Author: editor

  • Magjike/ Del kënga fundvitit e Top Channel, Parashqevia mahnit shqiptarët (Video)

    Magjike/ Del kënga fundvitit e Top Channel, Parashqevia mahnit shqiptarët (Video)

    Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët.

    Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel.

    “E duam lumturinë” kjo është kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media.

    Kënga nis me këngëtaren Parashqevi Simaku dhe më pas vijon me personazhet më të dashur të ekranit, që i shikojmë çdo ditë përmes projekteve.

    Në këtë këngë ku në thelb janë fëmijët dhe lumturia, vogëlushët nuk munguan, ku kori i tyre me zërin e brishtë i dha ngjyra të tjera kësaj tradite.

  • “Në janar do të ketë arrestime të reja”,gazetari paralajmëron zhvillime të reja në drejtësi: Do ketë hetime të thella …

    “Në janar do të ketë arrestime të reja”,gazetari paralajmëron zhvillime të reja në drejtësi: Do ketë hetime të thella …

    Gazetari Eni Ferhati tha në një intervistë në një emision televiziv se pritet që në Janar do të kemi zhvillime të reja në drejtësi.

    Ai tha se pasi të vijnë infromacionet e reja lidhur me dosjen e Sky ECC, mund të kemi dosje të reja penale, ndërsa shtoi se tashmë janë marrë nën hetim nga SPAK ngjarje shumë të rënda.

    “Ajo që më ka bërë përshtypje është dosja e fundit, ajo e organizatës kriminale të Suel Çelës, sa i takon mënyrës se si kjo organizatë e ushtronte influencën e saj në territor edhe sa i takon komunikime që më pas janë zbardhur nga njerëz të drejtësisë.

    Ajo që mua më pëlqen në strategjinë e prokurorisë së Posaçme, janë hetimet që SPAK po u bën tenderave publik.

    Abuzimi më i madh me fondet e taksapaguesve shqiptarë janë te tenderat dhe prokuroria e Posaçme një punë të mirë po e ushtron pikërisht te ankandet publike. Këtu kemi parë çudira nga më të ndryshme se si bëhet kopsitja e letrave për të favorizuar një kompani të caktuar. Kjo ka bërë që institucionet të jenë më të kujdesshme me ushtrimin e detyrave të tyre.

    Unë besoj se në janar, me ardhjen e informacioneve të tjera nga Sky, ndërkohë keni edhe Matrix në horizont që nuk dihet nëse do të hetohet njësoj. Do kemi dosje të tjera penale. Ka ngjarje të tjera shumë të rënda të cilat janë marr tashmë nga SPAK, siç është edhe masakra e fundit e Dobraçit për të cilën janë lëshuar edhe disa masa sigurie”,-tha Ferhati.

  • Sonte nata e dytë e Big Brother VIP, cilët do të jenë banorët e rinj që do t’i bashkohen shtëpisë?

    Sonte nata e dytë e Big Brother VIP, cilët do të jenë banorët e rinj që do t’i bashkohen shtëpisë?

    Programi më i dashur i shqiptarëve, Big Brother VIP 4 ndezi dritat të shtunën.

    Në një shtëpi të kuruar në detaje 17 personazhe nisën lojën.

    Të tjerë personazhe pritet të futen këtë të martë, në natën e dytë të rrugëtimit të spektaklit më madhështor në Shqipëri.

    Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e kategorisë VIP, ku përfshihen regjisorë, këngëtare dhe personazhe të tjerë të njohur në botën mediatike.

    Spektakli drejtohet nga Ledion Liço, teksa në këtë rrugëtim shoqërohet dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.

    Ashtu si në 3 sezonet e mëparshme, spektakli do mund të ndiqet live në kanalin e Top Channel, e po ashtu në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”.

  • Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Thellësia fokale është vlerësuar në 11 kilometra…

    Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 24 dhjetor, në orën 20:22, në zonën detare pranë Qipros.

    Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 31 kilometra në perëndim të Paphos.

    Ndërsa thellësia fokale llogaritet në 11 kilometra.

  • Shoferi përplas për vdekje çiklistin në Durrës dhe largohet nga vendngjarja

    Shoferi përplas për vdekje çiklistin në Durrës dhe largohet nga vendngjarja

    Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

    Një makinë ka përplasur një person që ishte duke lëvizur me biçikletë.

    Personi që ngiste biçikletën për pasojë është përplasur në asfalt e ka ndërruar jetë.

    Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

  • “Di që je motra e Oltës, për mua vetëm ajo ekziston”, plas sherri në BBV4, Rozana debat me Gerta: Mbush ti apo jo?

    “Di që je motra e Oltës, për mua vetëm ajo ekziston”, plas sherri në BBV4, Rozana debat me Gerta: Mbush ti apo jo?

    Banorët e Big Brother VIP 4 nuk kanë ngurruar të krijojnë situata tensione në shtëpi, teksa protagoniste kanë qenë këngëtarja Rozana Radi dhe moderatorja Gerta Gixhari.

    Një përplasje ndodhi mes tyre për shkak të diskutimit nëse ato të dyja njiheshin apo jo realisht nga jashtë.

    Rozana këmbëngulte që nuk e njeh Gertën nga jeta e saj jashtë shtëpisë së BBV, por kjo e fundit e mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se këngëtarja i njeh asaj çdo sfidë që ka kaluar në jetë.

    Këngëtarja e pyeti moderatoren se sa herë kanë dalë ato së bashku teksa ndodheshin jashtë shtëpisë së BBV, ndërsa ajo u përgjigj se kanë frekuentuar shoqërinë e njëra tjetrës një herë në kafe dhe janë takuar së bashku në evente të ndryshme për shkak të profesioneve që kanë.
    Gerta: Rozë, ti më di shumë mirë mua jashtë.

    Rozana: Sa herë kemi dalë ne të dyja jashtë? Kemi pirë ndonjëherë kafe?

    Gerta: S’ka rëndësi! Edhe unë e njoh jetën tënde jashtë. Kemi pirë një kafe një herë, te Liqeni i Thatë.

    Gerta: Edhe në evente jemi takuar.

    Rozana: Po në evente me një si je, si kalove? Gerta, nuk kam pyetur për jetën tënde unë, çfarë jete ke bërë ti.

    Gerta: S’ke pyetur, por e di që e di! Nuk më vjen mirë që thua ty nuk të njoh fare

    Rozana: Po s’të njoh moj motër.

    Situata ka agravuar kur Gerta është shprehur se Rozana gënjen, duke pretenduar se këngëtarja po mohon njohjen e thellë me moderatoren. Ky moment ka bërë që këngëtarja të shprehet ndaj moderatores: “Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari!”

    Gerta: Duke e ditur që ajo po gënjen…

    Rozana: Kujdes me termin gënjen. Jo gënjen këtu për mua. Informacionin që unë gënjeva, ku e more? Unë s’merrem fare, e di sa halle kam unë në jetën time? Të merrem unë se çfarë bën ti në jetën tëndë?! Kujdes, gënjen mos e thuaj më.

    Gerta: Po sa herë të gënjesh do e them.

    Rozana: Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari! S’ të njoh!

    Sakaq, për shkak të një interviste që Gerta i ka marrë këngëtares, moderatorja shprehet se se Rozana e njeh atë shumë mirë jashtë, pasi në të kundërt nuk do të kishte pranuar të merrej në pyetje nga kushdo që do i dilte para. Këtu më pas ka ardhur dhe reagimi i këngëtares, e cila e nervozuar shprehet “Moj mbush apo nuk mbush ti?”
    Rozana: Tani çfarë halli ke ti? Duhet të të njoh patjetër? Të kam parë në televizion, të kam takuar në evente por nuk të njoh!

    Gerta: Po lëre tani… A të kam marrë në intervistë?

    Rozana: Edhe të njoh e me njeh?

    Gerta: Pra ti shkon në intervista kushdo që të dali përpara?

    Rozaana: Çfarë thua moj Gerta, je në terezi? Mbush ti apo nuk mbush?

    Rozana: E unë duhet të të njoh patjetër?

    Gerta: Po patjetër, pse si shkon në intervistë ti? Se je Rozana Radi pra, shumë e madhja! Njerëzit shumë të mëdhenj nuk shkojnë kudo.

    Rozana: M’u duke pak e thatë në prezantim dhe pastaj…

    Gerta: Kam dhe unë arsyet e mia

    Rozana: Në rregull edhe kjo, por kam dhe unë mendimin tim apo jo? Se ndaj kemi ardhur këtu.

    Gerta: Patjetër që do e thuash

    Rozana: Nuk m’u duk e bukur ajo që bërë pasi u prezantove, pas 5 minutshit dhe the, dëgjo unë mund të kisha thënë e gjëra të tjera meqe ju folët. Pse duhet t’i tregosh të tjerëve që mund t’i kishe thënë? Ja ku e ke dhomën e rrëfimit shko thuaj, ose kur të jemi aty na e thuaj. Ne këtu jemi, dëgjojmë.

    Gerta: Po ne për këtë punë kemi ardhur këtu.

    Rozana: Për shembull, atë dite që e the, pasi u prezantove, para të gjithëve dhe the jo po ju folët shumë, mendova se ishte një prezantim… Pse e arsyeton?

    Gerta: Po jo, unë nuk e thash ashtu në atë formë, siç po e bën ti tani.

    Gerta: E thash që u preka shumë nga të gjitha historitë tuaja. Të gjithë ne thash kemi sfida, edhe unë kam shumë sfida të mëdha në jetë por preferova të mos i tregoj.

    Gerta: Jo nuk ishte justifikim. Doja të tregoja që dhe unë kam kaluar sfida, kaq.

    Rozana: Po sigurisht Gerta. Po çfarë thua s’paske kaluar sfida ti? Unë dhe pa folur fare ti, edhe të gjithë njerëzit që po na shohin në televizor, e di sa sfida ka kaluar? S’ka nevojë të më thotë Rozana shiko se unë kam kaluar shumë sfida.

    Gerta: Jo, po ti i di, se me njeh. Ti e di shumë mirë jetën time jashtë.

    Rozana: Jo nuk e di shumë mirë.

    Gerta: Rozë, ti më di shumë mirë mua jashtë.

    Rozana: Sa herë kemi dalë ne të dyja jashtë? Kemi pirë ndonjëherë kafe?

    Gerta: S’ka rëndësi! Edhe unë e njoh jetën tënde jashtë. Kemi pirë një kafe një herë, te Liqeni i Thatë.

    Gerta: Edhe në evente jemi takuar.

    Rozana: Po në evente me një si je, si kalove? Gerta, nuk kam pyetur për jetën tënde unë, çfarë jete ke bërë ti.

    Gerta: S’kë pyetur, por e di që e di! Nuk më vjen mirë që thua ty nuk të njoh fare

    Rozana: Po s’të njoh moj motër.

    Gerta: A e njeh Jozin më shumë se mua?

    Gerta: Atëhere a e di një informacion më tepër për mua se sa për Jozin?

    Rozana: Çfarë atëherë? Dëgjo, kur thua unë jam në televizion, ti duhet të dish edhe të dëgjosh.

    Gerta: Duke e ditur që ajo po gënjen…

    Rozana: Kujdes me termin gënjen. Jo gënjen këtu për mua. Informacionin që unë gënjeva, ku e more? Unë s’merrem fare, e di sa halle kam unë në jetën time? Të merrem unë se çfarë bën ti në jetën tënde?! Kujdes, gënjen mos e thuaj më.

    Gerta: Po sa herë të gënjesh do e them.

    Rozana: Zemër, s’ kam ndarë krevatin me ty o shpirt. Di vetëm që je motra e Olta Goxharit! Për mua ekziston vetëm Olta Gixhari! S’ të njoh!

    Rozana: Tani çfarë halli ke ti? Duhet të të njoh patjetër? Të kam parë në televizion, të kam takuar në evente por nuk të njoh!

    Gerta: Po lëre tani… A të kam marrë në intervistë?

    Rozana: Edhe të njoh e me njeh?

    Gerta: Pra ti shkon në intervista kushdo që të dali përpara?

    Rozana: Çfarë thua moj Gerta, je në terezi? Mbush ti apo nuk mbush?

    Rozana: E unë duhet të të njoh patjetër?

    Gerta: Po patjetër, pse si shkon në intervistë ti? Se je Rozana Radi pra, shumë e madhja! Njerëzit shumë të mëdhenj nuk shkojnë kudo.

  • Ballkani nën stuhi të forta bore, probleme me energjinë elektrike në disa shtete

    Ballkani nën stuhi të forta bore, probleme me energjinë elektrike në disa shtete

    Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta që nxitën gjithashtu kaos në trafik, në Kroaci dhe Serbi.

    Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime mbi rrezikun që paraqesin rrugët për shkak të rrëshqitjet së borës. Disa rrugë kryesore u mbyllën, përfshirë pjesë të disa autostradave në Kroaci.

    Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë.

    Pjesë të Bosnjës u përballën me një ndalim total të trafikut hekurudhor.

    Kompania shtetërore e energjisë në Bosnje tha se situata ishte “jashtëzakonisht e vështirë” në disa zona të vendit. Pesha e borës së madhe u bë shkak për rrëzimin e disa linjat e elektrike, dhe qasje tek to u vështirësua për shkak të rrëshqitjes së borës, tha kompania.

    Televizioni rajonal N1 njoftoi se dhjetëra automjete kishin ngecur në borë për 10 orë në pjesën perëndimore të Bosnjës, por ia kishin dalë të lëviznin. Autoritetet e qytetit Drvarit shpallën gjendjen e emergjencë mes përpjekjesh për të pastruar borën.

    Kryetarja e këshillit bashkiak të qytetit Jasna Pecanac tha për radion Drvar se “shumë prej banorëve kishin mbetur në borë” dhe se “situata po bëhej gjithnjë e më e vështirë mes borës që vazhdon të bjerë”./ VOA

  • Zbardhen detajet e plagosjes së 50-vjeçarit shqiptar në Athinë

    Zbardhen detajet e plagosjes së 50-vjeçarit shqiptar në Athinë

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 50-vjeçarit shiptar në Greqi.

    Fillimisht policia greke është njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes në vendngjarje ka gjetur të plagosur shqiptar, i cili ishte qëlluar disa herë me thikë.

    Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motorr dhe kanë sulmuar 50-vjecarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark.

    Më pas ata kanë hypur në mjetet e tyre dhe jan larguar, ndërkohë që i plagosuri pasi ka ecur disa metra është rrëzuar në tokë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit ndërkohe që policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

  • Moti i keq përfshin Ballkanin, stuhi të forta bore dhe probleme me energjinë elektrike

    Moti i keq përfshin Ballkanin, stuhi të forta bore dhe probleme me energjinë elektrike

    Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta që nxitën gjithashtu kaos në trafik, në Kroaci dhe Serbi.

    Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime mbi rrezikun që paraqesin rrugët për shkak të rrëshqitjet së borës. Disa rrugë kryesore u mbyllën, përfshirë pjesë të disa autostradave në Kroaci.Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë.

    Pjesë të Bosnjës u përballën me një ndalim total të trafikut hekurudhor.

    Kompania shtetërore e energjisë në Bosnje tha se situata ishte “jashtëzakonisht e vështirë” në disa zona të vendit. Pesha e borës së madhe u bë shkak për rrëzimin e disa linjat e elektrike, dhe qasje tek to u vështirësua për shkak të rrëshqitjes së borës, tha kompania.

    Televizioni rajonal N1 njoftoi se dhjetëra automjete kishin ngecur në borë për 10 orë në pjesën perëndimore të Bosnjës, por ia kishin dalë të lëviznin. Autoritetet e qytetit Drvarit shpallën gjendjen e emergjencë mes përpjekjesh për të pastruar borën.

    Kryetarja e këshillit bashkiak të qytetit Jasna Pecanac tha për radion Drvar se “shumë prej banorëve kishin mbetur në borë” dhe se “situata po bëhej gjithnjë e më e vështirë mes borës që vazhdon të bjerë”./VOA

  • “Dy qitës ende të paidentifikuar”, zbardhet vendimi për vrasjen në Elbasan, Gjykata: Të parët qëlluan nga grupi i Xhuvanit

    “Dy qitës ende të paidentifikuar”, zbardhet vendimi për vrasjen në Elbasan, Gjykata: Të parët qëlluan nga grupi i Xhuvanit

    Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin në të cilin ricilësohet akuza ndaj Arbër Paplekaj, që u gjet fajtor dhe u dënua me shtatë vite burgim për vrasjen në rrethana të tronditjes së fortë psikike në dëm të Pjerin Xhuvanit.

    Sipas gjykates, në vendngjarje atë ditë në Elbasan ishin edhe dy qitës të tjerë të cilët rezultojnë se kanë qëlluar dhe janë ende të paidentifikuar nga prokuroria e Elbasanit.
    Për gjykatën e cila ka përshkruar edhe njëherë skenën e shkëmbimit të armëve të zjarrit në 21 prill 2021, ngjarje e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, përgjigjet e ekspertëve janë në harmoni me dëshmitë dhe pamjet filmike.

    Gjatë rikualifikimit të akuzës ndaj Paplekaj Gjykata shton në këtë verdikt se bazuar në ekspertimin e kryer njëri nga qitësit e paidetnifikuar ka qenë në një distancë të afërt jo më tepër se një metër me viktimën Xhuvani.Provohet thotë gjykata se Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani kanë qenë në distancë të afërt me njëri tjetrin dhe jo më tepër se katër metra, ashtu siç provohet se në afërsi të Paplekaj ndodhej shoku i tij Pavlo Vuksani i cili mbeti i plagosur nga pas kokës gjatë shkëmbimit të zjarrit.

    Gjykata thotë se provohet se fillimisht është qëlluar me armë zjarri nga grupi i personave që kanë sulmuar Paplekaj, në krye të të cilëve ishte viktima Xhuvani. Për Gjykatën e shtëna e parë ka ardhur nga njëri prej dy qitësve që gjendej në krah të viktimës.

    Gjykata thekson se Paplekaj ka qenë në kushtet e tronditjes psikike e cila është shkaktuar nga fyerja dhe dhuna dhe se gjatë kësaj gjendjeje autori nuk e ka patur kontroll mbi veprimet e tij pasi vetëdija i është errësuar. Po ashtu Apeli shton se ai ka qëlluar për shkak të pasigurisë për jetën.

    Gjykata shton se nuk ka prova për të dënuar efektivët për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

    Gjykata thotë se ndryshe nga prokuroria nuk provohet nga hetimi që Paplekaj të jetë autor i plagosjes Eltjon Bodinaku dhe Emilian Prenga, ndërkohë që për plagosjen e efektives Xhensila Sota shkruan “ plagosja e lehtë e punonjëses në këmbë është tregues se i pandehuri nuk ka patur qëllim apo dashje ta qëllojë, por se plagosja e saj ka ardhur nga pakujdesia”.

    i pandehuri Nuredin Kasma në lidhje me momentin e konfliktit, ka deklaruar se:

    “Në momentin kur jane share dhe goditur, ata shanin: do ju vrasim, fjalor fyes nga të gjithë mënyrat, na shanë. Në atë moment Arbëri ka qenë përpara dhe Emiljan Prenga. Kanë shtyrë, sharë Arbërin, ka vënë dorën një personi dhe e kapi për dore dhe i ka thënë: jo se nuk bën kështu. Debati ka qenë duke vazhduar. Ata janë fokusuar te Arbëri duke qenë më i gjatë.

    Në atë moment Arbëri spostohet, ata kanë patur çanta. Dy personat ishin përballë RangRover dhe njëri nga këta persona ka nxjerrë pistoletën, unë kam marrë majtas, kam dalë nga rrezja e qitjes.
    Kishte edhe persona të tjerë. Në atë moment qe nxorrën armën, kanë qenë duke u shtyrë dhe konfliktuar”.
    Nuredin Kasma deklaroi se nuk ka dijeni se kush ishte personi që kishte armë. Ai ka dëgjuar krismat dhe ka parë dy pistoleta, vetëm njërin nga personat ka parë, por që nuk e di kush ishte, kurse personit tjetër që shtinte me armë i ka parë vetëm dorën.

    Arma ishte e kalibrit 9 mm. Dy personat sipas tij po gjuanin me armë në drejtim të të pandehurit Arbër Paplekaj. Pasi kanë qëlluar personat, ka parë të pandehurin Arbër Paplekaj me pistoletë dhe duke lëvizur në mënyrë të çrregullt. Pasi kanë pushuar krismat e armëve ai ka parë të shtrirë në tokë dy persona, njëri ishte Emiljan Prenga tek bordura e rrugës dhe një person tjetër pa vajtur tek bordura, të cilin nuk e njihte. Këta persona ishin 1 deri në 2 metra afër me njëri-tjetrin.

    Mé pas ka parë Emiljanin që është çuar dhe më pas ka ndjekur një rrugë pas pallateve për të parë Arbërin nga iku dhe për të parë se mos ishte plagosur.

    Kasma ka treguar edhe momentin kur në vendngjarje kanë ardhur disa persona me automjete, që sipas tij kanë qenë 15-20 persona dhe sa kanë ardhur i kanë shtyrë dhe kanë përdorur fjalë fyese ndaj tyre.
    Këta persona sipas tij kanë nxjerrë, direkt armën nga çanta dhe kanë gjuajtur. Bashkë i pandehuri tregon se ka qenë ngjitur me të pandehurin Albert Nushi, njëri nga personat që ka gjuajtur ka ikur me vrap në drejtim të kundërt të mjeteve të parkuara, dhe tjetri ka ikur me armë në dorë kur ka mbaruar qitja.

    “Grupi i personave kanë ardhur direkt në mënyrë agresive me automjete, nuk ka patur debat sqarues. Kanë sulmuar, sharë dhe shtyrë me duar grupin e vullnetarëve të PD-së. Kanë përdorur fjalor fyes, kanë sharë nga familja, të gjithëve, …robt, familjen, lloj-lloj fjalësh. Edhe viktima Pjerin Xhuvani ka përdor fjalë fyese. Fillimisht fjalët fyese u janë drejtuar në grup, por i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë përballë qe ka kontaktuar me ata. Nga çasti kur erdhën personat deri në momentin që u dëgjuan krismat e fundit kanë kaluar rreth 20 sekonda”, ka deklaruar ai./Top Channel