Author: editor

  • Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

    Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

    Reperi i njohur, Stresi, ka bërë një postim të drejtpërdrejtë në Instagram ku kritikoi ashpër RTSH-në për organizimin e festivaleve. Në shkrimin e tij, ai e quan institucionin “dallaverxhi deri në rrënjë” dhe thekson se është i njohur me situatën dhe mënyrën se si funksionojnë këto aktivitete.

    Ndërkohë, ai ka falënderuar Top Channel-in për mundësitë që u ka dhënë artistëve përmes festivaleve si “Top Fest”. Gjithashtu, Stresi i ka dedikuar fjalë mirënjohjeje Ardit Gjebreas për vlerësimin dhe mbështetjen që u ka dhënë artistëve në “Kënga Magjike”.
    “Festivali RTSH??? Dallaverxhi deri në rrënjë janë… ju betohem sepse e di komplet çfarë luhet aty… faleminderit @topchannelalbania që falë tyre dikur na mundësuan nëpër festivalet Top Fest e shumë të tjera të afirmoheshim si artistë. Faleminderit Ardit Gjebrea për Kënga Magjike që na vlerësuat me çmime dhe na dhatë mundësinë atëherë. Sa për festivalin RTSH jeni i M i madh…”

  • Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata merr vendimin drastik

    Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata merr vendimin drastik

    Pasi nuk arriti të përfaqësonte vendin në Eurovizion këtë vit, këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka ndërmarrë një vendim surprizë.

    Pas ngjarjes, duket se ajo ka vendosur të fshijë çdo postim nga rrjetet e saj sociale që ka lidhje me Festivalin e Këngës dhe këngën e saj “Karnaval”, e cila u prezantua gjatë këtij festivali.

    Në Instagramin e saj zyrtar, postimi më i fundit i Elvanës daton më 31 tetor 2024, dhe kënga “Karnaval” mund të gjendet vetëm në platformën YouTube, duke u larguar kështu nga ndërveprimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale përmes festivalit.

    Kjo është hera e dytë që Elvana konkuroi në Festivalin e Këngës dhe nuk arriti të fitonte. Grupi “Shkodra Elektronike” u shpall fitues dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ata morën 143 pikë, ndërsa Elvana Gjata arriti të siguronte vetëm 135 pikë.

  • Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”/ Biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në sallë

    Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”/ Biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në sallë

    Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet seanca në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

    Raportohet se biznesmeni Ilir Rrapaj, ka humbur ndjenjat në sallë sapo ka dëgjuar rëndimin e pozitës.

    Sipas gazetares Anila Hoxha, raportohet se seanca gjyqësore do të shtyhet për në 9 janar, për t’ju lënë kohë avokatëve qe të japin qëndrimet e tyre mbi sugjerimin e gjykatës për rikualifikimin e veprës penale.

    Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Ilir Beqaj pyeti: “Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët”?

    Ndërkohë që për gjashtë të tjerët, gjyqtarja tha se duhet të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve.

    Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.

  • Reshjet e borës përfshijnë bypassin e Murrizit, vështirësohet qarkullimi, Rrugorja thirrje shoferëve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

    Reshjet e borës përfshijnë bypassin e Murrizit, vështirësohet qarkullimi, Rrugorja thirrje shoferëve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

    Që prej mesditës segmenti i rrugës së Arbrit i njohur si bypassi i Murrizit është përfshirë nga reshjet e borës të cilat kanë qenë me intensitet të lartë.

    Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që të vështirësohet qarkullimi i automjeteve edhe pse në terren janë dy mjete borëpastruese.

    Problematike situata mbetet në anën e Tiranës në fshatin Bastar Murrize ku për shkak të rrugës malore, shumë automjete e kishin të vështirë lëvizjen.

    Reshjet e borës vijojnë të jenë me intensitet të lartë ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë me shumë probleme në këtë aks rrugor kjo për faktin se jo të gjitha mjetet që qarkullojnë në të janë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

    Me uljen e temperaturave pritet që rrugës t’i shtohet edhe prezenca e akullit, ç’ka mund të çojë në bllokimin e plotë të qarkullimit të automjeteve.

    Policia Rrugore këshillon të gjithë qytetarët që do të lëvizin në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër nëpërmjet rrugës së Arbrit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

  • Merr fund miqësia? Jonida Maliqi votoi Elvana Gjatën në vendin e 3-të në Fest 63, mimikat e këngëtareve thonë gjithçka! Së bashku në koncerte, e dedikime, si u prish shoqëria e tyre

    Merr fund miqësia? Jonida Maliqi votoi Elvana Gjatën në vendin e 3-të në Fest 63, mimikat e këngëtareve thonë gjithçka! Së bashku në koncerte, e dedikime, si u prish shoqëria e tyre

    Një krisje duke se ka ndodhur në miqësinë e vjetër mes Elvana Gjatës dhe Jonida Maliqit.

    Elvana Gjata garoi në Fest 63 me këngën “Karnava” dhe u rendit e 3-ta nga kolegia e saj Jonida Maliqi.

    Por, mimikat e të dyja këngëtareve pas votimit duke se treguan për marrëdhënien e tensionuar mes artisteve.

    Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që vihet re një tension mes dy këngëtareve të famshme.

    Gjithashtu Jonida Maliqi shprehur hapur mbështetjen për Arilena Arën dhe pjesmarrjen e saj në Eurovizion, pasi kjo e fundit mundi në Fest ‘58 këngëtaren Elvana Gjata, e cila u rendit në vendin e dytë.

    “Nuk bëj qoka zakonisht ashtu siç bëjnë shumë kolegët e mi të cilët çdokush që nxjerrë një material muzikor duhet ta publikoj, madje ndonjëherë kur më kërkojnë ta promovoj nuk e bëj këtë gjë nëse nuk më pëlqen. Arilena duhet marrë në konsideratë që është një vajzë 21-vjeçare me një potencial të jashtëzakonshëm. Për mua një talent i tillë lind 1 në 1 milion”, u shpreh Jonida Maliqi në atë kohë.

    Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy këngëtareve që raporti i tyre është prishur, por kujtojmë që dyshja ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën.

    Si Jonida Maliqi, ashtu edhe Elvana Gjata ftonin njëra-tjetrën në festat e organizuara për ditëlindjet e tyra.

    “Per mua do te mbetesh perhere e vogla e embla e talentuara qe fale mbeshtetjes se familjes tende te mrekullueshme dhe pasionit te madh e punes se devotshme ke arritur majat e karrieres si artiste e mirefillte”, shkruante Jonida në një postim.

    Gjithashtu Jonida ka qenë e pranishme edhe në koncerte të koleges së saj, si edhe nuk mungonin foto së bashku në rrjetet sociale, të cilat prej disa vitesh nuk postohen më.

  • U kap me armë zjarri dhe fishekë! Flet 14-vjeçari: Jam penduar shumë, kam kërkuar falje! Shokët në shkollë më shohin…

    U kap me armë zjarri dhe fishekë! Flet 14-vjeçari: Jam penduar shumë, kam kërkuar falje! Shokët në shkollë më shohin…

    14-vjeçari që u ndalua disa ditë më parë nga policia pasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi fishekësh, ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti në ekranin e News 24.

    640-0-mixcollage-13-dec-2024-11-42-am-8708-1734088983Kujtojmë se pas ndalimit nga policia adoleshenti i la i lirë nga autoritetet.

    Në prononcimin për News 24 adoleshenti u shpreh i penduar, ndërsa tha se i ka kërkuar faljes nënës dhe babait të tij.

    Gjithashtu ai tha se pas ngjarjes ka ndjerë ndryshim në mënyrën se si e shohin bashkëmoshatarët në shkolle.

    “Në shkollë më pritën mirë, por ndihesha sikur më shikonin me një sy tjetër, sikur jam ndonjë kriminel. Nga mësuesit u prita shumë mirë…jam penduar shumë për atë që kam bërë. Nuk e kam shpërndarë armën në rrjetet sociale. I kam kërkuar ndjesë babait dhe nënës. Jam ndjerë shumë i penduar”, tha adoleshenti.

  • ‘BBVA’/ Valbona bën dush, G Bani s’ja heq sytë: Jam i uritur të shoh trupin e femrës

    ‘BBVA’/ Valbona bën dush, G Bani s’ja heq sytë: Jam i uritur të shoh trupin e femrës

    Mëngjesi nisi ditën e sotme me debate në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania 4’. Valbona Mhilli po bënte dush por u përball me një situatë të pakëndshme. Para saj qëndronte i ulur G Bani, i cili nuk pranonte të largohej, edhe pse banorja ia kërkonte pasi po e vendoste në siklet.

    Biseda mes tyre:

    G Bani: Nuk iki du të shoh
    Valbona: Po po lahem
    G Bani: Po ca po të bëj po të prek? Dua të të shoh
    Valbona: Laert do më ndihmosh pak
    G Bani: Jo more, pse ky është formati i lojës.. Ca po të bëj po të kafshoj? Po të ha?
    Valbona: O G Bani a ka mundësi se po më bën të ndihem keq
    G Bani: Jam i uritur të shoh trupin e femrës

    Më pas ndërhyn edhe Xumi, i cili duket se po përpiqej ta largonte G Banin nga aty, por më kot. Ky i fundit i thotë:

    G Bani: Të më kishte thënë po më bezdis, po mënyra sesi e thotë nuk iki. Është format i tillë që edhe të të shikojë dikush duke u larë. Unë kam ardhur të shoh vajzat, jo të flas me ty.

  • Protesta për mosbindjen civile, Berisha fton qytetarët në marshimin në Tiranë: Sot është ditë revolte

    Protesta për mosbindjen civile, Berisha fton qytetarët në marshimin në Tiranë: Sot është ditë revolte

    Pak orë para protestës së opozitës e cila do të mbahet sot në Tiranë në orën 17:00, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët që t’i bashkohen marshimit në Tiranë.

    Gjatë fjalës së tij Berisha tha se sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga regjimi i Ramës për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive.

    Më tej kryedempkrati u shpreh se “protesta sot zhvillohet edhe në shenjën e sakrificës që demokratët janë të vendosur të bëjnë në emër të shqiptarëve në këto prag festash.”

    Berisha: Sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga ky regjim për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive.

    Është revolta në emër të 800 mijë pensionistëve, që u trajtuan nga kjo qeveri në mënyrën më çnjerëzore.

    Pensionistët e Shqipërisë sot marrin një pension të barabartë me 1 qen shtëpie në Gjermani, që paguhet 130 euro.

    Është protesta në emër të qindra mijëra të rinjve, të cilët kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.

    Është protesta në emër të qindra mijëra fermerëve, të cilët janë fermerët më të diskriminuar të Europës, më të pambështetur, për të cilët në buxhetin e shtetit, ndonëse japin 20 përqind të prodhimit të brendshëm, ndonëse përbëjnë rreth 40 përqind të popullatës, janë parashikuar gjithsej 44 milionë euro.

    Është revolta e mbarë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri.

    Që duan të ndërtojnë jetën, mirëqenien dhe të ardhmen në këtë vend ku plaçkiten nga një grup hajdutësh që nuk i kanë pasur kurrë në historinë e vendit.

    Kjo protestë, kjo revoltë zhvillohet edhe në shenjën e sakrificës që demokratët janë të vendosur të bëjnë në emër të shqiptarëve në këto prag festash.

    Ndaj ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve.

  • Meteorologu Hakil Osmani zbulon si do të jetë moti gjatë festave të fundvitit

    Meteorologu Hakil Osmani zbulon si do të jetë moti gjatë festave të fundvitit

    Pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore. Por ndryshe nga këto ditë, një lajm i mirë vjen për festat e fundvitit.

    Meteorologu Hakil Osmani, nga Meteoalb, shprehet se moti do jetë i qëndrueshëm dhe pa reshje.

    Ai theksoi se gjatë festave do ketë rënie temperaturash. Sipas tij, termometri do të shënojë vlerat minimale në zonat malore në 5 deri 6 gradë dhe maksimalja në 14 gradë Celsius

    “Në fakt për festat e fundvitit sinjalet janë që të kemi mot të qëndrueshëm, por temperaturat e ajrit do jenë mjaft të ulëta. Vlerat minimale do zbresin në -5 deri -6 gradë Celsius dhe maksimalja nga 13-14 gradë Celsius”, tha ai.

  • I martuar me dy fëmijë! Zbulohet lidhja e Enxhi Nasufit me biznesmenin shqiptar

    I martuar me dy fëmijë! Zbulohet lidhja e Enxhi Nasufit me biznesmenin shqiptar

    Lidhja e saj e dashurisë ishte totalisht e fshehur.

    Bëhet fjalë për Enxhi Nasufi, shkruan nzoom.biz.

    Por, duket se syrit të qytetarëve nuk i ka shpëtuar puthja e këngëtares dhe prezantueses me partnerin.

    Thuhet se ajo është në një lidhje dashurie me vëllain e Alba Frangaj, Erion Gina.

    Dyshohet po ashtu se i njëjti u divorcua dhe ka dy fëmijë.

    “Në aeroport te vipi ishin bashkë duke u puth”, tha një burim anonim. /nzoom.biz/