP

    “A thu do marr thikën e do vras …”, plas sherri mes çiftit Briseida-Jori në Big Brother VIP

    Briseida dhe Jori janë çifiti i parë “i zakonshëm” që janë bërë pjesë e formatit të Big Brother Vip Albania të shtunën.

    Çifti Briseida dhe Jori janë një konkurent i vetëm, ajo është më e madhe në moshë dhe shumë xheloze, ndërsa ai vetëm 27-vjeç. Ndërsa treguan se janë njohur dhe dashuruar në Tik Tok, çifti deklaruan se do bëhen prindër brenda shtëpisë.

    Por duket se marrëdhënia mes tyre po ndryshon këto ditë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Borëbardhës.

    Një debat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Jorit dhe Briseidës. Kjo për shkak se Briseda mendon se gjatë një loje nga Vëllai i Madh, Jori e kishte tërhequr gjë të cilën ai e mohon.

    Jori: Të kërkoj 500 herë falje a thu do marr thikën do vras veten tani

    Briseida: Jo ske pse vret veten

    Jori: Të kërkoj falje meqë të paska dhembur ty edhe pse nuk e mbaj mend që të kam tërhequr

    Briseida: Më dhembi dora dhe nëse e bën prap nuk e di ca do bëj nëse e bën prap dhe më dhemb trupi një fije floku po të paralajmëroj mund ta humbas kontrollin nuk e di ca do bëj.

  • Aksident masiv në aksin Lezhë-Milot, raportohet për disa të plagosur

    Aksident masiv në aksin Lezhë-Milot, raportohet për disa të plagosur

    Një aksident masiv është shënuar ditën e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

    Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre makina, ku njëra ka përfunduar pranë një karburanti që ndodhej aty pranë.

    Burime për media bëjnë me dije se disa persona kanë mbetur të plagosur, por që ende nuk diheet se në çfarë gjendje paraqiten. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • “Hetim keqdashës, i qëllimshëm e në kundërshtim me ligjin”, avokatët e familjes Veliaj: U vu në hetim që në mars dhe u mbajt e fshehtë!

    “Hetim keqdashës, i qëllimshëm e në kundërshtim me ligjin”, avokatët e familjes Veliaj: U vu në hetim që në mars dhe u mbajt e fshehtë!

    Mbrojtja juridike e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një koment në lidhje me hetimin e SPAK dhe mënyrën sesi është menaxhuar informacioni i shpërndarë ndaj këtij hetimi.

    Publikimi i argumenteve ligjore të Veliajt vjen pasi SPAK reagoi me një njoftim zyrtar ku rendiste katër veprat penale që po heton.

    Sipas mbrojtjes së Veliajt, rrëzohen të gjithë argumentin e përdorur ndaj SPAK, duke e konsideruar hetimin si keqdashës, të qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin.

    Hetim keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin

    1. Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm

    • Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor.
    • Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet E.V.
    • Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të EV, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit.

    2. Fshehja e faktit të vendosjes në hetim të EV dhe familjes

    • EV dhe familja e tij janë vënë në hetim faktik që në muajin mars 2024, por ky fakt është mbajtur i fshehtë nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”.

    • Megjithatë, veprimet hetimore të kryera kanë qenë të përqendruara realisht te persona konkretë, duke krijuar situatën e një hetimi substantivisht individual ndaj EV (dhe të tjerëve), pa e njoftuar zyrtarisht këtë status.

    3. Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat

    • Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.

    • Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar.

    4. Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”

    • Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.

    5. Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për EV dhe AX

    • Edhe pse EV dhe AX janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës.

    6. Tejkalimi i afateve hetimore

    • Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj EV dhe AX kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë.

    7. “Fishing expedition”

    • Hetimi duket i qëllimtë ndaj një individi, jo për një vepër penale të caktuar, por për vetë personin (E.V), me synimin për ta kapur medoemos në një shkelje, qoftë penale apo administrative.

    8. Dalja në media e informacioneve mbi hetimin

    • Informacione të ndryshme lidhur me hetimin janë transmetuar në media, duke krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë. Kjo ka nxitur një perceptim publik të fajësisë së EV, duke dëmtuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke cenuar barazinë e palëve në proces.

    • Një veprim i tillë mund të përbëjë shkelje të rënda, qoftë përmes dashjes apo neglizhencës, pasi përbën keqadministrim të hetimit dhe dëmton integritetin e procedurës penale./top channel

  • Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Dinamos dhe Kombëtares/ Duka shpreh ngushëllimet: Lojtar elegant

    Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Dinamos dhe Kombëtares/ Duka shpreh ngushëllimet: Lojtar elegant

    Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare Stavri Lubonja ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, ish-futbollisti i njohur i Dinamos kampione të viteve ’60.

    Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e gjatë ndërsa sot mbylli sytë përgjithmonë në Nju Xhersi. Lubonja ka qenë pjesë e ekipit kombëtar si dhe trajner e zyrtar pranë klubit blu.

    Lubonja e kaloi karrierën e tij gjashtëvjeçare si futbollist me klubin kryeqytetas Dinamon, duke fituar tre kampionate. Gjatë sezonit 1959, Lubonja ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 11 gola, me Dinamon, e cila përfundoi në vendin e 3-të.

    “Një lajm i trishtë për komunitetin e futbollit na erdhi në këtë fundvit. Është ndarë nga jeta Stavri Lubonja, ish-sulmues i shquar i viteve 1950-60 i Dinamos dhe ekipit Kombëtar. Golashënues i spikatur dhe lojtar elegant, që pasi e mbylli me futbollin e luajtur vijoi karrierën si trajner dhe drejtues i klubit Dinamo. Personalitet i vlerësuar nga i gjithë komuniteti i futbollit për natyrën e çiltër dhe respektin që kishte për njerëzit e futbollit dhe kolegët. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Lubonja dhe të afërmve e miqve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruan presidenti i FSHF-së, Armand Duka në postimin e tij.

  • 54 vjeçari, kërcënon gruan dhe fëmijët, më pas i vë zjarrin banesës në Kamëz

    54 vjeçari, kërcënon gruan dhe fëmijët, më pas i vë zjarrin banesës në Kamëz

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz, ku një 54-vjeçar ka kërcënuar me jetë gruan dhe fëmijët, ndërsa më pas i ka vënë zjarrin banesës.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tuk Jakova”, ku shtetasi Bashkim Domi, 54 vjeç, dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan Newsbomb.al

    Njoftimi i policisë:Kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tuk Jakova”, një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij, menjëherë kanë organizuar punën për vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç.Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Plas sherri mes çiftit Briseida-Jori në BBV: Po humba kontrollin nuk e di ça mund të të bëj

    Plas sherri mes çiftit Briseida-Jori në BBV: Po humba kontrollin nuk e di ça mund të të bëj

    Briseida dhe Jori janë çifiti i parë “i zakonshëm” që janë bërë pjesë e formatit të Big Brother Vip Albania të shtunën.

    Çifti Briseida dhe Jori janë një konkurent i vetëm, ajo është më e madhe në moshë dhe shumë xheloze, ndërsa ai vetëm 27-vjeç. Ndërsa treguan se janë njohur dhe dashuruar në Tik Tok, çifti deklaruan se do bëhen prindër brenda shtëpisë.

    Por duket se marrëdhënia mes tyre po ndryshon këto ditë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Borëbardhës.

    Një debat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Jorit dhe Briseidës. Kjo për shkak se Briseda mendon se gjatë një loje nga Vëllai i Madh, Jori e kishte tërhequr gjë të cilën ai e mohon.

    Jori: Të kërkoj 500 herë falje a thu do marr thikën do vras veten tani

    Briseida: Jo ske pse vret veten

    Jori: Të kërkoj falje meqë të paska dhembur ty edhe pse nuk e mbaj mend që të kam tërhequr

    Briseida: Më dhembi dora dhe nëse e bën prap nuk e di ca do bëj nëse e bën prap dhe më dhemb trupi një fije floku po të paralajmëroj mund ta humbas kontrollin nuk e di ca do bëj.