Author: editor

  • Aksident me vdekje në vend: Makina përplas 50-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, autori në gjëndje të dehur

    Aksident me vdekje në vend: Makina përplas 50-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, autori në gjëndje të dehur

    Këtë të mërkurë, një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Berat, ku një 50-vjeçar teksa lëvizte me biçikletë, është përplasur për vdekje.

    Njoftimi i plotë:

    Arrestoi në flagrancë shtetasin P. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

    -shtetasin M. Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin L. K., 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi L. K., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

    -referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16 vjeçar, banues në Kuçovë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.

    Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. L., 68 vjeç, banues në Kuçovë, pasi me vetëgjyqësi, nuk lejon të kryejë punime, për të cilat ka leje përkatëse nga bashkia, shtetasin G. A., 55 vjeç, banues në Kuçovë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

  • U dënua nga Apeli i GJKKO/ Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

    U dënua nga Apeli i GJKKO/ Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

    Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua të hënën me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, raportohet të jetë arratisur për t’iu shmangur arrestimit.

    Burime bëjnë me dije se pasi SPAK nxori urdhrin për ekzekutimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg, ish-zyrtari i lartë nuk është gjetur në banesën e tij nga autoritetet.

    Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet ende në territorin e Shqipërisë. Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

    Ish-zyrtari vendor u gjet fajtor për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun. Frrokaj u dënua nga shkalla e parë me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Apeli e dënoi me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

    Përveç Frrokajt, gjykata ndryshoi vendimin edhe për Bledar Carën, të cilin shkalla e parë e kishte liruar nga akuzat. Apeli e dënoi atë me 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Po ashtu, për Juxhina Memën u dha i njëjti vendim, por dënimi me burg u pezullua dhe u caktua shërbim prove për 5 vitet e ardhshme.
    Një sipërfaqe toke prej 66 mijë metrash katrorë në zonën e Ranës së Hedhun u konfiskua dhe kaloi për llogari të shtetit. Hetimet për përvetësimin e kësaj sipërfaqeje, me vlerë rreth 13 milionë euro, nisën në vitin 2019. Nga hetimi ka rezultuar se punonjës të administratës së ish-Komunës Shënkoll, mes të cilëve dhe Fran Frrokaj, i cili ishte kryetar i komunës në atë periudhë, kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

    Frrokaj është dënuar edhe nga Gjykata e Shkodrës, gjithashtu për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin e ri.

  • Elvira Tahiraj vrau bashkëshortin me sëpatë/ Flet kryeplaku i fshatit: 49-vjeçarja vuante nga epilepsia! E bija humbi ndjenjat kur zbuloi krimin

    Elvira Tahiraj vrau bashkëshortin me sëpatë/ Flet kryeplaku i fshatit: 49-vjeçarja vuante nga epilepsia! E bija humbi ndjenjat kur zbuloi krimin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një grua ka vrarë me sëpatë burrin e saj i cili po flinte gjumë.

    Mësohet se 49-vjeçarja Elvira Tahiraj ka goditur burrin e saj 55-vjeçarin Llazar Tahiraj me sëpatë në kokë teksa ai ishte duke fjetur gjumë.

    Çifti Tahiraj kanë 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. Dyshohet se Elvira Tahiraj vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

    Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet që e çuan gruan drejt aktit të rëndë, por vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

    Burime bëjnë me dije se bashkëshortja pas sherri me të shoqin, ka pritur derisa ai të flinte gjumë dhe e ka goditur me sëpatë. Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i konfliktit në çift që degradoi deri në aktin ekstrem nga bashkëshortja.

    Kryeplaku i fshatit në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores Evis Shmeti, ka deklaruar se ka qenë e bija e çiftit ajo që ka gjetur trupin e pajetë të të atit, ku menjëherë më pas i ka rënë të fikët dhe ka përfunduar në spital.

    “Elvira ishte e sëmurë me epilepsi dhe nuk dilte shumë jashtë. Për lajmin më njoftoi dhëndri i çiftit, më mori në telefon në orën 08:30. Ishte vajza ajo që gjeti trupin e pajetë, pasi kishte shkuar të flinte nga e motra, gjë që e bënte sa herë shëndeti i së ëmës përkeqësohej. Ishte ajo që ka gjetur edhe babanë rreth orës 08:00- 08:30 të mëngjesit. Vajzës i ka rënë të fikët dhe e kanë çuar menjëherë në spital. Llazari ishte shumë punëtor, punonte në 2 3 punë për të rritur vajzat”, ka rrëfyer ai.

  • Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë godet këtë shtet

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë godet këtë shtet

    Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 ballë goditi pak pas mesnate në Catamarca në veriperëndim të Argjentinës, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

    Siç njoftoi EMSC, lëkundja kishte një thellësi fokale prej 133 kilometrash. Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.

  • M*sakroi bashkëshortin me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin! 49-vjeçarja rrëfen se ka tentuar dhe më parë ta vriste! Motivi mbetet mister

    M*sakroi bashkëshortin me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin! 49-vjeçarja rrëfen se ka tentuar dhe më parë ta vriste! Motivi mbetet mister

    Elvira Tahiraj, 49-vjeçarja që vrau bashkëshortin e saj N. Tahiraj me sëpatë orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit në Sarandë, ka pranuar krimin.

    Madje ajo ka dëshmuar para autoriteteve se kishte tentuar edhe një herë për ta vrarë, por nuk ka treguar arsyen se pse ka kryer krimin.

    Mësohet se ka qenë vajza e çiftit ajo që e ka gjetur të atin rreth orës 08:00 të pajetë. Menjëherë ajo ka kërkuar nënën dhe e ka gjetur në derën e jashtme të shtëpisë.

    Më pas ajo ka telefonuar ka telefonuar të motrën duke i rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.

    Sipas një fqinji, 49-vjeçarja kishte rreth orës 04.00 të mëngjesit që rrinte jashtë tek dera.

    “Unë u ngrita për të shkuar tek shtëpia e babait tim që ishte i sëmurë dhe e pashë atë që rrinte tek dera dhe nuk reagoi fare kur kalova. U habita po nuk më shkoi në mend se çfarë mund të kish ndodhur”, u shpreh ai.

    Sipas mjekut ligjor të Sarandës viktima është goditur në kokë dhe kishte shumë rrjedhje gjaku. Megjithatë trupi do të dërgohet në Mjekësinë Ligjore në Tiranë.

    VRASJA NË GJUMË

    Elvira Tahiraj dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ajo që ka dalë nga dëshmitë e para për ngjarjen dhe sipas rrëfimit të saj, mes çiftit ka pasur një konflikt. Mirëpo, ekspertët kriminalist që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kuptuar se burri ka qenë në gjumë në momentin që është sulmuar me sëpatë nga gruaja, duke hedhur poshtë pretendimet e saj se ka pasur konflikt të momentit.

    Në banesë ka qenë e pranishme edhe një vajzë e çiftit, e cila do të jetë edhe më e besueshmja në versionin që do të japë për konfliktet mes të atit dhe të ëmës. Policia e ka vënë në pranga gruan dhe pritet marrja e një tjetër dëshmie nga ana e grupit hetimor për të mësuar më shumë mbi gjithçka ka ndodhur mes çiftit, ndërkohë do të jenë mjekët ligjorë ata që do të hedhin dritë mbi orën kur N.Tahiri ka ndërruar jetë.

    Përveç familjarëve, priten të merren në pyetje edhe fqinjët të familjes Tahiri, ndërkohë policia dhe prokuroria vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e krimit të rëndë.

  • Përplasi për vdekje me kamion 39-vjeçarin dhe u arratis, arrestohet pas disa orësh kërkim drejtuesi i mjetit

    Përplasi për vdekje me kamion 39-vjeçarin dhe u arratis, arrestohet pas disa orësh kërkim drejtuesi i mjetit

    Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i kamionit që përplasi për vdekje një 39-vjeçar në qytetin e Durrësit.

    Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi u arrestua pas disa orësh kërkim.

    Shoferi 46-vjeçar rreth orës 17:30, të datës 24.12.2024, në lagjen nr 15 Durrës, duke drejtuar automjetin kamion përplasi me pasojë vdekjen, shtetasin P. P, 39 vjeç, banues në lagjen nr 15 Durrës, dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit bashkë me kamionin që drejtonte.

    I arrestuari i identifikuar me emrin Milto Çuni, akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit “.

    Njoftimi i policisë

    Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin, pas disa orësh kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit ” shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Durrës.

    Ky shtetas rreth orës 17:30, të datës 24.12.2024, në lagjen nr 15 Durrës, duke drejtuar automjetin kamion ka përplasur me pasojë vdekjen, shtetasin P. P, 39 vjeç, banues në lagjen nr 15 Durrës, dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit bashkë me kamionin që drejtonte.

    Pas disa orë kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Si dhe bëri bllokimin e kamionit në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Sarandë/ 82-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëvarur

    Sarandë/ 82-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëvarur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një grua 82-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

    Ajo është gjetur e vetëvarur në banesën e saj nga familjarët, të cilët kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen.

    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Sarandës për vlerësime të mëtejshme.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë rreth orës 09:30 të mëngjesit të 25 dhjetorit 2024.

  • U njohën në TikTok/ Banori i Big Brother tregon si e pritën familjet martesën me nusen 10 vjet më të madhe: Ka qenë problem…

    U njohën në TikTok/ Banori i Big Brother tregon si e pritën familjet martesën me nusen 10 vjet më të madhe: Ka qenë problem…

    Jori dhe Briseida janë banorët më të rinj të shtëpisë së Big Brother Vip Albania 4.MixCollage-25-Dec-2024-11-45-AM-1186Çifti u fut mbrëmë për herë të parë në shtëpi, ndërsa tërhoqën vëmendjen e publikut për historinë e tyre të dashurisë.

    Ata thanë se janë njohur në TikTok dhe se Briseida mjeke në profesion është 10 vite më e madhe se Jori.

    Në një bisedë me Rozana Radin, Jori zbuloi se si e pritën familjarët martesën e tyre me 10 vite diferencë.

    Banori i BBV tha se për familjet ka qenë pak problem si fillim çështja e moshës dhe vendimi i tyre i nxituar, sipas familjarëve për t’u martuar, por që me kalimin e kohës ata e pranuan lidhjen e tyre.

    “Ka qenë problemi i nxitimit dhe mosha ka qenë pak problem por jo se kanë thënë ndonjë gjë”, tha banori i BBV.

  • Qëllohet për vdekje nga policia, 39-vjeçari i pajisur i pajisur me thikë

    Qëllohet për vdekje nga policia, 39-vjeçari i pajisur i pajisur me thikë

    Një burrë 39-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia e armatosur në Redditch, Worcestershire të Mbretërisë së Bashkuar, pas disa orësh negociatash në prag të Krishtlindjeve. Incidenti ndodhi një ditë më parë në një pronë në Fownhope Close, pasi u raportua se një burrë është i armatosur me thikë.

    Policia e West Mercia u thirr në vendngjarje rreth orës 14:00, ku negociatorët u përpoqën për disa orë të zgjidhnin situatën pa dhunë. Megjithatë, në orën 19:40, policia e armatosur qëlloi burrin, i cili u shpall i vdekur pak pas orës 20:00. Autoritetet njoftuan se askush tjetër nuk ishte në vendngjarje në atë moment.

    Sipas Ndihmës Shefit të Policisë së West Mercia, Grant Willis, ngjarja është përshkruar si “incident tragjik”. Ai shtoi se forca policore ka bërë një referim të detyrueshëm te Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), e cila ka nisur një hetim për rrethanat e ngjarjes.

    “Ne e kuptojmë shqetësimin që kjo ngjarje mund të shkaktojë në komunitetin lokal,” tha Willis, duke siguruar se të gjitha procedurat e duhura po ndiqen dhe se pamjet nga kamerat e trupit do të dorëzohen për hetime të mëtejshme.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe shqetësim në zonë, me komunitetin që pret rezultate të hetimit për të kuptuar më mirë rrethanat e këtij incidenti tragjik.

  • Single apo në romancë? Romeo Veshaj nisi lidhje të re dashurie pas ndarjes, Heidi Baçi tregon a është në një marrëdhënie! Ish-banorja e BBV rrëfen me kë do t’i kalojë festat

    Single apo në romancë? Romeo Veshaj nisi lidhje të re dashurie pas ndarjes, Heidi Baçi tregon a është në një marrëdhënie! Ish-banorja e BBV rrëfen me kë do t’i kalojë festat

    Dy ish-banorët e BBV, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj, të cilët nisën romancën brenda shtëpisë, prej muajsh përfliten për një ndarje.

    Dyshja kanë fshirë fotot e përbashkëta me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ndërsa ende ndiqen në Instagram. Teksa Romeo Veshaj raportohet se ka nisur një romancë të re, Heidi Baçi ka lënë të nënkuptohet se është single.

    Ish-banorja, e cila u kthye nga Italia për të prezanuar Fun Club, u shpreh se festat do t’i kalojë me familjen e saj, duke lënë të nënkuptohet se s’ka nisur ende një lidhje dashurie pas fundit të marrëdhënies me aktorin.

    “Festat, sidomos pas këtij viti, janë pushim dhe familjen. Do vijë mami, me babin dhe vëllain këtu”, tha ajo në Wake Up.

    Heidi Baçi shtoi se: “Jam shumë e përqendruar tek puna që ti vendos prapë rëndësi statusit tim personal, në këtë moment të fus prap fokusin tek gjërat personale. Po mundohem që edhe publikun dhe veten time ta përqendroj tek ana profesionale, tek vetja, si moderatore. Dua t’i vendos bazament këtij profesioni.”

    E pyetur nga moderatorët: “Nuk mendon për dashurinë?”, Heidi Baçi iu përgjigj se: “Nuk dua të merrem fare me statusin tim personal.”