Author: editor

  • Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët

    Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët

    Tiranë- Gjykata e Posaçme e shkallës së parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e dosjes “Metamorfoza 2” për proces gjyqësor në themel ndaj 8 anëtarëve të një grupi kriminal, mes të cilëve edhe ish-kryepolici Erzen Breçani dhe ish-komisari i Kombinatit në KOmisariatin nr. 6, Dedan Gjoni.

    Për një nga anëtarët e grupit u pushua çështja e armëmbajtjes, për shkak se vepra penale ishte amnistuar.

    Kurse të tjerët akuzohen për trafik droge, sigurim i kushteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

    Njoftimi:

    Kurse të tjerët akuzohen për trafik droge, sigurim i kushteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

    Njoftimi:

    1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti,

    Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani”.

    2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024,vendosi:

    I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:

    1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuarapërkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

  • Shqiptari që vrau gruan, gjykata e dënon me burgim të përjetshëm

    Shqiptari që vrau gruan, gjykata e dënon me burgim të përjetshëm

    Edmond Lajqi, një shqiptar nga Peja që vrau me armë gruan e tij, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur atë fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë”, kurse akuza tjetër për “armëmbajtje pa leje” është rrëzuar.

    Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij po në Pejë. Në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2024, ai e ka pranuar fajësinë.

    Një ditë para vrasjes Edmond Lajqi ka shkuar në spital ku ka qëndruar me nënën e tij, e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në shtëpi ku prezent ka qenë vajza e mitur.

    Me qëllim që të qëndronte vetëm me gruan, Edmond Lajqi i ka kërkuar vajzës që të shkonte në dyqan për të blerë diçka. Teksa gruaja ka qenë e ulur në divanin e sallonit kryesor të shtëpisë, Lajqi ka nxjerr armën e zjarrit dhe e ka qëlluar në ballë.

    “I pandehuri me armën e lartcekur ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës e cila është konstatuar si në raportin e Mjekësisë Ligjore.

    I pandehuri pas vrasjes largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, ku të njëjtit i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë””, thuhet në aktakuzë.

  • Filmi më i dashur për të gjithë, ja sa para ka fituar aktori Macaulay Culkin nga filmi “Home Alone”

    Filmi më i dashur për të gjithë, ja sa para ka fituar aktori Macaulay Culkin nga filmi “Home Alone”

    Aktori Macaulay Culkin, është i njohur për rolin e tij si Kevin McCallister në serialin “Hom e Alone”. Për Home Alone (1990), Culkin fitoi 100,000 dollarë.

    Ndonëse kjo mund të duket e ulët në krahasim me standardet e sotme, suksesi dërrmues i filmit krijon terrenin për fitime të mëdha.

    “Home Alone”, fitoi mbi 470 milionë dollarë në mbarë botën. Për Home Alone 2: Lost in New York (1992), paga e Culkin u rrit në 4,5 milionë dollarë, një rritje e konsiderueshme nga të ardhurat e tij fillestare.

    Megjithatë, fitimi i tij i vërtetë erdhi nga një marrëveshje fitimprurëse që përfshinte një përqindje të të ardhurave të filmit.

    “Home Alone 2”, fitoi afro 360 milionë dollarë dhe Culkin mori 5% të këtij totali, duke shtuar 18 milionë dollarë shtesë në fitimet e tij.

    Përveç këtyre fitimeve, Culkin vazhdon të përfitojë nga transmetimet vjetore të festave të Home Alone, duke marrë miliona honorare pasi filmi mbetet nga kryesorët e Krishtlindjeve në mbarë botën.

    Pasuria neto e Culkin, sot vlerësohet në 18 milionë dollarë, një dëshmi e karrierës së tij të suksesshme të hershme.

    Gjatë gjithë viteve 1990, ai ishte një nga aktorët fëmijë më të paguar, duke fituar miliona nga filmat si My Girl, Richie Rich dhe The Good Son.

    Të ardhurat e tij të kombinuara nga rolet kryesore midis viteve 1989 dhe 1994, arrijnë në 23.5 milionë dollarë.

    Macaulay Culkin, është i interesuar të rikthehet në serialin që i solli famë botërore. Së fundmi, ai ka vizituar Louisville ku ka ndjekur një shfaqje të komedisë “Home Alone”.

    Fansat e tij ishin të interesuar nëse ai do të kthehej në serialin e famshëm dhe Culkin zbuloi se ai duhej të shfaqej në një nga filmat e mëvonshëm, por planet dështuan.

    Ai deklaroi se është i hapur për t’u rikthyer dhe ka ide për një vazhdim, por aktualisht nuk ka kohë për të shkruar një skenar, pasi është i përkushtuar për të rritur djemtë e tij.

  • E BUJSHME! Lidhja e efektivëve me krimin, gazetari: Nën hetim 444 punonjës policie, ja si u zbuluan

    E BUJSHME! Lidhja e efektivëve me krimin, gazetari: Nën hetim 444 punonjës policie, ja si u zbuluan

    Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nga Janari deri në Dhjetor të këtij viti ka qenë korrupsioni në radhët e policisë, shpërdorimi i detyrës, si dhe lidhjet që ata kanë me persona të inkriminuar, apo personazhe të botës së krimit.

    Gjatë vitit 2024, AMP ka bërë në prokurori 291 referime për 444 punonjës policie, për vepra të ndryshme penale.

    Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një studio televizive, se është rritur dukshëm numri i inkriminuarve në radhët e policisë, por për të korrupsion bëjnë policët rrugorë që marrin 10 mijë lek shoferëve teksa ata që përfshihen në krime nuk janë iniciuar si hetim nga AMP.

    “Ka një rritje me vitin e kaluar dhe me vitet e tjera por kjo nuk do të thotë ndonjë performancë e jashtëzakonshme e kësaj agjencie, sipas një analize që bej se si e shoh ujë,

    Rritja ka ardhur si pasojë e një trysnie të madhe të opinionit publik qoftë edhe te medias por të mos harrojmë se ky është viti kur kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë tërë kohës e ka shënjestruar policinë duke deklaruar se kupola e Policisë ka njerëz të inkriminuar dhe nuk gjen dot bashkëpunim me policinë.

    Deklarata e tij është bërë disa herë dhe kur Prokuroria speciale e cila në sytë e opinionit publik është maja e Ajsbergut në këtë vend, dhe ka një mbështetje popullore pavarësisht krahëve politik po ta shohësh SPAK është mbi palët në sytë e opinionit, unë do thoja se është bërë pak.

    Korrupsion janë ato më 10 mijë lekësha që marrin disa polic po ngelim te ato me aktivitete kriminale.”

    Për gazetarin Bregu, lidhja e efektivëve me krimin doli nga përgjigjet e prokurorëve të SPAK e jo nga inicimi i AMP-së, e cila si agjenci, ende nuk e ka arritur pavarësinë e saj.

    “Të gjithë ata aty janë si pasojë e Sky dhe Encrochat që ka gjetur SPAK, se jam dakord po ta marrim si shifër është hera e parë që godasim pak dhe shifra na bën të mendojmë se Po kemi dhënë një goditje të madhe, por ka ndryshime.

    Pavarësisht se arrestimi në fjalë duke qenë se janë policë, jo se e ka nis AMP hetimin për një drejtues të lartë, i ka dal SPAK në letra, në përgjigjet e Sky dhe Encrochat dhe si detyrim është proceduar që një kolegu nuk mund ta arrestoj kolegut dhe e bën AMP që është agjenci e pavarur.

    Këtu është thelbi dhe mendoj se duhet të bëjmë diskutimin. A janë këto shifra kaq të larta, për shpërdorim detyre dhe korrupsion sepse këto nuk ndahen kurrë nga policia dhe nuk mendoj sesi pasojë e problemeve ekonomikë një polit sidomos një Policinë Rrugore ja merr dikujt 20 mijë lek.

    Lidhja me krimin është e gjitha nga hetimet e SPAK dhe si pasoj e SPAK dhe e përgjimeve të prokurorisë dhe jo se shkova ën AMP dhe them se kam dyshime se x drejtor ka lidhje me krimin dhe me këtë. Kështu nuk nisin hetim brenda AMP, sepse si agjenci nuk e kam marr ende pavarësinë siç mund ta ketë agjenci të tilla për Evropë, bote apo kudo.”

  • Berisha: Erion Veliaj është iniciatori i ndërtimit me koncesion të djegësit të Tiranës, dje “kolegët” e telendisën 5 orë…

    Berisha: Erion Veliaj është iniciatori i ndërtimit me koncesion të djegësit të Tiranës, dje “kolegët” e telendisën 5 orë…

    Ditën e sotme, gjatë një konference me gazetarët, kryetari i opozitës Sali Berisha, ka denoncuar mashtrimet e kryebashkikaut Erion Veliaj, lidhur me hetimet dhe akuzat ndaj tij.

    DEKLARATA:

    Zonja dhe zotërinj së fundi nuk mund të mos ndalem në luftën e egër që ka tejkaluar çdo përmasë, në gjirin e partisë së krimit.

    Siç e patë, Erion Veliaj njeriu që prej vitesh rrah gjoksin dhe pretendon se është dyshi dhe pak më shumë i PS-së, dje kolegët e telendisën me 5 orë të tjera, në Skapin e partisë dhe kjo erdhi pas një bastisje të shtëpisë dhe studiove të madamë Veliajt.

    Por të dashur qytetare e qytetarë. Me lutjen time të njerëzishme mbani parasysh, Erion Veliaj është bashkautori i vjedhjes së shekullit me inceneratorët. Dokumente zyrtare të pakundërshtueshme faktojnë se Erion Veliaj është iniciatori i ndërtimit me koncesion të djegësit të Tiranës.

    Dy, është njeriu që ka marrë përsipër me firmë dhe vulë, me firmën e tij se Bashkia e Tiranës dhe të qarkut të Tiranës do të përballojnë shpenzimet për ndërtimin e tij.

    Është njeri që me firmë dhe vulë është zotuar se do të ndjekë punimet e këtij objekti dhe do të rakordojë muaj për muaj edhe me situacionin për ecurinë e këtyre punimeve.
    Sot të dashur qytetare e qytetarë, nuk ekziston asnjë gjurmë për djegësin e Tiranës përveç se një mal plehrash që quhet mali Veliaj dhe një qytetar me të drejtë propozonte që një bust të vendosej mbi këtë mal dhe të ishte busti i Dumanit dhe kishte shumë të drejtë qytetari.

    Por për këtë grabitje të tmerrshme, për këtë zhdukje të 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve, Erion Veliaj nuk ka asnjë akuzë.

    Altin Dumani zgjodhi të lëshojë mandat arresti për Arben Ahmetaj i cili mbi bazën e dokumenteve zyrtare e ka kundërshtuar katër herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe herën e fundit, ka shkrojtur ‘no coment’ pasi Erion Veliaj kishte firmosur se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar financimin e tij. Jo vetëm këshilli bashkiak, por edhe këshilli i qarkut të Tiranës.

    Në këto kushte, ju garantoj se Arben Ahmetaj ka qenë në mbrojtje të kushtetutës së vendit. Pse? Sepse kushtetuta nuk lejon qeverinë qendrore të ndërhyjë në asjë projekt që merr përsipër të financojë qeveria lokale, përveç se projekte që mund të kenë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe që në këtë rast është spiral i tërë veprimesh që duhen krye për të frenuar një projekt që kërcënon sigurinë kombëtare.

    Pra ‘no comment’ i Arben Ahmetaj ka qenë respekt i Kushtetutës. Dhe Altin Dumani firmos urdhër arresti për njeriun që kundërshtoi 5 herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe nuk lëshon një pyetje të vetme për Erion Veliajn që është edhe promotori kryesor bashkë me Edi Ramën i ndërtimit të djegësit të Tiranës.

    Pra të dashur qytetarë, do të dal unë se pse është thirrur dhe pse do po dënohet. Është tjetër problem, ky është problemi i degradimit politik të Erion Veliajt.

    Pra mund të imagjinoni ju se, ky njeri që ka firmosur që në propozimin për ndërtimin e tij, ka firmosur për financimin e tij, ka firmosur për kontratën për pikë të tij, ky njeri ka firmosur për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit, ky njeri nuk ka asnjë përgjegjësi sipas Dumanit, ndërkohë që Arben Ahmetaj ‘arrestohet’, që e ka kundërshtuar 4 herë, që se ka fare as për vëzhgim as për mbikëqyrje, që nuk ka qenë dakord, që nuk e ka propozuar.

    Pra në vend të Erion Veliajt dhe Edi Ramës servilet Arben Ahmetaj si kokë turku. Dhe kjo është e vërteta. Nuk ka fyerje më të madhe për shqiptarët se kjo. Dhe kjo vetëm e vetëm sepse lalë vjedhësi fijet i ka me Edi Ramën, paratë i ka ndarë me Edi Ramën dhe shqiptarët nuk duhet të mësojnë se ku shkuan ato para, si u ndanë ato para. Nuk duhet.

    Ka një telefonatë, por nuk duan ta marrin. Le të marrin telefonatën e Ahmetajt me Lefter Kokën, ta bëjë publike SPAK, por nuk e bën dot se akuzon veten rëndë. Paratë janë ndarë midis Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

  • Të shtëna me armë zjarri në vend, një person qëllohet teksa dilte nga xhamia(emri)

    Të shtëna me armë zjarri në vend, një person qëllohet teksa dilte nga xhamia(emri)

    Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.

    Dyshohet se një person i paidentifikuar ende nga policia ka shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambientet e xhamisë pas faljes së namazit të së premtes.

    Burime bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë shtetasi Luan Tërnova.

    Ky i fundit mësohet se pasi ka raportuar ngjarjen është paraqitur në komisariatin e Bulqizës për të denoncuar rastin.

  • “Kam marrë borxhe për ushqimin e përditshëm”/ 62-vjeçarja në konflikt me të vëllanë, rrëfehet në emisionin “Me Zemër të Hapur”: Kam përfunduar 3 herë në spital nga…

    “Kam marrë borxhe për ushqimin e përditshëm”/ 62-vjeçarja në konflikt me të vëllanë, rrëfehet në emisionin “Me Zemër të Hapur”: Kam përfunduar 3 herë në spital nga…

    Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, historia e konfliktit mes vëllezërve dhe motrave ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Një rast i tillë është trajtuar për të disatën herë nga Liljana, një 62-vjeçare, e cila denoncoi publikisht ish-nusen e vëllait të saj si shkaktare të sherreve dhe debateve mes saj dhe vëllait. Ajo gjithashtu ndau shqetësimet e saj për problematikat e fëmijëve të vëllait.

    Në një lidhje telefonike, ish-nusja e vëllait hodhi akuza të shumta mbi 62-vjeçaren, duke e akuzuar edhe për probleme të shëndetit mendor. Pas transmetimit të emisionit, situata u acarua dhe konfliktet mes Liljanës dhe vëllait u intensifikuan.

    Liljana tregoi se çfarë ka ndodhur dhe cila është situata aktuale mes saj, vëllait dhe babait të tyre.

    “Ne jemi pesë fëmijë, kam katër vëllezër. Ata po bëjnë sherr me mua, dhe unë kam përfunduar tri herë në spital. Nuk kanë interesim apo përkujdesje për babain 95-vjeçar; unë nuk u kërkoj dot asgjë. Kanë jetën e tyre.

    Më vëllain, që kur u divorcuan, e kam parë se është degradua. Nuk është më në formë, nuk punon. Këtu janë tre nga fëmijët e tij; vetëm vajza e madhe ka ikur. Unë kam marrë borxhe në shoqërinë time, kam goxha borxhe dhe më vjen turp që marr ushqimin e përditshëm dhe nuk kam si ta laj”, tregoi ajo.

  • SPAK e kërkon në arrest/ Zgjidhet gjyqtari që do të ketë në dorë ‘fatin’ e Berishës

    SPAK e kërkon në arrest/ Zgjidhet gjyqtari që do të ketë në dorë ‘fatin’ e Berishës

    Gjyqtari Engert Pellumbi i Apelit të Posaçëm u përzgjodh me short për të vendosur mbi ankimimin e SPAK.

    SPAK ankimoi vendimin e GJKKO, për kthimin në “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Ish-kryeministri Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 nëntor 2024.

  • U hetua për trafik kokaine/ SPAK pushon çështjen për babain e Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg

    U hetua për trafik kokaine/ SPAK pushon çështjen për babain e Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg

    Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar dosjen në ngarkim të Selim Çekajt, i dyshuar për trafik kokaine.

    Selim Çekaj ështe babai i Arber Çekajt, ndërsa në vitin 2021 ai u dyshua për trafikimin e 49 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendit tonë.

    Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Durrësit dhe më pas kaloi për kompetencë në SPAK. Por kjo e fundit nuk gjeti prova qe te implikonin Çekajt dhe kompaninë e tij në e trafikut të drogës.

    Selim Çekaj është babi i Arbër Çekajt qe është dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramë kokainë.

  • Takimi virtual emocionues me Parashqevi Simakun, Pirro Çako: Mu mbushën sytë me lot

    Takimi virtual emocionues me Parashqevi Simakun, Pirro Çako: Mu mbushën sytë me lot

    Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako ka rrëfyer në “Wake Up” emocionet që ka përjetuar nga takimi virtual me Parashqevi Simakun.

    Ai u shpreh se ka qenë i përlotur, pasi nuk e priste që të fliste me video-call me ikonën e muzikës shqiptare.

    “Aty ka shumë dashuri sepse ka sinqeritet. Unë nuk e dija që po filmohej ngjarja. Kam qenë e emocionuar, ka qenë një bisedë e gjatë. Mua më ra një telefon dhe më dhanë Parashqevinë. Mu mbushën sytë me lot.

    Ajo vetëm me sa kuptova, ishte se kishte humbur informimin me atë që ka ndodhur në realitetin e Shqipërisë. Ajo e kishte humbur këtë gjë. Memorien e kishte shumë të mirë. Më dha detajet e takimit që ka pasur me mua”, tha Pirro Çaku.