Author: editor

  • Ekzekutoi bashkëshorten në prani të vajzave të mitura, Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm

    Ekzekutoi bashkëshorten në prani të vajzave të mitura, Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm

    Mëngjesin e 16 prillit të vitit 2024 rreth orës 8:00 në Pejë, shtetasi Edmond Lajçi, ekzekutoi bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukellës me dy plumba në kokë, në prani të vajzave të mitura.

    Edmond Lajçi, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata e Pejës, e ka shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje e rendë”, për krimin e ndodhur në 16 prill.

    Sipas aktakuzës, Edmond Lajçi, me datë 16.04.2024 rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella.

    “I akuzuari Edmond Lajçi është fajtor për shkak se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëve’. Gjykata të akuzuar Edmond Lajçi, e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm”,- thuhet në vendim.

    Lajçi e ka qëlluar dy herë me armë zjarri në kokë viktimën, teksa në banesë ndodheshin dhe dy vajzat e tyre të mitura. Ende nuk dihet se cili ishte motivi i ngjarjes, teksa pas arrestimit, autori, i dënuar më parë me gjobë për dhunë në familje, ka pranuar krimin para policisë. Gjyljeta Ukella, punonte prej dy vitesh si asistente në stomatologji. Sipas kolegëve, ajo ishte një grua shumë punëtore dhe e urtë.

  • Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

    Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës, tha se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, apo linë e majmunëve.

    I infektuari me këtë virus është një shtetas i Kosovës i moshës 30-vjeçare. IKSHPK tha se ai ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës më 24 dhjetor, pasi ishte kthyer nga Afrika Perëndimore dhe kishte simptoma sikurse temperaturë, ethe, ndryshime në lëkurë, në fytyrë në duar dhe kruarje.

    “Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit”, u tha në njoftim.

    Instituti bëri thirrje për kujdes, teksa shtoi se personat që preken nga lia e majmunëve zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare, të cilat, sipas IKSHPK-së zgjasin dy deri në katër javë.

    Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë. Zakonisht përcillet me simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal për njeriun.

    Virusi përcillet me simptoma sikurse ato të gripit, si dhe me puçrra të mbushura me qelb nëpër trup.

    Në gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e shpalli atë si emergjencë globale për shëndetin publik.

    Shpallja e një sëmundjeje si emergjencë globale për shëndetin publik, nënkupton që mund të ndahen më shumë fonde dhe të merren masa në nivel global për të parandaluar përhapjen virusit.

  • Iu Lut Zotit Kur Avioni Ishte Në Ajër, E Falenderon Nga Toka

    Iu Lut Zotit Kur Avioni Ishte Në Ajër, E Falenderon Nga Toka

    Tragjedia e rrëzimit të avionit të pasagjerëve që po udhëtonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në Rusi kishte si ngushëllim pas saj se të paktën 29 persona mbijetuan mrekullisht.

    Një video e bërë virale në mbarë botën të enjten ishte e një pasagjeri i cili i lutet Zotitkur avioni ishte në ajër përpara rrëzimit, megjithatë nuk dihej çfarë kishte ndodhur me të.

    Ndërsa po të enjten në orët e mbrëmjes janë publikuar pamjet e reja të këtij personi i cili pasi ka dalë nga avioni i rrëzuar ecën me këmbët e tij, ndez telefonin dhe bën një video të re duke falenderuar Zotin.

    Komentuesit thonë se; “Ndoshta zotëria edhe mund të mos kishte shpëtuar pasi në raste të rrëzimit të avionëve probabiliteti anon nga fatkeqësia dhe jo mrekullia, por ata shprehin respekt për gjestin e pasagjerit i cili në ato çaste kur jeta e tij dukej se ishte drejt fundit donte që lamtumirën e tij ta ndante me Zotin”, shkruajnë komentuesit.

  • “Për hir të dashurisë zgjodha…”- U ndanë pas 5 vitesh bashkë, Elgi Tako rrëfehet për fundin e marrëdhënies me Olsi Bylykun: Ja pse nuk reagova

    “Për hir të dashurisë zgjodha…”- U ndanë pas 5 vitesh bashkë, Elgi Tako rrëfehet për fundin e marrëdhënies me Olsi Bylykun: Ja pse nuk reagova

    Këngëtarja e njohur Egli Tako, e cila së fundmi është bërë pjesë e Big Brother Vip, ka folur për herë të parë për ndarja e saj me aktorin e humorit, Olsi Bylyku.

    Elgi Tako është shprehur se pavarësisht fundit të marrëdhënies së tyre, ruan respektin për ish-partnerin dhe ka vendosur që të ruajë në kujtesë vetëm momentet e bukura të 5 viteve lidhje.

    “Kam zgjedhur të mos ndajë detaje, nuk e kam bërë dhe atëherë kur ziente dhe vlonte gjëja. Kam respekt. Kam zgjedhur mirënjohjen. Domethënë kur njerëzit kur ju bën 1000 mijë të mira dhe ju bën 1 të keqe dhe mbajnë mend të keqen, unë kam zgjedhur të jem ky njeriu që do mbaj mend këto të mirat dhe atë të keqen do ta mbaj këtu në veten time gjithmonë”, tha këngëtarja.

    Ndër të tjera, ajo shtoi se edhe pse lidhja e tyre ishte bërë publike, mbetet një ndjenjë private, të cilën, këngëtarja e konsideron “të shenjtë”.

    “Është gjëja ime private, është marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Këtë e kam të shenjtë dhe do ta mbaj me veten time gjithmonë për respekt të pesë viteve që kam ngrënë dhe kam pirë dhe kam kaluar aq shumë kujtime të bukura dhe për hir të gjithë dashurisë. Unë kam këtë lloj konsiderate”, u shpreh Egli.

  • Meteorologia Lajda Porja zbulon si pritet të jetë moti në fundjavë: Vranësira dhe reshje dëbore, temperatura deri në -7 gradë

    Meteorologia Lajda Porja zbulon si pritet të jetë moti në fundjavë: Vranësira dhe reshje dëbore, temperatura deri në -7 gradë

    Meteorologia e njohur Lajda Porja, ka folur rreth situatës së motit gjatë fundjavës, ku sipas saj pritet që të jetë mot me diell por i ftohtë.

    Ajo shprehet se kthjellimet do të jenë prezente gjatë fundjavës në territorin shqiptar, por temperaturat do të jenë të ulëta.

    Problematikë do të jetë edhe parametri i erës, duke bërë që moti i ftohtë të ndihet më shumë.

    “Diell por shumë ftohtë. Kthjellimet do të jenë prezente ditën e sotme, herë pas here do të ketë vranësira, nuk do të mungojnë reshjet e pakta të dëborës vetëm në zonat juglindore dhe verilindore. Temperaturat mjaft të ulëta do të ketë gjatë ditës së sotme. -4 dhe -5 minimalja dhe maksimalja deri në 14 gradë celcius. Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, duke bërë që dielli të jetë present në të gjithë territorin shqiptar.

    Temperatura mjaft të ulëta për shkak të depërtimit të masave të ftohta me origjinë lindore, duke bërë që minimalet të jenë -7 gradë. Zonat më të ftohta në verilindje, Peshkopia dhe Bulqiza. -4 dhe -5 në qarkun e Korës dhe temperaturat maksimale nuk do të kalojnë 12 gradë celcius. Parametri i erës herë pas here bëhet problematike, do të jetë një erë jo shumë e fortë por e ftohtë, e cila është lindore dhe verilindore, duke bërë që moti i ftohtë të ndihet më shumë”, u shpreh ajo.

    Sa i përket rajonit, ajo shtoi:

    “Kosova dhe RMV do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, që herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dëbore. Do të ketë përmirësim të dukshëm të motit të shtunën dhe të dielën, ku dielli do të jetë dominant, megjithatë do të jetë mjaft ftohtë”.

  • Françeska Murati tregon momentin e largimit të Gilit nga “Big Brother”: Doli duke qarë…

    Françeska Murati tregon momentin e largimit të Gilit nga “Big Brother”: Doli duke qarë…

    Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Françeska Murati, ishte e ftuar në emisionin e “Big Brother Radio” në TAR, ku ka komentuar videot më të klikuara të ditës së djeshme dhe temat më të diskutuara në rrjet.

    Kryefjala ishin debati i G-Banit dhe Laertit, por bomba më e madhe ishte fakti që Gili dhe Redoni, zgjodhën me dëshirën e tyre të largohen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Gili dhe Redoni, nënë e bir, u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania 4” si një banor i vetëm. I pari që e la shtëpinë ishte Redoni, ndërsa Gili komunikoi këtë vendim me banorët e tjerë.

    Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej. Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.

    Ekskluzivisht për Top Albania Radio Françeska Murati, e cila ndodhej pranë ambienteve të shtëpisë në Top Channel, tha se kishte parë Gilin duke dalë nga shtëpia, ndërkohë që ishte duke qarë.

    “Unë sapo erdha nga ambientet e Top Channel. Unë sapo futesha në parkim, ku është praktikisht shtëpia e “Big Brother”, pashë Gilin duke qarë. Edhe unë që fërkova sytë dhe thashë ‘Gili është kjo? U futa tek grimi dhe thashë ‘njerëz pashë Gilin, a jam çmendur`? Pastaj kur doli lajmi, kuptova që Gili ishte larguar dhe unë nuk isha çmendur. Duke qarë. Shumë e emocionuar. Dhe unë isha ‘çfarë po ndodh”?

    Si e komenton Françeska pjesëmarrjen e tyre në “BBV”?

    “Unë mendoj që ato ishin surpriza e këtij viti. Një nënë e bir që kanë treguar qytetarinë dhe realitetin se si mund të jetë një nënë me fëmijën e vet para kamerave me atë dashurinë, kujdesin që kishin për njëri-tjetrin dhe një marrëdhënie të vërtetë e të sinqertë e një mamaje dhe djalit të saj”.

  • Degjenerim! Ndodh gjatë debatit, Briseida tenton ta puthë në buzë Rozanën? “E kam provuar, lutem ta provojë çdo femër…”

    Degjenerim! Ndodh gjatë debatit, Briseida tenton ta puthë në buzë Rozanën? “E kam provuar, lutem ta provojë çdo femër…”

    Një moment i papritur ka ndodhur në “Big Brother Vip Albania”, ku Rozana Radi dhe Briseida janë përfshirë në një diskutim të ndjeshëm për temën e fëmijëve, që përfshiu edhe një puthje në buzë mes dy vajzave.

    Gjatë një bisede ku po diskutonin për fëmijët, Rozana, e cila nuk ka fëmijë, është shprehur ndjeshëm ndaj pyetjeve të Briseida. Ajo ka hedhur dyshime për mënyrën se si Brisilda është shprehur dhe se ajo nuk ka nga ta dijë nëse Rozana ka dashur të bëjë fëmijë apo jo, duke theksuar se kjo temë mund të jetë e ndjeshme dhe të prekë shumë persona.

    Në përgjigje, Briseida është shprehur se ajo dhe të tjerë nuk duhet të preken nga fjalët e saj, dhe se shumë njerëz gjejnë një lloj qetësie dhe shërimi përmes bisedave dhe ndihmës që ofron ajo.

    Në një moment tjetër, Rozana ka pyetur Brisildën në mënyrë të befasishme:

    A do më puthësh?

    Ndërsa Briseida është afruar për ta puthur, duke i afruar buzët. Megjithatë, Rozana ka reaguar duke thënë:

    Jo në buzë

    Kjo duke shmangur puthjen në këtë pjesë të trupit, dhe duke treguar se edhe në këto momente të papritura, janë të rëndësishme kufizimet dhe respekti reciprok.

  • ‘Gëzim i madh në Rrogozhinë’! Egnatia e mbyll vitin me tripletë

    ‘Gëzim i madh në Rrogozhinë’! Egnatia e mbyll vitin me tripletë

    Egnatia fitoi për herë të parë në histori trofeun e SuperKupës së Shqipërisë, pasi mundi Kukësin 2-0 në finalen e luajtur sot në mbrëmje në stadiumin “Arena Kombëtare”. Rrogozhinasit triumfuan me golat e Serxho Ujkës dhe Soumaila Bakayoko.

    Egnatia e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ilir Dobjan (GK), Albano Aleksi, Regi Lushkja, Soumaila Bakayoko, Renato Malota (C), Edison Ndreca, Arbin Zejnullai, Arbenit Xhemajli, Rezart Rama, Serxho Ujka dhe Abdurraman Fangaj.

    Kukësi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amarildo Dervishaj (GK), Erest Lamellari, Abiodun Basit Yusuf, Albi Matani, Mario Berishaj (C), Francesko Hasaj, Abdulkadir Abubakar Nasir, Xhuljan Kapllanaj, Redon Dragoshi, Geri Selita dhe Redon Danaj.

    Egnatia dominoi takimin që në fillim dhe pas disa rasteve të mira ia doli mbanë të zhbllokonte rezultatin me Serxho Ujkan në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

    Në fraksionin e dytë ndeshja u bë tepër interesante. Kukësi shpërdoroi disa mundësi të mira me kapitenin Beshiraj. Megjithatë, Egnatia realizoi golin e dytë në të 85-ën me Soumaila Bakayoko. Ndeshja u mbyll 2-0 për Egnatian.

    Edlir Tetova ka meritë të veçantë në sukseset e Egnatias gjatë vitit 2024. Pas fitimit të Superkupës, trajneri i rrogozhinasve e pranoi se nuk e kishte menduar kurrë që në vitin e tij të dytë te ky ekip do të fitonte tre trofe.

    “Është një kënaqësi dhe gëzim i madh, arrij të mbyll një formë të projektit që kisha përgatitur. Nuk kisha menduar 3 kupa, një Kupë Shqipërie do ta kishim merituar vitin e parë. Viti i dytë, gjithçka perfekte.

    Do t’i falënderoj këta djem, që i kam mërzitur pa fund. Dominuam si në lojë dhe rezultate. Çdo gjë që e kisha menduar ka dalë.

    Mund të bënim më mirë në Europë, sidomos në ndeshjen e Champions-it, meritonim më shumë me lojën që kemi bërë. Në ndeshjen e dytë morëm riskun tonë” tha ai.

  • Vrau burrin me sëpatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja! Si ndodhi krimi në familje që tronditi vendin

    Vrau burrin me sëpatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja! Si ndodhi krimi në familje që tronditi vendin

    Gjykata e Sarandës ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sëpatë në banesën e tyre, në fshatin Metoq.

    Seanca gjyqësore u zhvillua sot, ku gjykata vendosi të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin e 48- vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Po ashtu, ndaj saj u caktua masa e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

    Gjatë seancës, Elvira Tahiraj, u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Sarandës, ndërsa ekspertiza mjekësore pritet të zbardhë gjendjen psikologjike të të dyshuarës në momentin e krimit. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në momentin që bashkëshorti i autores ka qenë në gjumë. Në shtëpi, por në dhomë tjetër ka qenë vajza e tyre, e cila kur është zgjuar është përballur me kufomën e të atit që më pas ka lajmëruar motrën e vet dhe policinë.

    Familja Tahiraj mësohet se ishin të vendosur në Sarandë penj disa kohësh dhe jetonin në një shtëpi me qira. Gruaja e prangosur dyshohej se vuante nga problemet e shëndetit mendor, fakt që duket se është konstatuar edhe nga grupi hetimor, që ende nuk ka mundur t’i dokumentojë një dëshmi mbi motivin e krimit të rëndë.

  • Shkurtohen me 5% fondet për bujqësinë/ Fermerët në Shqipëri kanë mbështetjen më të ulët në rajon

    Shkurtohen me 5% fondet për bujqësinë/ Fermerët në Shqipëri kanë mbështetjen më të ulët në rajon

    Që nga fillimi i vitit kur hyri në fuqi buxheti 2024, fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total për Ministrinë e Bujqësisë, arrin në 13.4 miliardë lekë nga 14.1 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit me një reduktim 5 për qind.

    Ministria e Bujqësisë, në krahasim me fillimin e vitit ka 7 milionë euro më pak fonde. Shkurtimet po ndodhin në një kohë kur sektori është në trend rënës, prej tre vitesh dhe fermerët shqiptare kanë mbështetjen më të ulët në Europë dhe në Rajon me fonde publike.

    Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, reduktimin më të madh të financimeve e ka siguria ushqimore me 14%. Buxheti për këtë funksion të rëndësishëm, u shkurtua me 385 milionë lekë ose 14 për qind. Siguria ushqimore është një nga fushat më të rëndësishme, ku Shqipëria duhet të bëjë para për anëtarësim ne BE. Vetëm pak ditë më parë, disa kamionë me mandarina u bllokuan nga vendet e BE, pasi u gjetën me përmbajtje pesticidesh të ndaluara. Mungesa e kontrollit mbi tregjet është problem kronik, i cili veç të tjerash është bërë rrezik për jetën e njerëzve dhe rritjen e sëmundjeve.

    Gjithashtu, fondet për mbështetjen e peshkimit gati u përgjysmuan. Me ndryshimet e fundit buxheti për këtë program, është vetëm 248 milionë lekë nga 472 milionë lekë që ishte në buxhetin fillestar.

    Shkurtim të fondeve ka edhe mbështetja për fermerët. Në buxhetin fillestar në programin “Zhvillimi Rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe tregun” ishin caktuar 7,2 miliardë lekë, por me ndryshimet e fundit financimi në këtë zë shkoi në 7 miliardë lekë me reduktim 3 për qind. Ky zë përfaqëson edhe subvencionet për fermerët.

    Në një kohë që qeveria ka ulur financimin për bujqësinë, fshati është zbrazur nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme.

    Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE.

    Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

    Shumica e shpenzimeve publike që jepen për bujqësinë në Ballkan, përdoren për pagesa të drejtpërdrejta.

    Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimi e inputeve.

    Vetëm në Shqipëri, më shumë se 60% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët./Monitor