Author: editor

  • Kryebashkiaku mbi 5 orë në SPAK, VOA: Erion Veliaj shmang gazetarët dhe mbyll gojën për hetimin e pasurisë

    Kryebashkiaku mbi 5 orë në SPAK, VOA: Erion Veliaj shmang gazetarët dhe mbyll gojën për hetimin e pasurisë

    Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Prokurorinë e Posaçme, e cila ka rregjistruar një procedim penal për Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendor.

    Zoti Veliaj shmangu deklaratat në përfundim të marrjes së tij në pyetje.

    Pak ditë më parë në Prokurori kishte qenë dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, në zyrat e së cilës u zhvilluan kontrolle në fillim të këtij muaji ndërsa iu sekuestrua edhe celulari.

    Zoti Veliaj u paraqit në dyert e Prokurorisë së Posaçme pak para orës 09.00, i shoqëruar nga drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës. Ai doli prej andej pas pak më shumë se 5 orësh.

    Në ndryshim nga pranvera, kur ai qëndroi më shumë se 7 orë, për rastin e inceneratorit të Tiranës, dhe doli i buzëqeshur, duke u ndalur për një deklaratë të shkurtër, sot, ai evitoi të lëshonte deklarata, duke u mjaftuar të b%nte të ditur se do të fliste ne mbledhjen e Këshillit bashkiak pasdite, dhe u largua menjëherë.

    Tre ditë më parë, në Prokurori kishte qëndruar për afro 3 orë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

    Mësohet se marrja në pyetje e ish kryebashkiakut, është bërë në kuadër të një procedimi penal të rregjistruar këtë vit, për “Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendor”. Ndaj zotit Veliaj nuk ka një akuzë.

    Sipas Prokurorisë, nga hetimet e deritanishme “konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë”.

    Po ashtu, nga aktet gjyqësore, është mësuar se sipas Prokurorisë, “janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë”.

    Pikërisht në vijim të këtyre hetimeve, në fillim të këtij muaji, me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët e BKH-së ushtruan kontrolle në zyrat e disa kompanive të bashkëshortes së kryebashkiakut, zonjës Ajola Xoxa, së cilës iu sekuestrua dhe celulari.

    Kontrolle pati dhe në banesat e vëllait të zotit Veliaj, të cilit po ashtu iu sekuestrua telefoni. Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin e zonjës Xoxa dhe të vëllait të kryebashkiakut, kundër kontrolleve të ushtruara.

    Ndërsa Prokuroria ka hetuar rreth rolit të tij në çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai mori një goditje në pranverë kur dy ish drejtorë të bashkisë u arrestuan, nën dyshimet se ishin pronarët faktik të kompanisë së ndërtmit “5D”, përmes së cilës kishin përfituar dhe nga fondet publike të Bashkisë.

    Ndaj disa drejtuesë të tjerë po ashtu, prokuroria zbatoi masa më të lehta sigurie. Në atë kohë, zoti Veliaj deklaroi se me ta nuk e lidhte asnjë përfitim i paligjshëm personal./VOA

  • Debat i ashpër : G Bani dhe Laert Vasili gati në përleshje fizike

    Debat i ashpër : G Bani dhe Laert Vasili gati në përleshje fizike

    Ditën e sotme në shtëpinë e BB VIP janë ashpërsiar tonet e zërit. Laerti dhe GBani janë konfliktuar në oborr.

    Dyshja kanë nisur me fjalë e duke bërtitur derisa janë afruar me njëri tjetrin kokë më kokë, gati në përleshje fizike.

    Teksa GBani e provokon duke i thënë vetëm më prek, Laerti bërtet; Nuk e ke vendin këtu, grua e ligë.Edhe pse ka pak ditë që ka filluar, duket se sherret janë goxha të ashpra.

  • Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, gruaja shtrohet në spitalin psikiatrik

    Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, gruaja shtrohet në spitalin psikiatrik

    Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sopatë në banesën e tyre.

    Seanca gjyqësore u zhvillua sot, ku gjykata vendosi të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Po ashtu, ndaj saj u caktua masa e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

    Gjatë seancës, Elvira Tahiraj u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Sarandës, ndërsa ekspertiza mjekësore pritet të zbardhë gjendjen psikologjike të të dyshuarës në momentin e krimit.

  • U fut në “BB” me burrin, habit Brisilda, flet për ish-in: E dua akoma, është nga Mallakastra

    U fut në “BB” me burrin, habit Brisilda, flet për ish-in: E dua akoma, është nga Mallakastra

    “Big Brother Vip Albania 4”, iu janë bashkuar banorë të rinj. Një prej tyre, Brisilda, njihet për historinë e saj të dashurisë, pasi është e martuar me një djalë 10 vite më të vogël.

    Të dy së bashku janë bërë pjesë e shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVA4”, por ajo që ka habitur ndjekësit ka qenë një deklaratë e bërë nga ajo për dashurinë e parë.

    “Unë akoma dua të parin që kisha. Të dashurin e parë që më ka dhembur zemra, atë njeriu nuk e harroj sa të jetë jeta. Lutem për të dhe familjen e tij. Më respektojnë dhe i respektoj“, u shpreh Brisilda.

  • Tiranë, 21-vjeçari përplas policin gjatë detyrës, bie në prangat e policisë

    Tiranë, 21-vjeçari përplas policin gjatë detyrës, bie në prangat e policisë

    21-vjeçari përplas policin gjatë detyrës, bie në prangat e policisë. “Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Po nga ky sektor u arresuan shtetasit;
    N.B, 41 vjeç, në Qafë-Kashar, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës;
    F.M, 63 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale.

    A.G, 19 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
    Komisariati i Policisë Nr.5, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim R.Sh, 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B.Sh, 20 vjeç, pasi në Yrshek, nga kontrolli fizik të ushtruar ndaj këtij shtetas, sherbimet e Forcës “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

  • Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, gruas i ndodh e papritura

    Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, gruas i ndodh e papritura

    Ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës 48-vjecarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj 55 vjeç duke e goditur me sëpatë.

    Seanca është zhvilluar sot, dhe në përfundim të saj Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjecares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

    Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtur nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti.

  • Pacienti vdiq pasi i neglizhuan mjekimin, pezullohen nga detyra tre mjekë të spitalit të Fierit

    Pacienti vdiq pasi i neglizhuan mjekimin, pezullohen nga detyra tre mjekë të spitalit të Fierit

    Tre mjekë në Fier janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se për shkak të ngelizhencës së tyre, një 54-vjeçar ka humbur jetën.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në 3 shkurt 2022, i cili prej disa kohësh po merrte trajtim mjekësor në spitalin Rajonal Të Fierit.

    Blendi Dhespollari, Ilva Çuni, Klajdi Jasini, janë mjekët e pezulluar nga detyra. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masat, të cilat u ekzekutuan ditën e sotme.

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier;

    Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara më datë 21.12.2024, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për 3 shtetas. Konkretisht, për shtetasin:

    -B. Dh., 56 vjeç, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;

    -I. Ç., 29 vjeçe, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;

    -K. J., 40 vjeç, masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

    Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022.

  • “O grua e ligë, pse e mblodhe grushtin”, debat i ashpër mes Laertit dhe G-Banit në Big Brother

    “O grua e ligë, pse e mblodhe grushtin”, debat i ashpër mes Laertit dhe G-Banit në Big Brother

    G-Bani dhe Laerti debatuan ashpër me njëri tjetrin mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.

    Me sa duket mollë sherri këtë herë është besimi fetar dhe këndvështrimet e ndryshme që ata kanë lidhur me lutjen.

    G-Bani është ankuar te banorët e tjerë se Laerti nuk e ka lënë të ushtrojë të drejtën e tij fetare, gjë që aktori e ka mohuar.

    Kaq është dashur që në oborr të shpërthejë debat i ashpër mes dy banorëve, ku janë përdori ndër të tjera tone të larta dhe fjalë ofenduese.

    Pjesë nga debati

    G Bani: Ça do bësh vetëm më prek
    Laerti: Nuk e ke vendin këtu ti
    G Bani: Llafazan
    Laerti: O grua e ligë
    G Bani: Më marsh të keqen, homofob

    Laerti: Dy fjalë për tim atë dhe fillove të luteshe, i pa fe. O i pa fe. Në ferr do digjet shpirti jot. Do bësh kallëzim ti se s’të kanë lënë ty të ushtrosh të drejtën fetare. Ngele duke kallëzuar njerëzit e shtëpisë. Unë e di ça misioni ke ti këtu, ik o i pafe. Shko atje ku ishe.
    Laerti: Njeri i errësirës, po largohem se je djall. Pse e mblodhe grushtin
    G Bani: Mos m’u afro
    Laerti: O deficient, qelbësirë djal

  • I fundit/ Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

    I fundit/ Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

    Vijon….

  • “O sa e bukur është, mbaroj pas asaj”/ Xumi i dashuruar ‘kokë e këmbë’ pas Eglit: E doja nusen nga Tropoja, por…

    “O sa e bukur është, mbaroj pas asaj”/ Xumi i dashuruar ‘kokë e këmbë’ pas Eglit: E doja nusen nga Tropoja, por…

    Pa kaluar ende një javë nga nisja e reality show Big Brother Vip Albania 4, personazhi i Tiktok Xumi Allushi ka krijuar ndjenja për Eglin.

    Në bisedat e tij me banorët e tjerë të shtëpisë Xumi nuk nguron të shprehë haptas dashurinë dhe pëlqimin e madh që ka për Eglin.

    Në një bisede me Gilin ai tha se “Egli është vajza më e bukur në botë”.

    “Do mbaroj pas asaj. O sa e bukur që është. Ajo është goca më e bukur në botë”, u shpreh banori i Big Brother Vip.

    Nga ana e saj Egli i është përgjigjur Xumit duke i thënë se nuk ka ndjenja për të e as e pëlqen, teksa thekoi se nuk do që të krijojë romancë brenda shtëpisë.

    Por kjo nuk e ka ndalur Xumin në betejën e tij për të “fituar” zemrën e Eglit.

    “Deri para sa të hyja këtu kisha qejf t’u martosha në Tropojë, por kur hyra këtu pashë Eglin nuk e di nga është, por nga kudo që të jetë,”, tha Xumi në bisedën e tij me banorët.

    Sakaq nuk dihet akoma nëse ndjenjat e Xumit janë të vërteta, ose thjesht një strategji për lojën në BBV.

    Në të kaluarën Egli Tako ka qenë e lidhur me këngëtarin Olsi Bylyku. Çifti u ndanë pas një marrëdhënie disa vjeçare.

    Pas ndarjes Olisi krijoi romancë me gazetaren Denada Lura, ndërsa Egli ka preferuar që mos të ndajë detaje për jetën e saj personale.