Author: editor

  • Debat i ashpër në “Big Brother Vip”/ Banorët nuk përmbahen, shpërthejnë keq në ofendime të rënda

    Debat i ashpër në “Big Brother Vip”/ Banorët nuk përmbahen, shpërthejnë keq në ofendime të rënda

    Hyrja e dy banorëve të rinj, Arsida Çerpja dhe Gramos Bajçinovci, në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4” duket se ka sjell trazira.

    Një gjest i turpshëm, ka ardhur nga aktori i humorit, Xum Allushi, është bërë viral në rrjet, ku pas një debati me Gramosin është çuar në këmbë duke prekur me dorë organin gjenital dhe duke i thënë: “Ma tërbo dhe ma qetso. Proteinën a ma thith, se yndyrën ma merrke”.

  • Kufoma e 55-vjeçarit u gjet nga e bija/ I mori jetën bashkëshortit duke e goditur me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin: E vrava unë!

    Kufoma e 55-vjeçarit u gjet nga e bija/ I mori jetën bashkëshortit duke e goditur me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin: E vrava unë!

    Korça u trondit ditën e djeshme nga krimi në familje, ku 49-vjeçarja Elvira Tahiraj vrau me sëpatë në gjumë bashkëshortin.

    E pyetur në polici 49-vjeçarja ka pranuar se ishte ajo autore e vrasjes.

    Sipas burimeve 49-vjeçarja gjakftohtë por në dukje me probleme të shëndetit mendor ka thënë se edhe në një rast tjetër ka tentuar ta vrasë burrin e vet, ndërsa nuk ka rrëfyer asnjë shkak që e çoi në këtë veprim.

    Mësohet se ka qrenë vajza e çiftit ajo që e ka gjetur të atin rreth orës 08:00 të pajetë dhe të rrethuar nga një pellg gjaku në shtatin e tij.

    Pasi ka kërkuar për të nënën dhe e ka gjetur në derën e jashtme të shtëpisë, vajza ka telefonuar të motrën duke i rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.

    Sipas një komshiu të lagjes 49-vjeçarja kishte rreth orës 04.00 të mëngjesit që rrinte jashtë tek dera.

    “Unë u ngrita për të shkuar tek shtëpia e babait tim që ishte i sëmurë dhe e pashë atë që rrinte tek dera dhe nuk reagoi fare kur kalova. U habita po nuk më shkoi në mend se çfarë mund të kish ndodhur”, u shpreh ai.
    Sipas mjekut ligjor të Sarandës viktima është goditur në kokë dhe kishte shumë rrjedhje gjaku.

    Prokurorja Esmeranda Basho pas hetimeve të saj vendosi së trupi i viktimës, 55-vjeçarit Llazar Tahiraj të dërgohej në Mjekësinë Ligjore në Tiranë.

    49-vjeçarja Elvira Tahiraj ditën e enjte do të dalë për masë në Gjykatë.

  • “Jam i etur për femra”/ Valbona bën paqe me G-Banin: Nga sot e tutje do jesh si vëllai im

    “Jam i etur për femra”/ Valbona bën paqe me G-Banin: Nga sot e tutje do jesh si vëllai im

    Valbona Mhillli dhe G-Bani lënë pas debatet dhe përplasjet mes tyre.

    Pas debatit që patën për situatën në dush, G-Bani i kërkoi mbrëmë falje moderatores, Valbona Mhilli.

    Kjo e fundit pranoi faljen e këngëtarit, duke i thënë se do lejë pas çdo debat mes tyre dhe se nga sot e tutje ajo do ta konsiderojë atë si vëlla.

    “Është nata e Krishtlindjeve sot dhe çdo gjë fillon nga zero por thjesht më acaron fakti se shumë njerëz na vërsulen dhe duan të përfitojnë nga gjëja që na ndodhi ne të dyve…Kjo gjëja nuk më pëlqeu dhe unë të sugjeroj në rast se ke konsideratë me mua që mos lejo askënd që të fusi hundët në diçka që është mes meje dhe teje dhe mundohen me dhënë mend në fund të ditës ne e zgjidhëm. nSot e mbrapa për mua do jesh si vëllai im, si Blerimi që kam në shtëpi”, i tha Valbona këngëtarit.

    Kujtojmë se dy banorët e BBVA debatuan ashpër mes tyre disa ditë më parë, pasi Valbona u ndje nën presion dhe e kërcënuar nga G-Bani, pasi ky i fundit po qëndronte afër saj duke e parë, teksa ajo lahej në dushin me xham transparent.

    Ndonëse ajo i kërkoi të largohet, G-Bani nuk u largua, duke i thënë: “Më lër të shikoj se jam i uritur për të parë trup femrash shqiptare”.

    Situate mes tyre u komentua mbrëmë në spektaklin e BBV, ku G-Bani reflektoi dhe kërkoi falje.

  • Do nisin beben brenda në shtëpi?! Kush është çifti që u bë pjesë e BBV: Sa jemi martuar, akoma s’jemi çmallur

    Do nisin beben brenda në shtëpi?! Kush është çifti që u bë pjesë e BBV: Sa jemi martuar, akoma s’jemi çmallur

    Briseida dhe Jori janë çifti që u fut mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.

    Ata u futën si një banor, që do të thotë se nëse dalin nga shtëpia dalin si çift dhe nëse fitojnë si çift.

    Në klipin tyre prezantues ata thanë se janë të sapomartuar dhe se nuk janë çmallur akoma me njëri-tjetrin.

    Brisedia mjeke në profesion, ndërsa Jori specialist kokteilesh thanë se kanë 10 vite diferencë me njëri tjetrin. Jori është më i vogël.

    Ata treguan se u njohën në TikTok, ndërsa nuk përjashtuan mundësinë që të nisin nj bebe brenda shtëpisë së BBVA.

    “Ne jemi njohur në TikTok. Sa jemi martuar dhe nuk jemi çmallur ende me njëri-tjetrin. Jori është 10 vite më i vogël se unë. Ai është më me këmbë në tokë, ndërsa unë jam xheloze”, tha Briseida.

  • “Të kërkoj falje, por…”- E ëma humbi jetën një vit më parë, Anna Lika publikon foton krah saj dhe zbulon premtimin që se mbajti dot

    “Të kërkoj falje, por…”- E ëma humbi jetën një vit më parë, Anna Lika publikon foton krah saj dhe zbulon premtimin që se mbajti dot

    Aktorja Anna Lika ka kujtuar nënën e saj në përvjetorin e ndarjes nga jeta. Ajo ka publikuar një foto teksa e ëma e ndjerë e mban në krahë kur ishte foshnjë.

    “Nuk di të them nqs ky vit ka ikur shpejt apo nqs ky vit më është dukur një përjetësi pa ty”, shkruan aktorja.

    Anna Lika ka zbuluar premtimin që nuk i mbajti dot nënës së saj, për të mos e parë me lot në sy.

    “Të kërkoj falje për këtë”, shkruan ajo, teksa shprehet se i mungon shumë nëna e saj.

    “Sot behet 1 vite pa ty o mushi ime. Nuk di te them nqs ky vite ka ikur shpejt apo nqs ky vite me eshte dukur nje perjetesi pa ty… Data 25 dhjetor per ne ka qen gjithmon nje dite feste sepse keshtu na kishe mesuar ti , po a mund ta festojm me ne kete dite pa ty ? Oh sa shume gjera dua te te them, po nuk di nga t’ja nise.

    Me ka marr shume malli per ty me mungon çdo dite. Çdo nate qe ve koken ne jastek te them se sa shume te dua, nuk e di ne e degjon… Kam qen me fat qe kam pasur nje mama si ty dhe do doja te isha 1/4 jote per vajzen time. Do ti tregoj asaj çdo dite per ty, do ti tregoj sa e mrekullushme ishe ti.

    Si sot para nje viti te premtova qe sdo me shihje me lot ne sy por sot nuk e mbaj dot ate premtim dhe te kerkoj falje per kete. Te dua shume dhe do te te dua gjithmon e bukura ime. 🫶🏼”, shkruan Anna Lika.

  • Dhjetëra të vdekur nga rrëzimi i avionit, pasagjerët që arritën të shpëtonin… Detajet nga aksidenti tragjik ajror, 2 fëmijë në mesin e të mbijetuarve

    Dhjetëra të vdekur nga rrëzimi i avionit, pasagjerët që arritën të shpëtonin… Detajet nga aksidenti tragjik ajror, 2 fëmijë në mesin e të mbijetuarve

    Të paktën 28 persona raportohet se i kanë mbijetuar aksidentit tragjik ajror, ku një avion që fluturonte nga Azerbajxhani në Rusi u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan.AVION

    Në mesin e të mbijetuarve raportohet se ishin dy fëmijë që po marrin kujdes mjekësor në një spital aty pranë. Në bordin e avionit mësoht se ishin 67 persona, 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

    Avioni i linjës Azerbajxhani Airlines shpërtheu në flakë pasi u përplas në tokë. Të mbijetuarit raportohet se ndodheshin në pjesën e avionit që mbeti e padëmtuar nga rrëzimi.

    Ndërkohë autoritetet po punojnë për nxjerrjen e trupave të viktimave. Azerbajxhani Airlines tha se avioni Embraer 190, me numër fluturimi J2-8243, po fluturonte nga Baku në Grozny, kryeqyteti i rajonit rus të Çeçenisë, por ishte detyruar të bënte një ulje emergjente rreth 3 km nga Aktau në Kazakistan.

    Qyteti është në bregun e kundërt të Detit Kaspik nga Azerbajxhani dhe Rusia. Autoritetet në Kazakistan thanë se një komision qeveritar eshte ngritur për të hetuar ngjarjen tragjike, ndërsa anëtarët e tij u urdhëruan të fluturonin drejt vendit ku ndodhi aksidentit ajror dhe të siguroheshin që familjet e të vdekurve dhe të plagosurve të merrnin ndihmën e nevojshme.

    Kazakistani do të bashkëpunojë me Azerbajxhanin për hetimin, tha qeveria.

    Mbikëqyrja e aviacionit të Rusisë deklaroi se nga informacionet paraprake piloti kishte vendosur të bënte një ulje emergjente pas një zog u përplas tek avioni.

  • “Pata një lajthitje”, Pirro Çako tregon historinë e këngës “E duam lumturinë” dhe raportin me Parashqevi Simakun

    “Pata një lajthitje”, Pirro Çako tregon historinë e këngës “E duam lumturinë” dhe raportin me Parashqevi Simakun

    Kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë” është shndërruar në një himn të gëzimit dhe shpresës, duke përcjellë mesazhin e dashurisë për jetën.

    Me vargjet e poetit Agim Doçi dhe melodinë e Pirro Çakos, mori jetë kënga që rrëmbeu shpirtin e çdo dëgjuesi, që dhe sot pas 36 vitesh e shijon si ditën e parë.

    Ishte viti 1988 kur Çako, ende në hapat e parë të karrierës, guxoi të kërkonte bashkëpunim me artisten më të dashur të momentit.

    Pirro Çako: Pata një lajthitje… sepse unë isha askush në atë periudhë dhe pretendova që një këngë që kisha kompozuar t’ia jepja këngëtares më në zë. Kisha besim se ajo ishte një këngë e bukur, por duhej të shkonte në vendin e duhur. Gjërat u bashkuan, unë një anonim dhe Parashqevi Simaku në atë periudhë diva e muzikës shqiptare dhe ky konfigurim dhuroi këtë këngë që për mua është kënga më e famshme, më e kënduara në të gjitha trevat shqiptare.

    Pirro Çako: Parashqevia e ka kënduar atë këngë në një mënyrë të jashtëzakonshme, rrëqethëse që as unë nuk e besoja që do të kishte këtë shkëlqim zëri i saj. Më kujtohen fëmijët që dilnin në skenë dhe thoshin do ta fitojmë ne çmimin e parë. Mua më këputej shpirti se thosha ndoshta s’e fitojnë çmimin e parë, më vinte keq për fëmijët. Por deshi Zoti dhe çdo gjë shkoi mirë. Populli, juritë e rretheve ishin të gjithë me këtë këngë dhe ajo u kurorëzua me sukses.

    Kjo këngë u bë hiti i dashurisë, gëzimit e lumturisë, që kaloi kufijtë e kohës dhe u bë simbol i në muzikës shqiptare. E duam lumturinë, dhe kjo këngë na kujton se ajo nuk është një destinacion, por një udhëtim që bëhet më i bukur me secilën notë dhe çdo varg që tingëllon në jetën tonë.

    Këtë prag Krishtlindjeje, urimi i kompozitorit Pirro Çako për Parashqevi Simakun është rikthimi në skenën që ajo e ndriçoi me zërin dhe bukurinë e saj 30 vite më parë.

  • “Uroj të bëj sa më shumë ndjekës në Instagram”/ Një 23-vjeçare s*ksi i bashkohet shtëpisë së BBV: E vraftë Zoti atë që…

    “Uroj të bëj sa më shumë ndjekës në Instagram”/ Një 23-vjeçare s*ksi i bashkohet shtëpisë së BBV: E vraftë Zoti atë që…

    23 vjeçe, shkodrane dhe… single. Eda është banorja më e re e Big Brother Albania VIP 4, e cila do të futet si një personazh jo-VIP.

    Ajo, së bashku me çiftin Briseida-Jori do t’i bashkohen shtëpisë paralele të “Borëbardhës dhe 7 xhuxhëve”, në risinë e sjellë këtë sezon nga Big Brother.

    Në klipin e saj prezantues, Eda tha: “Unë jam Enkelejda, jam 23 vjeçe, prej Shkodrës. Nuk më pëlqen të më thërrasin Enkelejda. Jam studente masteri në psikologji. Më pëlqen photoshooting dhe modelingu. Uroj të bëj sa më shumë ndjekës. Guxo të mos më bësh follow back dhe të vrava. Për momentin jam single dhe e vraftë Zoti atë që më ka lënë single. Nuk e di nëse do të krijoj lidhje aty brenda, por nëse ndodh le të ndodhi. Me ken shkodran, të tana i ban. Më thërrisni shkurt, Eda”.

  • Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në Kazakistan, 6 të mbijetuar

    Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në Kazakistan, 6 të mbijetuar

    Një avion pasagjerësh i kompanisë ajrore azerbajxhane, i tipit Embraer 190, është rrëzuar ditën e sotme në Kazakistan, pranë qytetit Aktau, gjatë fluturimit nga Baku për në Grozny, Çeçeni. Avioni, i cili transportonte 70 pasagjerë, u përplas me një tufë zogjsh, duke shkaktuar aksidentin.

    Nga personat në bord, të paktën 6 kanë mbijetuar, sipas autoriteteve lokale. Pasi ka ndodhur ngjarja, janë dërguar 52 ekipe shpëtimi dhe 11 automjete të Ministrisë së Emergjencave të Kazakistanit për të ndihmuar në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit.

    Një hetim i posaçëm është duke u zhvilluar për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

  • Meteorologia zbulon se si do të jetë moti në natën e ndërrimit të viteve

    Meteorologia zbulon se si do të jetë moti në natën e ndërrimit të viteve

    Meteorologia e njohur Tanja Porja, është shprehur se ditët e fundit të këtij viti, të paktën deri në datën 2 janar të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë reshje shiu në vendin tonë.

    Porja tha se ky dhjetor është klasik si dhjetorët e para shumë viteve, pasi ka pasur reshje të mjaftueshme shiu dhe temperatura të ulëta gjatë mbrëmjeve.

    Gjithashtu, ajo shtoi se parashikohet që ky dimër të jetë ‘i egër’, pasi sipas saj, muajt më të ftohtë pritet të jenë janari e shkurti, por ndoshta edhe marsi.

    “Dy dhjetorët e kaluar kanë qenë shumë më të ngrohtë se dikur. Kanë patur edhe reshje në dhjetor. Sepse në këtë dekadë 5 vitet e parë kanë kaluar edhe me zero reshje, një gjë e rrallë. Ky dhjetor ka qenë shumë i pasur me reshje.

    31 do të jetë… të paktën deri në datën 2 janar nuk priten reshje. Nëse do të ketë vetëm gjëra të vogla dhe krejt të parëndësishme. Në Tiranë mund të zbresë deri në 0, por jo më poshtë se 0 gradë celcius.

    E kemi thënë edhe në parashikimin tonë mujor se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin, sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në janar, shkurt, pse jo edhe në mars. Pra është hyrja për në dimër ky dhjetor. Pritet një janar dhe një shkurt i egër”, tha Porja.