Author: editor

  • Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon rezultatet

    Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon rezultatet

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar (MRL) në produktin mandarinë me origjinë nga Shqipëria dhe ngarkesa të tjera.

    Sipas AUV-së, rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat në fjalë përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum.

    Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria.

    Analizat laboratorike, të kryera sipas rregullores së Bashkimit Evropian Nr. 396/2005 dhe amendamenteve përkatëse, treguan se vlerat e mbetjeve të pesticideve janë brenda limiteve të lejuara. Testimet u realizuan me metodën konfirmative EN 15662:2018.

    AUV thekson se, pavarësisht se nuk ka pasur notifikime nga sistemi RASFF për produktet në fjalë, ka vepruar me përgjegjësi për të garantuar sigurinë ushqimore.

    Pas rezultateve pozitive të analizave, ngarkesat janë liruar për qarkullim në treg dhe konsum.

    Agjencia do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe masa shtesë inspektuese për të siguruar që çdo produkt i destinuar për tregun e Kosovës të përmbushë kriteret ligjore të sigurisë ushqimore.

  • Aksident i rëndë në vend/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për 4 të plagosur

    Aksident i rëndë në vend/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për 4 të plagosur

    Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë.

    Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e mjetit tip “Benz”, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e martë 24 dhjetor 2024

    HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e martë 24 dhjetor 2024

    DASHI

    Mundësia e avantazheve të mëdha apo edhe zgjidhjeve të problemeve të kahershme. Megjithatë, jini të kujdesshëm ndaj disa sëmundjeve që janë zhvilluar javët e fundit, ndoshta edhe një dëmtim apo stres të tepruar të shkaktuar nga një shpërqendrim. Pastaj ka nga ata që duhet të përballen me disa dyshime, por me këta yje gjithçka do të zhduket shumë shpejt, me të vërtetë…

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 24 dhjetor 2024), shumë nga gjërat që tani duken të pazgjidhshme, në fakt, do të adresohen me kalimin e kohës, ndaj kini durim dhe besim! Deri në fund të majit, për shembull, do të mbërrijnë zgjidhjet për çështjet e pazgjidhura ligjore, por edhe ju do të duhet të bëni pjesën tuaj, të lehtësoni fatin në një farë mënyre.

    BINJAKËT

    Do të dëshironit të riktheheni menjëherë në lojë, ndoshta deri në maj, por nuk e dini nëse do të ketë një mënyrë për ta bërë këtë apo jo… megjithatë, ka nga ata që vazhdojnë gjithsesi pa entuziazëm apo shtytje të veçanta, do të na duhet të gjejmë sërish motivim dhe vendosmëri deri në pranverën e ardhshme. Dyshimet e mundshme në dashuri, veçanërisht në histori në të cilat ka pasur vështirësi, me durim dhe qartësi do të mund të kapërceni akoma fazën e bllokimit ose të lodhjes së fortë.

    GAFORRJA

    Mendoni për një Vit të Ri në të cilin mund të bëni reflektime të rëndësishme për atë që është bërë muajt e fundit! Hapësirë ​​e bollshme për projekte të reja pune si dhe histori të lindura në dhjetor, situata më se të vlefshme dhe për t’u çuar përpara me përkushtim dhe vëmendje; Për më tepër, dashuritë që do të lindin në javët në vijim do të kenë një rëndësi të madhe! Qielli do jetë i favorshëm për një kohë të gjatë.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 24 dhjetor 2024), midis gushtit dhe shtatorit keni përjetuar kthesa të bujshme, ose të paktën pak a shumë të dëshiruara ndryshime të rëndësishme, por duhet të reagoni ose të vazhdoni të hipni në valë për t’u përmirësuar dhe më mirë. Ata që vuajnë më shumë janë përkthyes të pavarur që janë të lodhur duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra të vjetra, ose që nuk ndihen të vlerësuar dhe

    VIRGJËRESHA

    Për një kohë të gjatë keni duruar njerëz dhe situata që vetëm ju kanë krijuar probleme, ndonjëherë jeni ndjerë të “shfrytëzuar” nga ata që ju rrethojnë dhe keni vendosur të thoni “mjaft”! Është koha për një rishikim total të gjithçkaje që keni bërë deri tani, si dhe për t’u larguar nga ajo që nuk ju intereson në favor të çdo gjëje që ju stimulon. Sigurisht që nuk është një hap i lehtë por i domosdoshëm për të jetuar më paqësisht.

    PESHORJA

    Koha për buxhete dhe burime të reja në një periudhë reflektimi të thellë për atë që është bërë: shumë prej jush u është dashur të përballen me disa probleme fizike, të tjerëve tani e gjejnë veten pa energji sepse kanë dhënë shumë dhe në çdo rast më shumë se kanë marrë. 2025 sigurisht që do të jetë më i mirë se viti që po mbyllet, veçanërisht në aspektin e mbështetjes dhe solidaritetit, kështu që do të jemi shumë më pak nervozë!

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 24 dhjetor 2024), në muajt e parë të 2025 do të detyroheni të rishikoni llogaritë, të bëni një bilanc të situatës financiare dhe të kuptoni se në cilin drejtim të shkoni: objektivi është arrini një ndërgjegjësim për atë që po bëni, duke shmangur impulsivitetin në një sektor në të cilin duhet të jeni të qartë.

    SHIGJETARI

    Afërdita, Mërkuri, Marsi dhe Hëna janë aktivë në këtë shenjë, ata që janë në “rrugën e luftës” dhe të gatshëm për të shkuar në betejë do të kenë shanse të mira për të fituar! Megjithatë, gjëja e rëndësishme, përtej çdo mosmarrëveshjeje, është të ndiheni të kënaqur me veten, të shikoni në pasqyrë dhe të jeni krenarë për atë që jeni dhe çfarë po bëni.

    BRICJAPI

    Megjithatë mos prisni gjithçka menjëherë, veçanërisht nëse jeni shumë i ri, dhe vazhdoni hap pas hapi në mënyrë që të mbani gjithçka nën kontroll dhe të keni një shans më të madh për të arritur qëllimet tuaja pa u humbur gjatë rrugës. Ndiqni intuitat tuaja të shkëlqyera në këtë periudhë dhe jepini vazhdimësi planeve që keni hartuar.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 24 dhjetor 2024), ndiheni më të gatshëm për të dashuruar dhe bërë miq, aspekte shumë të rëndësishme për ju të cilat kohët e fundit janë “lënë në hije” nga problemet dhe dyshimet që keni pasur. Ata që janë mbyllur duhet të fillojnë të rihapen, ky qiell me siguri do t’ju ndihmojë ta bëni këtë.

    PESHQIT

    Mund të lindin debate të papritura për shkak të një problemi fizik ose (mbi të gjitha) dashurie, sigurisht që ka ndonjë nervozizëm për t’u përballur ose e keni kuptuar që partneri juaj nuk është aq afër jush sa do të dëshironit. Por tani po i afrohemi natës së ndërrimit të viteve dhe imperativi është ta organizojmë sa më mirë, të shtyjmë takimet e padëshiruara dhe të mendojmë vetëm për ta jetuar atë në maksimum.

  • Humbi ndjenjat në protestë, publikohet fotoja e Agron Gjekmarkajt brenda spitalit! E viziton Sali Berisha

    Humbi ndjenjat në protestë, publikohet fotoja e Agron Gjekmarkajt brenda spitalit! E viziton Sali Berisha

    Nënkryetari i Parlamentit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj përfundoi në spitalin e Traumës, pasi ai humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës.

    Demokratët akuzuan policinë se ushtroi dhunë ndaj tij, por në një reagim Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se në asnjë moment nuk është goditur nga asnjë efektiv.

    Sipas policisë ai është larguar nga protesta, pasi nuk është ndjerë mirë.

    Ndërkohë për gjendjen shëndetësore të Agron Gjekmarkajt u interesua personalisht Sali Berisha, i cili shkoi në Spitalin e Traumës.

    “Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë, është vizituar nga mjekët me përgjegjësi, do qëndrojë sonte në vëzhgim dhe shpresojmë që gjendja e tij të mos përkeqësohet natën, por të përmirësohet dhe të largohet nesër nga spitali. Zoti Gjekmarkaj është rrethuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 narkokomisarë dhe policë”, tha Berisha per mediat.

  • Aksident në rrugën Vorë-Rinas, ndërron jetë 45-vjeçari

    Aksident në rrugën Vorë-Rinas, ndërron jetë 45-vjeçari

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Vorë-Rinas.

    Policia bën me dije se një mjet Fiat është përplasur me një Audi dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital 45-vjeçari me inicialet Q.H., drejtues i Fiatit.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.

    Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Humb ndjenjat deputeti i PD-së në protestë, niset ambulanca me urgjencë

    Humb ndjenjat deputeti i PD-së në protestë, niset ambulanca me urgjencë

    Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat gjatë protestës.

    Mësohet se ai nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë pa ndjenja, ndërsa i është dhënë menjëherë ndihma e parë.

    VIJON…

  • Tension i lartë te ‘Rruga e Elbasanit’, Noka godet me grusht efektivin e policisë

    Tension i lartë te ‘Rruga e Elbasanit’, Noka godet me grusht efektivin e policisë

    Protestuesit dhe policia janë përplasur te “Rruga e Elbasanit”, pasi blutë ndërhynë për të liruar rrugën.

    Mjaft i ashpër ka qenë reagimi i deputeti Flamur Noka.

    Numri dy i PD-së ka shtyrë disa prej policëve, madje ka qëlluar njërin prej efektivëve me grusht.

    Më herët aty ishte dhe Sali Berisha.

    “Nuk të pyes ty as ministrin tënd, as Edi Ramën. Do më tregosh mua ti?!”, i ka thënë Noka njërit prej efektivëve të policisë.

    “Mu zhduk”, i ka thënë një tjetri.

    Ndërsa një prej protestuesve ka tentuar të qetësojë Nokën duke i thënë: Qetësohu Flamur!

  • Moti i keq përfshin vendin: Alarm në Vlorë, probleme me dëborën në Veri

    Moti i keq përfshin vendin: Alarm në Vlorë, probleme me dëborën në Veri

    Situatë alarmante në Vlorë, ku gjatë gjithë ditës nuk lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si pasojë e detit me dallgë dhe erës së fortë.

    Përgjatë gjithë paradites së kësaj të hëne në Vlorë kanë rënë reshje me intensitet të lartë, duke rikthyer frikën e përmbytjeve.

    Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë, të cilat disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në skelë dhe shkolla ‘Halim Xhelo’.

    Ndërkaq reshje shiu por edhe bore ka pasur edhe në veri të vendit, dhe problemet e para janë shfaqur në Kukës, në aksin Kukës Bushtricë.

    Raportohet se disa automjete kanë mbetur në rrugë si pasojë e borës. Drejtuesit ankohen për mungesën e borëpastrueses.

    Në Shkodër në lartësinë mbi 800 metër reshjet janë në formë dëbore. Në segmentin rrugor Qafe Mali- Fierze ka reshje dëbore me intensitet të ulet, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin.

    Ndërkohë në Lezhë raportohet për rreth 15 mm reshje shiu, por momentalisht nuk paraqiten probleme në rrjetin e kullimit. Funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat mbahen në monitorim.

  • Përplasje e fortë te Rruga e Elbasanit, Noka dhe policia përballen fizikisht

    Përplasje e fortë te Rruga e Elbasanit, Noka dhe policia përballen fizikisht

    Një përplasje e fortë është shënuar mes protestuesve dhe policisë te Rruga e Elbasanit.

    Mësohet se deputeti i PD Flamur Noka është përplasur me shefin e komisariatit nr 1.
    Noka dhe shefi i komisariatit nr 1 kanë pasur përplasje fizike.

    Në këtë moment, ka pasur një përplasje mes policisë dhe mbështetësve të Flamur Nokës.

    Situata erdhi, pasi policia kërkoi që të zhbllokohet segmenti rrugor.

  • Me fëmijën e sëmurë në automjet, qytetarja përplaset me protestuesit: Ju lutem më lironi rrugën, po e qoj në spital

    Me fëmijën e sëmurë në automjet, qytetarja përplaset me protestuesit: Ju lutem më lironi rrugën, po e qoj në spital

    Protesta e opozitës, e zhvilluar pasditen e së hënës në kryeqytet, ka nisur me tensione mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve, për shkak të bllokimit të rrugëve kryesore në Tiranë.

    Përplasja e parë u shënua te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, ku një nënë që shoqëronte fëmijën e saj të sëmurë u ndalua nga turma e protestuesve. Ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, duke theksuar urgjencën për të shkuar në spital.

    “Nuk jam e njoftuar fare për këtë. Ju lutem, hapni rrugën, kam fëmijën për spital. Policit i thashë ta hapë rrugën. Po, kam fëmijën për spital, ju lutem”, u shpreh gruaja në mënyrë të përsëritur.

    Tensione pati gjithashtu mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe drejtuesve të policisë në terren. Bardhi akuzoi policinë se duhej të merrte masa për të ridrejtuar trafikun, ndërsa theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese.

    “Nuk merret leje nga policia për të protestuar. Ne ju kemi njoftuar, dhe është detyra juaj të menaxhoni trafikun,” deklaroi Bardhi.

    Policia vijon përpjekjet për të garantuar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që protestuesit mbeten të vendosur në bllokimin e rrugëve si formë presioni ndaj qeverisë.

    Akset e kërkuara për zhvillimin e protestës janë: “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.

    Akset e bllokuara janë: “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.