Në vigjilje të Krishtlindjes, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra ka dhënë mesazhin e urimit për këtë ditë të veçantë të besimtarëve të krishterë.
Në urimin e tij të fundit, si Arqipeshkv, pasi pas 26 vitesh në detyrë në Shkodër, do të largohet për në Vatikan, Massafra bëri apel që gjithsecili të angazhohet për më shumë lumturi mes njëri – tjetrit.Mbrëmjen e sotme, të gjithë besimtarët katolikë do të marrin pjesë në meshën e vigjiljes, që simbolizon lindjen e Krishtit.
Mesazhi i plotë i Arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra:
Mishërimi i Fjalës së Hyjit, i cili, me dëshirën e tij, zgjodhi që të bëhej anëtar i familjes njerëzore. Në fakt, “Hyji që të krijoi pa ndihmën tënde, nuk mund të të shpëtojë pa këtë ndihmë”: kështu shprehej Shën Agustini (Sermoni CLXIX, 13), duke na bërë të kuptojmë se cila është metodologjia e Hyjit për shpëtimin e njerëzimit.
E pra, Hyji e përdori fillimisht këtë metodologji për veten e tij duke marrë natyrën njerëzore në mënyrë që të ofrojë më pas jetën e tij për shpëtimin e botës. Por këtë metodologji ai na e propozon edhe neve, duke na ftuar që të bashkëpunojmë me Të në veprën e shpëtimit.
Si Kishë në Shqipëri, më 16 nëntor të këtij viti, morëm një hir të madh me Lumnimin e Martirëve tanë Luigj Paliqi dhe Gjon Gazulli: dy shembuj të mrekullueshëm të bashkëpunimit aktiv me Hyjin për shpëtimin e botës.
Sakrifica e jetës së tyre, në fakt, nuk ishte qëllim në vetvete, por kontribuoi në rivendosjen e drejtësisë dhe të paqes në popullin e tyre: në këtë mënyrë ata u bënë instrumente në duart e Hyjit për shpëtimin e vëllezërve dhe të motrave të tyre që ndodheshin në vështirësi të mëdha.
Me këtë Krishtlindje të Zotit përurohet edhe Viti i Jubileut, i cili dëshiron të jetë një kohë e rivendosjes së ekuilibrave mes Hyjit dhe njerëzimit, mes njerëzve dhe krijimit, mes njeriut dhe njeriut.
Jubileu 2025, me temë “Shtegtarë shprese”, na kujton para së gjithash gjendjen tonë në këtë tokë që është pikërisht ajo e “shtegtarit”, domethënë ajo e “kalimtarit”, duke relativizuar gjithçka në Hyjin;dhe më pas duke na nxitur që ta jetojmë kohën e shtegtimit tonë në këtë tokë me shpresë, domethënë duke ushqyer brenda vetes dëshirën për të mirën, e cila nuk duhet të mposhtet nga shkurajimi që e keqja vazhdon të mbjellë për shkak të luftërave, trazirave natyrore apo ligësisë njerëzore.
Prandaj, mesazhi im i urimeve për këtë Krishtlindje 2024, i fundit i shërbimit tim si Bari i kësaj Arqipeshkvie të Shkodër-Pult, dëshiron të jetë ky:
* Të mësojmë nga Hyji metodologjinë e mishërimit, duke e zbatuar atë në jetën tonë kishtare dhe shoqërore, duke u bërë bashkëpunëtorë aktivë të Hyjit për shpëtimin e botës sonë.
* Të mësojmë që të relativizojmë gjithçka në Hyjin, duke bërë gjithçka për Të, ashtu si Jezusi erdhi në këtë botë për të bërë vullnesën e Atit (krh. Gjn 18,11).
* T’i rivendosim ekuilibrat e prishur për shkak të mëkatit duke bërë gjithmonë të mirën dhe atë që është e drejtë, duke vënë në praktikë urdhërimet e Hyjit, që rregullojnë marrëdhëniet tona me Të, me të afërmin tonë dhe me të gjitha krijesat.
* Dhe, në fund, uroj që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e secilit prej jush: ajo ushqeftë dëshirën për një botë më të mirë dhe qoftë stimuli i nevojshëm, me qëllim që secili ta bëjë të mirën dhe të angazhohet aktivisht në sferën kishtare dhe civile.
Shumë të dashur, mbërriftë te ju ky urim mirësie dhe shprese që Zoti Jezus dëshiron për të gjithë:
* Të gjitha familjeve të kësaj toke të dashur shqiptare dhe në veçanti atyre të kësaj Arqipeshkvie, ju uroj që të kenë marrëdhënie të shëndosha sipas modelit të Familjes së Shenjtë.
* Të rinjve ju uroj që t’i hapen jetës, që të mos shkurajohen në ndërtimin e të ardhmes së tyre duke ndjekur rrugën e të mirës.
* Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse.
* Të sëmurëve, në shtëpi ose në struktura të kujdesit shëndetësor, ju uroj që të ndihen se trajtohen si njerëz dhe jo si numra.
* Personave të moshuar dhe të vetmuar që ndjejnë humbjen e shkaktuar nga mërgimi në masë, ju uroj që të gjejnë ngushëllim në mbështetjen e bashkësisë.
* Mërgimtarëve që jetojnë larg tokës dhe shtëpisë së tyre, ju uroj që të mos e humbasin dashurinë për atdheun e tyre dhe shpresën për një kthim të mundshëm të lehtësuar nga kushte më të mira të jetesës.
* Të burgosurve ju uroj që të shpresojnë edhe një herë në një jetë të ndershme dhe në një shans të dytë.
Urimet më të mira për gjithë të krishterë, katolikë, ortodoksë dhe vullnetmirë.
Gëzuar Krishtlindjen dhe një 2025 plot shpresë dhe gëzim.
Ditën e sotme Xumi dhe Rozana janë përfshirë në debat me njëri-tjetrin.
Gjatë debatit, në një moment, Rozana ka qenë duke ecur pas Xumit, teksa ky i fundit i ka përmendur partnerin e saj.
“Mos më hajde nga mbrapa se ke burrë“, ishte fjalia që acaroi këngëtaren e cila me të bërtitura i kërkoi të pushojë, duke i thënë se personat e tjerë duhen lënë jashtë debatit dhe shtëpisë.
Si do të jetë viti 2025 në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës / Cilat janë dy shenjat më fatlume? Zbulojini në horoskopin vjetor 2025
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim vjetor për të gjitha shenjat e zodiakut, për vitin 2025. ”Ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe do të ketë një ndikim shumë të madh në të gjithë shenjat, ndikim i cili do të vijojë deri në vitin 2027” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se viti 2025 sa i takon mundësive do të jetë viti i Virgjëreshës dhe i Peshqve. ”Këto dy shenja kanë vuajtur shumë, ndaj ky do të jetë viti i tyre i revanshit” shtoi Jorgo. Për Peshqit është mundësia më e mirë që të ndreqin shumë çështje të së shkuarës dhe të marrin më të mirat e këtij viti.”Sa i takon të gjitha shenjave, mund të themi se 2025 do të jetë një vit disi i shtrënguar financiarisht. Duhet të kemi vëmendje në ekonomi, por dhe në dashuri! Kujdes, kujdes, do të kemi shumë thashetheme, por jo gjithçka duhet të merret për bazë” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet më specifikisht për çdo shenjë të zodiakut për vitin 2025?
Dashi
Dashi i 10-të ditëshit të parë ka një vit zgjimi, ku priten të bëhen vlerësimet e punës së tyre dhe do të kenë mundësi për ndryshime të rëndësishme në fushën e karrierës. Eshtë një moment i mirë stabilizues, pasi llogaritë e hapura nga e shkuara do të mbyllen përgjatë këtij viti. Eklipsi diellor u jep mundësi të zgjidhin gjithashtu një çështje ligjore. Gabimet e së shkuarës duket se do të ndreqen në këtë periudhë. Në fushën e dashurisë, 10-të ditëshi i parë duhet të ketë kujdes nga thashethemet. Ndërsa 10-të ditëshi i dytë, do të ketë një vit të qetë dhe të qëndrueshëm duke arritur majat. Do të mbyllen të gjitha problematikat në fushën e karrierës. Priten takime me persona të së shkuarës që mund të jenë shumë frytdhënëse. Mos u nxitoni në marrje vendimesh, pasi shpesh mund të gaboni! Të gjithë ata që janë në 10-të ditëshin e tretë, e mirëpresin vitin 2025, sepse kanë ende ndryshime që i presin. Viti do të nisë me disa konflikte të brendshme, por ky 10-të ditësh do të dalë shumë i fituar. Kanë një mundësi të artë në menaxhimin e financave dhe duket se janë në rrugën e duhur. Ndërsa në dashuri do të zbuloni shpirtin binjak, pa të cilin duket se nuk bëni dot.
Demi
10-të ditëshi i parë i Demit do të ketë një vit me transformim rrënjësor. Do të ketë rindërtime dhe themele të forta për të ardhmen për Demin. Po përgatiteni për gjëra të rëndësishme dhe të forta! Një padrejtësi që ju është bërë, tani në vitin 2025 do të ndreqet dhe do të fitoni të drejtën tuaj. Për të gjitha sakrificat që keni bërë, do të vlerësoheni pikërisht tani. Do të jetë një vit me favorizime dhe kontrata të reja, favorizime në punë, në dashuri dhe karrierë, si dhe udhëtime të largëta apo plotësime dokumentacioni. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, një lidhje problematike që keni patur, duket se zgjidhet pikërisht tani. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë, do të ketë çështje të mëdha që kanë lidhje me rinovim kontratash, apo me blerjen e një mjeti apo pasurie të paluajtshme. Keni mundësi për të vënë pikat mbi “i” për stabilizimin dhe konkretizimin e një lidhje afatgjatë në martesë. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, kanë një mundësi shumë të mirë për punën e tyre nga Janari deri në fund të Marsit. Do të bëni një shitje apo blerje për investim, e cila do jetë me shumë leverdi. Evitoni të dëgjoni çfarë thotë bota, por dëgjoni çfarë thoni ju brenda vetes tuaj!
Binjakët
10-të ditëshi i parë i Binjakëve do të ketë një vit ndryshimesh të guximshme. Një vit shumë i rëndësishëm për punën dhe karrierën pritet të jetë 2025. Do të keni mundësinë për të zgjidhur shumë çështje problematike. Në lidhje me financat është shumë e rëndësishme periudha 10-24 Korrik dhe 13-24 Shtator, koha më ideale për Binjakët. Në anën shpirtërore, të palidhurit kanë mundësitë më të mira. Të gjithë ata që i takojnë 10-të ditëshit të dytë të Binjakëve, edhe pse kanë patur një vit disi të vështirë, i kanë dhënë provat që ia dalin më së miri. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, do kenë shumë mundësi, por duhet të kenë kujdes në çështjet e dashurisë. Gjithashtu duhet të kenë kujdes në lidhje me shpenzimet e tepërta. Në fushën shpirtërore, lidhjet afatgjata janë pikërisht të favorizuara në këtë periudhë.
Gaforret
10-të ditëshi i parë i Gaforres do të ketë një vit kyç. Duhet të lënë pas kujtimet e së shkuarës dhe të vazhdojnë përpara. Mbyllet për ju një cikël i vjetër problematik! Në anën e dashurisë, do të jetë një vit mjaft i mirë për ju. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë për shenjën e Gaforres, do të ketë një stabilizim ekonomie apo udhëtime në vende të largëta. Koha më e mirë në dashuri falë ndikimeve planetare është Janari dhe Marsi. Në fushën shpirtërore, një lidhje me probleme që kanë patur duket se tani favorizohet. Për 10-të ditëshin e tretë, viti 2025 do ju gjejë të kënaqur, do të jetë një vit i mbarë për ju, sikurse çështjet e vështira do të zgjidhen njëherë e mirë. Një ndarje që keni patur duket se rifillon dhe normalizohet, ndërsa viti karakterizohet nga pozitiviteti për këtë shenjë.
Luani
10-të ditëshi i parë i shenjës së Luanit, nëse do të nisë një punë të re ka momentin më të mirë gjatë vitit 2025. Sa i takon një blerje të re apo çështjeve ekonomike, duket se muajt e verës janë shumë të favorshme. Në fushën shpirtërore, mund të veçojmë Janarin, Marsin, Qershorin dhe Nëntorin, muaj shumë të favorshëm për dashurinë. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të shenjës së Luanit, do të kenë shumë mundësi që kanë të bëjnë me çështjet ekonomiko-financiare dhe me karrierën. Ndërsa kujdes, politikanët specifikisht do të kenë shumë probleme. Do jetë një mundësi e mirë për të nisur gjëra të reja, ndërsa në çështjet e dashurisë duket se ky do të jetë vit i lumtur për ju që prisni një pasardhës. Për 10-të ditëshin e tretë, do të jetë një vit pak i turbullt, pasi duhet të mbyllin disa çështje të së shkuarës. Koha më e mirë në ekononi dhe për blerje është Maj-Shtator 2025. Moto juaj do të jetë: Eci avash, sepse nxitoj.
Virgjëresha
10-të ditëshi i parë për Virgjëreshat do të ketë prioritet për vitin 2025 punën dhe financat. Një shanc të dhënë mos e neglizhoni, sepse nuk do e keni më! Në fushën e dashurisë duhet të keni kujdes, sepse problematikat që mund të keni do i zgjidhni pikërisht në 2025. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të kësaj shenje, do të ketë dukshëm një përmirësim në ekonomi, dashuri dhe familje.Vazhdimësia duket e mbarë. Për 10-të ditëshin e tretë mund të themi se kanë patur një problem shëndetësor, por vjen momenti tani që do të marrin vetëm lajme të mira. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me marrëdhënie serioze, nga muaji Mars deri në Qershor duket se do të kenë kohën më të mirë dhe ideale për vendime të rëndësishme.
Peshorja
Sa i takon 10-të ditëshit të parë të Peshores, 2025 do të jetë një vit me surpriza. Duhet të keni kujdes në Janar, Shkurt, Mars, Shtator dhe Tetor, muaj plot ndikime të forta planetare. Në dashuri është koha dhe momenti më perfekt. Kur flasim për 10-të ditëshin e dytë të Peshores, mund të themi se do të ketë shumë mundësi, besim dhe optimizëm për vitin 2025. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, një pengesë që keni patur tani do të zgjidhet përfundimisht. Në dashuri duhet të tregoni pak kujdes, sidomos përgjatë muajve të verës.
Akrepi
10-të ditëshi i parë i shenjës së Akrepit edhe pse ka patur shumë probleme nga e shkuara, nuk duhet të shqetësohen më, pasi vjen momenti që gjithçka të zgjidhet më së miri. Në fushën ekonomike duket se do të ketë stabilizim për këtë shenjë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë në Janar, Shkurt dhe Mars. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë të shenjës së Akrepit, do të jetë një vit i kënaqshëm, ku do të keni një moment të rëndësishëm në firmosje kontratash dhe në fushën shpirtërore. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, në dashuri jeni ju pa janë të tjerët dhe do të arrini majat në atë që kërkoni dhe dëshironi.
Shigjetarët
10-të ditëshi i parë i Shigjetarëve, nuk duhet të marrë si të mirëqenë fjalët e mëdha dhe pritshmëritë. Sa i takon 10-të ditëshit të dytë për shenjën e Shigjetarit, është mundësia për t’u çliruar nga ngarkesa që keni patur mbi shpinë. Ndërsa për 10-të ditëshin e tretë, është një vit që ju jep rëndësi dhe mundësi në ekonomi dhe stabilizim. Në fillim të muajit Janar prisni një lidhje afatgjatë në fushën e dashurisë.
Bricjapi
Për këtë shenjë fillon një vit mjaft i rëndësishëm për të tre 10-të ditëshet si në fushën ekonomike -financiare, në punë dhe dashuri. Koha me ndikime më favorite planetare për Bricjapin do të jetë Janari, Marsi, Maji, Qershori, Korriku dhe Nëntor- Dhjetor, mund të arrijnë majat në fushën ekonomike dhe në stabilizimin financiar. Pak kujdes duhet të bëjë 10-të ditëshi i tretë që të mos nxitohen në firmosje kontratash, ndërsa muaji Mars e tutje për të tre 10-të ditëshat do të ketë ndikime fantastike.
Ujori
Ndikimet që kanë të bëjnë me 10-të ditëshin e parë do japin mundësinë për të zgjidhur problematika të ndryshme nga e shkuara. Favorite do të jetë për Ujorin fusha e punës dhe karrierës. Pak vëmendje 10-të ditëshi i dytë i Ujorit, duhet të ketë kujdes me problemet ligjore në muajt Maj dhe Shtator. Sa i takon 10-të ditëshit të tretë, ka një ndikim fantastik sidomos në fushën e dashurisë.
Peshqit
2025 për Peshqit është një vit i qetë. Falë disa trekëndëshave të rëndësishëm planetar mund të themi se ky do të jetë një vit i rëndësishëm për Peshqit. Do të zbulohen disa intriga pas shpinës së tyre, por Peshqit dinë të falin. Tre muajt e parë të vitit do të jenë perfekte në marrje vendimesh dhe në zbulime të reja në fushën e biznesit. Muajt Shtator, Tetor dhe Nëntor do të jenë A-ja dhe Zh-ja për 10-të ditëshin e tretë për vazhdimësinë dhe vitet që do të vijnë.
Gazetari Enkel Demi dhe deputetja Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë. Në vigjilje të Krishtlindjeve një bekim ka ardhur në familjen e tyre.
Vogëlushi Mark ka ardhur në jetë këtë 24 dhjetor duke gëzuar kështu gjithë familjen e duke i dhënë dritë shtëpisë
Gjyshi Enkeli, gjyshja Mesila, mami Paola dhe babi Jon, e të gjithë familijarët e tyre janë tepër të lumtur për këtë dhuratë të ardhur në këto ditë festash.
Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë Enkel Demi përmes një postimi në “Instagram”. Përpos fotos së parë të nipit të tij, gazetari shkruan: “Në vigjilje të Krishtlindjes Hyji na dhuroi Mark Demin. Mama Paola dhe Baba Jon u bëftë Marku plak i moçëm dhe i mençëm e i mirë si ju të dy”.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Metoq të Sarandës, ku Elvira Tahiraj vrau me sëpatë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj.
Për emisionin “Shqipëria Live”, gazetari Enrik Mehmeti ka treguar se ishte vajza e çiftit ajo e cila e gjeti të atin të vrarë, e më pas në shtëpinë e tyre shkuan fqinjët.Sipas asaj që gazetari ka bërë me dije, referuar informacioneve të marra nga fqinjët, Elvira vuante nga epilepsia dhe kishte probleme të shëndetit mendor, madje shpesh herë bashkëshorti i saj e dërgonte në spital.
“Fqinjët thonë se Elvira vuan nga epilepsia, që shpesh herë bashkëshorti nëpërmjet makinave të fqinjëve e transportonte në spital. Zonja e shfaqte paqëndrueshmërinë kur dilte nga banesa, pasi shumicën e kohës qëndronte brenda”, ka thënë ai, teksa më tej ka treguar se në momentin që efektivët mbërritën në banesë, 49-vjeçarja pranoi krimin dhe në gjendje të rënduar psikoliogjike përsëriste fjalën: “O çfarë kam bërë?”.
“Edhe kur policia e ka marrë në pyetje, janë shfaqur këto probleme duke e vërtetuar këtë dyshim. Nuk ka dyshime se ai ushtronte dhunë apo ishte i alkoolizuar. Në familje punonte Llazari, gruaja qëndronte gjithmonë në shtëpi. Banon me qira, gjendja e tyre ishte e vështirë ekonomikisht. Ata kishin shkuar në Metoq nga zona e Kolonjës për një jetë më të mirë.
Krimin e zbuloi vajza e familjes, është dëgjuar nga fqinjët ulërima e saj dhe ndërhynë për ta çuar viktimën në spital por ishte tepër vonë. Gruaja nuk ka bërë asnjë rezistencë kur ka mbërritur policia, ka pranuar dhe krimin. Ka qarë duke shpjeguar krimin, duke thënë “O çfarë kam bërë?’”, ka thënë gazetari.
Ndër të tjera Mehmeti ka rrëfyer dhe bisedat e bëra me banorët e tjerë, fqinj të çiftit Tahiraj, të cilët i kanë thënë se disa herë i kishin kërkuar viktimës që të divorcohej nga bashkëshortja, mirëpo ai asnjëherë nuk kishte pranuar që ta linte.
“Fqinjët shprehen se i kanë thënë Llazarit gjithmonë që të ndahej nga bashkëshortja meqë ajo nuk ishte e shëndetshme nga ana mendore, por ai asnjëherë nuk e la, gjithmonë përpiqej të siguronte të ardhura dhe të kujdesej për të. Viktima nuk përshkruhet si problematik, por si një njeri punëtor dhe i qetë. Asnjë nga fqinjët nuk thotë se është problematik. Ai nuk lejonte as njerëzit të flisnin keq për bashkëshorten që vuante nga problemet mendore. Nuk thuhet se kanë pasur konflikte, por vetëm gjendja e autores shihet si shkak për krimin”, u shpreh ndër të tjera gazetari.
Mëngjesin e kësaj të marte, në fshatin Metoq të Sarandës ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Në familjen Tahiraj, bashkëshortja ka vrarë burrin, teksa ky i fundit ishte duke fjetur.
Nuk dihen shkaqet që e çuan 49-vjeçaren të ndërmarrë aktin ekstrem, por dyshohet autorja e krimit kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit. Dyshohet se kryefamiljari ishte në gjumë kur është goditur për vdekje nga gruaja. Çifti i bashkëshortëve ishin prindër të 3 vajzave.
Njëra prej tyre, e cila ka njoftuar edhe policinë e Sarandës pas ngjarjes, ka qenë duke fjetur në një dhomë të shtëpisë kur ka ndodhur krimi.Llazari dhe Elvira, me origjinë nga Kolonja, prej disa vitesh jetonin në Metoq, ku kishin ndërruar disa banesa me qira. Familja e tyre kishte të ardhura të pakta, pasi viktima ishte i vetmi që punonte dhe nuk kishte një rrogë stabël.
Në fshat, fqinjët e njohin viktimën si një njeri të qetë e punëtor, ndërsa për të dyshuarën e krimit ata thonë se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishin komunikim për shkak të sjelljeve të saj të çuditshme.
“Punonte i shkreti, punonte çdo ditë… gruaja ka qenë cik e ikur… ai ishte punëtor, as alkool s’pi, me qira rri, ja ishte te kjo shtëpia këtu, iku atje me 100 mijë lekë. Edhe dje e takova, kishte marrë ca ushqime, ika në shtëpi më tha. Gjynah mavrija, ajo është me të meta moj vajzë…”. deklaron një fqinje.
“Po si s’e njohim moj, ajo është e çmendur, s’flisje dot me gojë, i binte sëmundje e tokës edhe… Llazi që burrë i mirë, punonte i shkreti… Kishte tre vajza, i martoi një, jetonte këtu me ta. Kur na vinte ajo makina që shet perime, njëherë në dhjetë ditë dilte ajo që të merrte ndonjë domate, ndonjë piperikë, i rrinim larg, nuk i flisnim me gojë, se ajo qe…”, tha ajo./gshqip
Xum Allushi u ka rrëfyer disa banorëve pëlqimin që ka për Egli Takon.“Sytë që qeshin dhe shkëlqejnë fshehin shpirt dhe zemra që qan shumë. Përmenda sytë në fillim kur ka hyrë, jo jetën. Ishalla ma bën mbarë ti, prandaj ta thashë.”-i thotë ai Gertës.
”Dje por gatuanim. Unë njërën dorë këtej, ajo njërën dorë andej. Kishim një farë kimie. Dashuria të mban në ajër.”Më pas, me një banor tjetër Xumi shprehet:”Që kur ka hyrë ajo gocë, mua më ka fol sytë dhe mendja e saj. Kur ia dëgjova rrëfimin, mua më grrici”.Nuk dihet nëse Egli ka pëlqim ashtu sikurse Xumi. Mbetet të shihet në ditët në vijim.
Kanali amerikan në New York, “Abc7” që publikoi për herë të parë videon e Parashqevi Simakut teksa ajo merrte ndihma sociale, ka publikuar një artikull dedikuar këngëtares shqiptare dhe historisë së saj të jashtëzakonshme.
“Abc7” e quan këtë histori një mrekulli dhe tregon se si videoja menjëherë pas transmetimit nga kanali amerikan e lidhi Parashqevi Simakun me shqiptarët, populli që atë e donte aq shumë dhe e cilësonte si “Madona e Shqipërisë”.
Artikulli i plotë:Një video me një akt të thjeshtë dashamirësie, është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare.Më 10 dhjetor, ekipi i 7 On Your Side po ndiqte një bamirësi lokale duke u shpërndarë çanta shpine njerëzve të pastrehë.Gazetarja jonë Nina Pineda ndaloi për të folur me një grua, një të huaj në nevojë, në Penn Station të Nju-Jorkut, pasi ajo mori një nga dhuratat.Gruaja u gëzua pa masë me frymën e festës së një dhurate kaq të thjeshtë, një çantë shpine me furnizime dhe një shënim të shkruar me dorë për fëmijë me fjalë inkurajuese, nga një grup i quajtur me vend “Vetëm Dashuri e Bekime”.Ajo që ndodhi më pas po quhet një mrekulli. Ajo grua me të cilën foli Nina tha se ishte këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga segmenti.Ajo quhet Parashqevi Simaku. Simaku është një këngëtare dhe aktore nga Shqipëria, dhe është një nga thesaret e tyre kombëtare.“Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha fansi Bale Erbeli.
Erbeli ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë njohu Simakun, e cila kishte qëndruar me familjen në Nju-Xhersi në vitin 1986 kur ajo nisi karrierën e saj.Si rezultat, komuniteti shqiptaro-amerikan u bashkua shpejt, duke postuar dhe shpërndarë klipin në të gjithë rrjetet sociale. Madje ka arritur tek një prej influencuesve më të mëdhenj të tyre, Elton Ilirjani.Elton Ilirjani është model dhe CEO. Me të parë gjendjen e një ikone kombëtare, ai dhe të tjerët e gjetën Simakun në Penn Station brenda dy ditësh.“Kam pesë vjet që e kërkoja”, tha Ilirjani. “Vrapova drejt saj dhe e përqafova”. Ilirjani i ofroi t’i paguante Simakut një dhomë për të fjetur, gjë që ajo pranoi.“Ajo bëri një dush të gjatë. Mbretëresha u kthye. Ajo bëri flokët dhe grimin”, tha Ilirjani. “Ajo ishte e bukur. Ne shkuam në një restorant në Hudson Yards, ku ajo këndoi në anglisht dhe frëngjisht.”
Parashqevi tha për Eyewitness News se askush nuk shkon nga rrugët drejt yjeve, por se ajo po bëhet më mirë dhe komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë.