Author: editor

  • “Plas” të moshuarin në Azil, i përvetëson pasurinë e i merr pensionin

    “Plas” të moshuarin në Azil, i përvetëson pasurinë e i merr pensionin

    Deklaratat, që të ndjerit Silvio Shala iu morën, për t’i grabitur pasurinë e pensionin nga Elda Dedja, u bënë te noteri Terens Kurti, i cili duhet të kishte evidentuar gjendjen e shëndetit mendor të Silvios, i cili kurohej në këtë drejtim që nga viti 2015.

    “Babi im është diagnostikuar nga një mjek psikiatër që në vitin 2015 që vuan nga çrregullim opsesiv-kompulsiv. Kjo është pra diagnoza e caktuar nga mjeku psikiatër, e cila konsiston në mbledhjen e grumbullimin e çdolloj mbeturine dhe vendosjen e këtyre mbeturinave në çdo hapësirë të shtëpisë si krevat, tavolinë buke, dollap dhe në çdo ambient të mundshëm duke e bërë aksesimin në shtëpi të pamundur të kaloje nga një derë në derën tjetër”, tha denoncuesja Irinda Shala.

    “Noterja nëse do e kishte evidentuar dhe ta merrte në pyetje do e kishte lehtësisht të kuptuar që ky person ka probleme të shëndetit mendor, aq më tepër që ne kemi kartelën e shëndetit mendor. Është e kartelizuar që nga viti 2015, që është një i sëmurë i shëndetit mendor dhe ai për shkak të sëmundjes nuk kupton dot të kryejë gjithë këto mori veprimesh materiale apo juridike për të kuptuar në thelb se çfarë po ndodh”, tha avokatja Nertila Qordja.

    “Stop” ka siguruar fakte shkresore të kartelës së të moshuarit, por edhe pamje filmike të gjendjes së tij, dhe ky i fundit duket, që është i pamundur të marrë vendime.

    Irinda Shala: A mendon, se çfarë firma ke hedhur ti? Pa mendohu njëherë! Ke hedh firmat? Të ka çuar në ndonjë vend, të hedhësh firmat…? Të kujtohet?

    Irinda Shala: Dhe ka 3 vite, që të merr pensionin. I kam llogaritur unë dhe janë 8 milionë lekë. 8 milionë lekë babo, që të ka marrë ty. Po lekë i ke dhënë ti Eldës, ti nga xhepi, pare nga xhepi, i ke dhënë?

    Irinda Shala: Pare nga xhepi? Sepse kam zbuluar prapë një letër tjetër, që ti i ke dhënë 4 milionë e 400 e 68 mijë lekë, që ajo të të varrosi ty, të të varrosi ty, që ti je gjallë…A e kupton? Çfarë është kjo babo?

    Irinda Shala: A e kupton? Çfarë është kjo babo?

    “Stop” ka siguruar një tjetër kontratë noteriale ku Elda Dedja ka përvetësuar 4.5 milionë lekë të vjetra kursimet e të moshuarit për funeralin e tij.

    Irinda Shala: Juve a e dinit, që çfarë gjendje shëndetësore mendore ka babai im?

    Elda Dedja: Po si është babai yt sot?

    Irinda Shala: Çfarë pjesë e familjes time jeni juve?

    Elda Dedja: Ti nuk je bija e tyre…

    Irinda Shala: Unë bija e tyre jam, po mirë këtë e thua ti, dokumentet thonë gjë tjetër.

    Elda Dedja: Ti nuk je bija e tyre, Ajla Shala, Silvio Shala, kanë hapur proces gjyqësor për çbirësimin tënd.

    Në vitin 2021, 83-vjeçari Silvio Shala i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor iu morën kursimet e funeralit, pensioni dhe iu vu flaka apartamentit ku ai jetonte. Më pas i moshuari dërgohet pranë Azilit shtetëror këtu në kryeqytet nga Elda Dedja. Sipas të dhënave asokohe i moshuari ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ku pritej vdekja e tij, madje Elda Dedja kishte përgatitur kostumin e tij të funeralit.

    Irinda Shala: 4 milionë e 400 e 68 mijë lekë…

    Elda Dedja: Do t’i zbresim edhe lekët e kostumit, që ia kam blerë se ishte gati duke ikur e di institucioni, (Azili) e kam unë të dokumentar aty…

    Irinda Shala: S’ka asnjë kostum në Azil babi, realisht!

    Elda Dedja: Po me po, këpucë, çorape, këmishë…

    Irinda Shala: Nuk ka, nuk ka…

    Elda Dedja: Biles, ia kam sjellë nga Holanda dhe i dhashë…

    Irinda Shala: Nuk ka, të siguroj që nuk ka asgjë…

    Elda Dedja: Unë ia kam dorëzuar personelit, ia kam dorëzua sepse yt atë në Qershor desh iku…

    Gjithashtu “Stop” ka pyetur në azil, se kush është kujdesur për të moshuarin dhe në këtë institucion na thonë, se vetëm vajza e tij është kujdesur për të ndjerin. Ndërsa Elda Dedja nuk është parë kurrë në azil, edhe pse i mori shtëpi pasuri e pension të ndjerit.

    Irinda Shala: I vjen ndonjë njeri tjetër babit këtu, që ta vizitojë?

    Personel i Azilit: Jo, jo! Asnjë njeri tjetër përveç teje…

    Irinda Shala: Përveç mejeeee…

    Personel i Azilit: Përveç teje zemër, njeri tjetër, as ka ardh me e pa.

    Irinda Shala: Dëgjo tani…! E mban mend, që kemi folur, që ma ke thënë që vija këtu për punën e Eldës, a ka ardhur, apo…A ka ardhur Elda? A është dukur këtu? Pra nuk ka ardhur fare këtu?

    Shoku i dhomës: Jo, s’ka ardhur, jo! Jo, hiç, hiç, hiç..

    Irinda Shala: Babi ia ka përmend ndonjëherë emrin, ndonjë gjë kështu?

    Shoku i dhomës: Jo, jo! Hiç fare…!/tvklan

  • EMRI/ I riu me armë në brez e qëlloi pas sherrit, si ndodhi plagosja përballë spitalit në Shkodër

    EMRI/ I riu me armë në brez e qëlloi pas sherrit, si ndodhi plagosja përballë spitalit në Shkodër

    Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

    Mësohet se i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Arens Beqiri, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Burime bëjnë me dije se ai është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga 22-vjeçari me inicialet E. Sh., pas një konflikti për motive banale mes të rinjëve.

    Mësohet se pasi janë përplasur me njëri tjetrin, autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë Arens Beqirin.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, përballë spitali. Pasi ka mbetur i plagosur, 24-vjeçari është paraqitur në spital, ndërsa autori është arratisur në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

    Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Tentoi ta puthte, Gresa: Xuxi është në moshë të babait tim, më vjen…

    Tentoi ta puthte, Gresa: Xuxi është në moshë të babait tim, më vjen…

    Kanë ndodhur një sërë situatash mes Xuxit dhe Gresë Gashit gjatë këtyre ditëve.

    Këngëtari pak ditë më parë tentoi ta puthte aktoren dhe kjo e irritoi tejet shumë atë dhe u ndje në siklet.

    Në një moment tjetër, ai e akuzoi se ka një pëlqim ndaj tij dhe se e ka vënë re këtë shumë më parë.

    Veç kësaj, ata eskaluan edhe duke lagur njëri-tjetrin me ujë, ngjarje që ndodhi në mesnatë.

    I pyetur në Prime, Xuxi tha se kjo ka qenë një provokim ndaj Gresës dhe se nuk ka dashur ta puthë.

    “Ka qenë provokim puthja ndaj Gresës”, u shpreh ai.

    E Gresa nga ana tjetër theksoi: “Momenti kur ka dashur të më puth ka qenë i sikletshëm. Mbrëmë ka qenë kulmi, kur tha ti kam parë sytë e maniakes që i ke dhe ke pasur pëlqim për mua. Nuk ka lënë të zezë pa më thënë. Më tha ke pasur sy për mua. Është moshë e babës time. Xuxi është i martuar, fetar dhe është i moshuar. Më vjen gërdi me mendu”.

  • Sarandë, gruaja vret burrin, dyshohet se e ka goditur me sëpatë

    Sarandë, gruaja vret burrin, dyshohet se e ka goditur me sëpatë

    E rëndë në Sarandë. Mësohet se një grua ka vrarë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq.

    Dyshohet se gruaja e ka goditur burrin me sëpatë në kokë , ndërsa ishte duke fjetur në gjumë.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

  • Ish-presidenti amerikan Bill Clinton përfundon në spital! Si paraqitet gjendja shëndetësore e tij

    Ish-presidenti amerikan Bill Clinton përfundon në spital! Si paraqitet gjendja shëndetësore e tij

    Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në një spital të Uashingtonit, pasi ka shfaqur ethe.

    Clinton 78 vjeç, është shtruar në Spitalin Universitar MedStar Georgetoën për analiza dhe vëzhgim, raportojnë mediat e huaja.

    Angel Urena, zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të 42-të të SHBA-ve, tha për mediat amerikane se Clinton është “në gjendje të mirë shpirtërore dhe mirënjohës për kujdesin që po merr në spital”.

    Një tjetër burim i afërt me Clinton tha se situata nuk është “urgjente”.

    “Ish-presidenti do të bëhet mirë”, shtoi burimi.

    Në vitet që kur Clinton ka lënë Shtëpinë e Bardhë, ai ka pasur disa probleme shëndetësore.

    Në vitin 2004, iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi përjetoi dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Clinton u kthye në spital për një operacion në mushkëri në vitin 2005, dhe në vitin 2010 iu vendosën dy stenta në një arterie koronare.

    Në vitin 2021, ish-presidenti u shtrua në spital për gjashtë ditë në Kaliforni, ndërsa po trajtohej për një infeksion që nuk lidhej me COVID-19, në kohën kur pandemia ishte ende në kulmin e saj.

  • Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja…

    Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja…

    Sot, më 24 dhjetor 2024, dollari amerikan, blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë.

    Euro, blihet me 98.1 lekë dhe shitet 98.9 lekë.

    Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.5 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

    Paundi britanik, blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë.

    Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.3 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • “I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres: Hyra në fazë depresioni

    “I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres: Hyra në fazë depresioni

    Xum Allushi, një ndër personazhet që është bërë pjesë e Big Brother VIP4, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij.

    Ai tha se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje që ndihej shumë i dashuruar, por u zhgënjye shumë dhe pësoi një fazë depresioni.

    “Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar. Më mërziti me një muhabet, i thash me mirëkuptim dhe u ndamë në 2021. Pas dy javësh u njoha me një gocë. E ndjeja që 27 vjecc do ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle. Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndejt 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova.

    Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kishte të mirë, unë ja dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ja shihja më ishim mbyllur sytë. Kjo është dashuria për mua. Unë nuk jam tip që kontrolloj shumë, të jap lirinë tënde por jam qen që nuhas shumë. E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pash. I thash ça është kjo, më meku fare. Ua tha mos jam në ëndërr, zuri me rënë prap në gjumë. Ia tregoj telefonin dhe ika. Ishte robi më i gabuar për mua, por më ka zhvilluar si karakter. Aty mora një zhgënjim shumë të madh, kapa një fazë depresioni në jetë nga kjo gjë”-tregoi Xumi.

  • Konfliktohet me një qytetare. Egla Ceno bllokon trafikun tek Liqeni, kryen kallëzim për kanosje (VIDEO)

    Konfliktohet me një qytetare. Egla Ceno bllokon trafikun tek Liqeni, kryen kallëzim për kanosje (VIDEO)

    Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Liqenin e Thatë në kryeqytet. Për rreth 40 minuta rruga e Liqenit ka qenë e bllokuar pasi aktorja Egla e Ceno kishte bllokuar qarkullimin sepse një vajzë i kishte thënë “meriton një dru”.

    Pavarësisht këmbëguljes dhe lutjeve të qytetarëve të rastit të cilët e kishin të domosdoshme të lëviznin, teksa reshjet e shiut binin papushim, Ceno nuk hapte rrugën duke kërkuar sensibilizim të qytetarëve me të, shkruan Ditarmedia.

    Sipas informacioneve, Ceno u konfliktua me vajzën tjetër aty për aty, se kujt i takonte të hapte rrugën e para. Ky konflikt mesa duket, ka përfunduar me kërcënime. Ndërkaq, Ceno ka kryer kallëzim për kanosje.

  • Do të nisej nga Ankona drejt Durrësit/ Bllokohet kamioni me 16 ton mbetje në Itali, nën hetim përfaqësuesi ligjor i kompanisë eksportuese

    Do të nisej nga Ankona drejt Durrësit/ Bllokohet kamioni me 16 ton mbetje në Itali, nën hetim përfaqësuesi ligjor i kompanisë eksportuese

    Autoritetet italiane kanë zbuluar një rast të trafikut të paligjshëm të mbetjeve drejt Shqipërisë. Sipas mediave në vendin fqinj, një kompani italiane po tentonte të transportonte në mënyrë të paligjshme mbi 16 ton mbetje urbane në Shqipëri me një kamion i cili është ngarkuar në zonën e Ankonas. Kamioni do të ngarkohej në një mjet lundrues dhe do të kishte si destinacion përfundimtar Durrësin.

    Bëhet me dije se inspektorët, pasi kanë konstatuar mospërputhje në dokumente, kanë verifikuar fizikisht mallin e transportuar dhe kanë parë mospërputhje në raport me atë që është raportuar në deklaratën doganore. Gjithashtu mallrat janë analizuar nga ekspertë të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit të cilët i klasifikuan produktet si mbetje komunale, që hyjnë në listën që ka tre nënkategori, pra mund të paraqesin rrezik potencial mjedisor dhe kërkojnë kontroll më të madh, mund të jenë të rrezikshëm ose jo të rrezikshme.

    Riklasifikimi i mallrave nënkuptonte që dërgesa duhej të ishte shoqëruar me një procedurë parandaluese rikuperimi dhe me autorizim paraprak të shprehur nga vendi pritës, i cili nuk mund të lëshohej në këtë rast, pasi Shqipëria ndalon importimin e këtij lloji produkti. Ndërhyrja e Fiamme Gialle dhe Agjencisë së Doganave përfundoi me sekuestrimin e 16 tonëve mbetjeve tekstile me vlerë disa mijëra euro. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i kompanisë eksportuese po hetohet për krimet e trafikut të paligjshëm të mbetjeve dhe “mashtrim i kryer nga një individ privat në një akt publik”.

  • Drama e Parashqevi Simakut si e pastrehë. Rrëfehet Mira Konçi, ja çfarë thotë ajo për këngëtaren

    Drama e Parashqevi Simakut si e pastrehë. Rrëfehet Mira Konçi, ja çfarë thotë ajo për këngëtaren

    Jeta e Parashqevi Simakut ka qenë kryefjalë e mediave, prej më shumë sesa 10 ditësh. Këngëtarja e njohur, e cila ishte zhdukur nga sytë e publikut prej shumë vitesh, u rikthye sërish, këtë herë si e pastrehë.

    Por jeta e saj ndryshoi tërësisht brenda këtyre dy javëve, duke u shndërruar gatigati në një përrallë të kohëve moderne. Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Ilirjani dhe ndërhyrjes nga shteti shqiptar, tashmë për Parashqevinë po mendohet edhe rikthimi në Shqipëri.

    Përgjatë këtyre ditëve, Panorama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me shumë kolegë e miq të këngëtares, si në vendin tonë, ashtu edhe në SHBA, ku ‘off record’ kanë treguar një variant tjetër të ngjarjes, madje duke qenë të bindur, se e gjithë historia është e parapërgatitur me regji nga individë të caktuar. Lidhur me këtë, ne kontaktuam edhe këngëtaren Mira Konçi. Si një artiste që e ka njohur nga afër Parashqevinë që në Tiranë dhe më pas një njohje edhe më të ngushtë kanë pasur të dyja në SHBA.

    Në prononcimin e dhënë për Panorama, Mira Konçi shprehet se këto dyshimet, për skenarë të përgatitur, nuk duhet të zëvendësojnë ndjeshmërinë për situatën e vështirë që Parashqevia ka kaluar.

    Këngëtarja me tej shprehet se ndihma që i është dhënë Parashqevisë, të paktën nga ana e saj ka qenë tërësisht private, duke mos dashur që të flasë konkretisht se për çfarë ndihme e ka pasur fjalën. Konçi është shprehur se të paktën njerëzit që e kanë njohur nga afër Parashqevinë, nuk duhet të hamendësojnë nëse gjithçka ndodhi ishte e përgatitur, apo një rastësi e bukur.

    “Gjykoj se askush, akoma më shumë ne që e kemi njohur në jetë të mrekullueshmen Parashqevi, nuk mendoj se kemi të drejtë t’i japim vetes tagrin për të hamendësuar lidhur me sa pyesni. Historia e saj personalisht më ka tronditur shumë, si grua në radhë të parë dhe padyshim edhe si dikush që e ka njohur nga afër, ashtu si shumicën e shqiptarëve besoj për artisten e tyre.

    Ndaj, lutem pranoni shumë miqësisht e modestisht ftesën time për të mos stimuluar që dyshimet që mund të ekzistojnë nga kushdo për rrethanat e saj familjare, të zëvendësojnë ndjeshmërinë që duhet të tregojmë karshi një situate kaq komplekse për të. Sigurisht, secili duke e bërë këtë brenda kornizës profesionale apo në privatësi e në mënyrën e vet, siç është rasti im”, është shprehur këngëtarja Mira Konçi./ Enida Himaj, Gazeta Panorama