Author: editor

  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

    Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

  • “Kemi shumë të përbashkëta, më tha mos ha karbohidrate”, Xumi nuk “dorëzohet” për Eglin: Më mirë s’do gjejë

    “Kemi shumë të përbashkëta, më tha mos ha karbohidrate”, Xumi nuk “dorëzohet” për Eglin: Më mirë s’do gjejë

    Edhe pse Egli e refuzoi, duket se Xumi nuk është dorëzuar sa i përket raportit me të.

    Në një bisedë me Loredanën, banori u ndal te kimia dhe të përbashkëtat që ka me Eglin, teksa nuk i kurse dhe “kunjat” për Redonin.

    “Dëgjova historinë. U preka. Pashë veten time në atë histori. Unë për një vit kam shtuar 30 kile nga depresioni, nga ankthi, nga gjërat. Pashë veten time komplet. Ngela. Kemi shumë të përbashkëta. Ajo u ul qëparë në tavolinë dhe më tha që nuk hahet ajo se ka karbohidrate. Këto janë fjalët e mia. Jemi njësoj, tipik njësoj. Dhe kjo gjë më ka pëlqyer shumë atë nate. Thashë me veten time: ‘Doli një rob që unë kam çfarë të flas, doli një rob që unë kam çfarë të bëj, të bëj stërvitje me të’. Dhe kur po gatuanim, kishim një lloj kimie bashkë. Unë bëja atë salcën, ajo kalonte duart afër, ajo aroma e vetë, sytë… ishte një gjë shumë e bukur dhe unë e dua atë gjë. Çdo ditë, tre herë në ditë të ma bëj atë gjë, unë e dua atë lloj gjëje, kam nevojë për atë gjë. Unë e dua atë gjë. Më lë ta bëj.

    E ke më qafë me Redonin. Ja ku e ke. Nuk mërzitem. Më vjen keq. Hap sytë. Doja t’i thoja qëparë: ‘Hap sytë’. Uroj me gjithë shpirt, shpresoj t’i vijë më mirë, por nuk gjen kështu, nuk gjen kështu. Po s’do, mirupafshim. Nuk dorëzohet Xumi. Po s’do, nuk të bezdis”, u shpreh Xumi.

  • Mister rreth aksidentit ajror në Kazakistan! Çfarë e rrëzoi avionin, zogjtë, dronët, rusët apo…? Pesë skenarët që po shqyrtojnë ekspertët

    Mister rreth aksidentit ajror në Kazakistan! Çfarë e rrëzoi avionin, zogjtë, dronët, rusët apo…? Pesë skenarët që po shqyrtojnë ekspertët

    Rrethanat e tragjedisë ajrore në Kazakistan me avionin që u rrëzua ditën e djeshme pranë qytetit Aktau në Kazakistan mbeten ende të panjohura, me autoritetet përkatëse po hetojnë disa pista për shkakun e rrëzimit të avionit, ku mbetën të vrarë 38 pasagjerë.

    Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një nga pistat që autoritete po hetojnë rreth tragjedisë ka të bëjë me dronët që dyshohet se ishin ukrainas. Avioni u detyrua të ndërronte drejtim për shkak të një sulmi me dron në Rusinë jugore.

    Ndërkohë që raportet e mediave ruse thanë se avioni u përplas me një tufë zogjsh përpara se të rrëzohej, por kjo ende nuk është konfirmuar.

    Azerbajxhani Airlines tha se avioni ishte detyruar të bënte një ulje emergjente rreth 3 km (1.8 milje) nga Aktau në Kazakistan.

    “Paraprake: pas një përplasjeje me zogj, për shkak të një situate emergjente në bord, komandanti i avionit vendosi të ‘shkonte’ në një fushë ajrore alternative – u zgjodh Aktau,” tha mbikëqyrësi i aviacionit të Rusisë në Telegram.

    Pasagjerët ishin kryesisht shtetas të Azerbajxhanit, por kishte edhe pasagjerë nga Rusia, Kazakistani dhe Kirgistani.

    Një hartë që tregon rrugën ajrore që mori avion nga Azerbajxhani në Rusi përpara se të rrëzohej

    Një hartë që tregon rrugën ajrore që mori avion nga Azerbajxhani në Rusi përpara se të rrëzohej
    Në disa media të tjera të cilat i referohen institucioneve zyrtare avioni mund të jetë rrëzuar nga rusët, sakaq kjo mbetet aludim deri në publikim e fakteve dhe të dhënave konkrete.

    Ndërsa presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se sipas informacioneve që ka në dispozicion, avioni ndryshoi drejtim për shkak të motit të keq, por ai shtoi se shkaku i rrëzimit nuk dihet dhe duhet të hetohet plotësisht.

    “Kjo është një tragjedi e madhe që është bërë një pikëllim i jashtëzakonshëm për popullin azerbajxhanas,” tha ai.

    Prokurori kryesor i transportit i Kazakistanit, Timur Suleimenov, tha në një konferencë në kryeqytetin e vendit Astana se kutia e zezë e aeroplanit, e cila përmban të dhënat e fluturimit për të ndihmuar në përcaktimin e shkakut të një përplasjeje, ishte gjetur, raportoi Interfax.

    Do të jetë informacioni nga kutia e zezë që do të jap shkakun e saktë të kësaj tragjedie.

    Azerbajxhani Airlines pezulloi fluturimet për në Grozny

    Azerbajxhani Airlines ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha fluturimet nga Baku në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, deri në përfundimin e hetimeve për rrëzimin vdekjeprurës të avionit, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

    Agjencia Reuters e lidh këtë vendim me skenarin e lëshimit të dronit nga Dagestani kundër Çeçenisë.

    Aeroplani i Azerbajxhanit, me 67 persona në bord, po fluturonte midis Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, dhe Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, sipas Azerbajxhanit Airlines. Avioni u rrëzua mëngjesin e djeshëm pranë qytetit Akhtau, një port i Detit Kaspik në Kazakistanin perëndimor.

    Tridhjetë e tetë persona u vranë në aksident, tha zëvendëskryeministri i Kazakistanit, sipas raporteve të mediave. “Situata nuk është shumë e mirë, 38 të vdekur,” tha zëvendëskryeministri Kanat Bozubayev, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax. Më herët autoritetet folën për 32 të mbijetuar nga rrëzimi i avionit.

    Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhanit Airlines mori flakë teksa po përpiqej të bënte një ulje emergjente pranë qytetit Aktau, Kazakistan. Avioni ishte rrugës për në Grozny, Rusi, por u devijua për shkak të mjegullës, tha linja ajrore për BBC.

    Në një tjetër skenar thuhet se mbetjet nga një raketë mund të ketë dëmtuar sistemet hidraulike ose elektronike të avionit, duke bërë që pilotët të drejtonin avionin manualisht, por pa patur kontroll të plotë mbi të.

    Ndërhyrje me bllokim GPS: FlightRadar24 raporton se ka shumë të ngjarë që rrëzimi i avionit të jetë për shkak të një bllokimi. Media citon një hartë interaktive në të cilën në momentin e rënies kishte paralajmërim për ndërhyrje të forta, për shkak të sulmit të mëparshëm të dronëve ukrainas. Hartat e tjera të fluturimit treguan gjithashtu zonat ku sinjali kishte humbur – diçka që ndodh shpesh në rastet e bllokimit.

    Ndërhyrja nga sisteme të tilla mund të ngatërrojë ekuipazhet ajrore, duke i keqinformuar për koordinatat dhe lartësinë në të cilën ata po fluturojnë, si dhe të ndërhyjë në një numër sistemesh, duke i bërë ato në mënyrë efektive të padobishme. Në këtë rast, pilotët do të fluturonin në mënyrë “verbër”. Në të kaluarën rusët janë akuzuar për ndërhyrje GPS në rajonin më të gjerë.

    Problem mekanik: Të dhënat nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tregojnë se lartësia e avionit ka ndryshuar më shumë se 100 herë në 74 minutat e fundit të fluturimit, ndërsa në disa pika të fluturimit sinjali i tij ka humbur. Ky “model” kujton shumë një incident të vitit 2018, kur një fluturim me të njëjtin lloj avioni kishte pasur probleme teknike që e nxorën jashtë kontrollit dhe e detyruan ekuipazhin të bënte ulje emergjente në Portugali.

  • Peshk, shegë, rrush e thjerrëza, ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

    Peshk, shegë, rrush e thjerrëza, ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

    Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.

    Konsumoni ushqime në formë unaze në vaktin e mëngjesit, për shembull, petullat e ëmbla apo edhe kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes.

    Ushqimi në këto forma përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë dhe i mbarë në çdo muaj apo stinë.

    Mishi i derrit – Shumë njerëz mendojnë se mishi i derrit është ushqimi që sjell më shumë fat në krahasim me ushqimet e tjera, veçanërisht nëse konsumohet në natën e ndërrimit të viteve. Kjo për arsye se derrat janë të shëndoshë, gjë që simbolizon shëndet dhe begati. Ata gjithashtu kërkojnë ushqim me hundë duke ecur gjithmonë përpara, që përkthehet si progres. Mishin e derrit ju mund ta konsumoni në forma të ndryshme, si proshutë, salsiçe etj shkruan Shendeti.

    Përplasni një kokërr shegë në dysheme – Në Greqi, në natën e vitit të ri vendasit plasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë, kjo bëhet me qëllim që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien.

    Piqni peshk të pa copëtuar – Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye.

    1-Luspat e tyre ngjasojnë me qindarkat, pra paratë.

    2- Ata qëndrojnë në grupe, çka simbolizon unitet në familje.

    3- Ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres.

    Konsumoni makarona të gjata pa i thyer – Kjo është një traditë japoneze, sipas të cilës makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin, por vetëm nëse i hani pa i thyer në copa të vogla.

    Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër, kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë, dhe në disa kultura besohet se konsumimi i tyre sjell mbarësi.

    Gatuani thjerrëza – Gjejeni me çfarë ngjajnë thjerrëzat? PARATË. Po, këto bishtajore të vogla konsiderohen fatsjellëse në Itali dhe Brazil, dhe thuhet se janë konsideruar të tilla edhe nga romakët.

    Gatuani një kek dhe fusni një monedhë në të kur ta piqni – Edhe kjo është një traditë greke e cila kërkon që të gatuhet një kek me shije limoni i quajtur vasilopita, dhe kur të jetë gati për t’u pjekur në të të futet edhe një monedhë. Personi të cilit i qëllon monedha konsiderohet me fat dhe viti i ardhshëm do të jetë i mbarë për të

  • Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve: Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën

    Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve: Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën

    Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë.

    Në rrjetin social “Facebook” të këngëtares, është publikuar një foto me mbishkrimin “I jam mirënjohëse njerëzve që më zgjatën dorën dhe ndryshuan plotësisht jetën time”.

    Krah këngëtares duket Elvira Tata, zonja që e takoi në Penn Station dhe e ndihmoi të largohej nga aty, biznesmeni Elton Ilirjani, bashkë me Julia Ilirjanin, si dhe analisti Arjan Curi.

    Një ditë më parë, Parashqevi Simaku, vizitoi edhe shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra.

    Në një shkrim të postuar në Gazetën Dielli, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, falenderoi kontributin e çmuar të Simakut në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • I fundit! Gjendet i pajetë një person

    I fundit! Gjendet i pajetë një person

    Një person është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas kalimtarëve viktima rreth 50 vjeç flinte herë pas herë pranë Pallatit të Sportit.

    50-vjeçari, njihet si endecak, dyshohet se ka humbur jetën nga i ftohti, ndërsa nga informacionet paraprake nuk raportohet për shenja dhune.

  • U paraqit pak më parë në SPAK, mësohet arsyeja e thirrjes së Veliaj nga prokurorët e posaçëm

    U paraqit pak më parë në SPAK, mësohet arsyeja e thirrjes së Veliaj nga prokurorët e posaçëm

    Pak më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj do të pyetet në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe familjarëve.

  • Aksident në Sarandë-Delvinë, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal

    Aksident në Sarandë-Delvinë, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal

    Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35, një aksident ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë, pranë fshatit Shijan.

    Një automjet tip “Volksëagen Golf”, ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal.

    Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy shtetas, drejtuesi i mjetit L. B dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar në spital.

    Mjekët konfirmuan se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

  • Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja…

    Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja…

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.7 lekë dhe do shitet me 94.9 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.

  • Qeveria ndan veç 120 milionë lekë për administratën! Zbardhet vendimi, përfitojnë shoferë e sanitarë! Ja sa shpërblim do të marrin punonjësit me paga të ulëta

    Qeveria ndan veç 120 milionë lekë për administratën! Zbardhet vendimi, përfitojnë shoferë e sanitarë! Ja sa shpërblim do të marrin punonjësit me paga të ulëta

    Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit pritet të miratohet gjithashtu edhe vendimi për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës. Kjo kategori që ka pagat më të ulëta ku përfshihen, shoferë, sanitare, protokolli apo arkivi do të marrin shpërblim për fundvit 15 mijë lekë.

    Burime nga Ministria e Financave thonë se janë rreth 7.700 punonjës mbështetës që do të marrin bonus në fundvit. Në aktin normativ të fundit për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.

    Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për “Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike”. Në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës.

    Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm që i është bërë buxhetit të këtij viti. Qeveria ka ulur fondin për bujqësinë dhe gjithashtu i ka dhënë një fond prej 2 mld lekë në formën e kredisë “Albcontrolit” ka shtuar ndjeshëm fondet për transportin rrugor, si dhe ka caktuar 173.3 milionë lekë për 6 bashki (Divjakë, Durrës, Gjirokastër, Pukë, Shkodër e Vlorë) për “Rivitalizimin e tregjeve tradicionale”.

    Me këtë rishikim buxheti janë ulur ndjeshëm shpenzimet e institucioneve dhe janë hapur zëra të tjerë, siç janë shpërblimet apo kredinë për “Albcontrol”. Edhe ky rishikim i ka dedikuar vëmendje të madhe transportit rrugor, fondet e të cilit janë rritur me 12.8 miliardë lekë. Referuar tabelave buxheti për transportin rrugor do të rritet nga rreth 29.3 miliardë lekë në 42.2 miliardë lekë.

    E nga ana tjetër janë shkurtuar fondet për bujqësinë me 453 milionë lekë. Por nga ana tjetër janë shkurtuar ndjeshëm fondet për institucionet, ku ndikim ka dhënë padyshim mos realizimi i shpenzimeve përgjatë këtij viti. Nëse pritej që 95 institucione do të shpenzonin 430.9 miliardë lekë, tashmë pritshmëritë janë shkurtuar me 12 miliardë lekë dhe deri më 31 dhjetor 2024 ato do të harxhojnë 418.9 miliardë lekë. Ky akt normativ nuk ka prekur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat për këtë vit planifikohet të arrijnë 714 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 771.3 miliardë lekë.

    /Gazeta Panorama