Author: editor

  • Shqipëria mbyll TikTok, eksperti i IT zbulon detajet:E pamundur, ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

    Shqipëria mbyll TikTok, eksperti i IT zbulon detajet:E pamundur, ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

    Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit.

    Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund të përdorin qytetarët për të pasur akses në këtë platformë.

    Ai tha se mund të blihet një kartë ISIM, e cila të jep mundësinë që të përdorësh kompani jo shqiptare të komunikacionit, pra përdor IP jo nga kompanitë shqiptare.

    “Një nga teknologjitë e reja është Starlink, kompania e Elon Musk, që mund të marrësh internetin satelitor, pra e ke të vështirë të gjurmosh”, tha Kallanxhi.

    Ai u shpreh se ndoshta Kryeministri do të krijojë një alibi, pasi edhe në SHBA, i është dhënë kohë Tik Tok, që të shesë aksionet.

    “Nëse në SHBA do të mbyllet ai është në të njëjtin linjë me SHBA, por Presidenti Trump është shprehur pro këtij aplikacioni”, tha eksperti.

    Ai shtoi se asnjë nga shtetet nuk ka dalë në një vendim për mbyllje, ndërsa në Australi është kufizuar deri në moshën 16 vjec.

    “Ata mund të heqin përdorimin e aplikacionit, por shumica e njerëzve e kanë shkarkuar. Ata mund ta bëjnë për storin e Shqipërisë, por ti ndryshon storin e vendos Kosova dhe nuk mund të bllokohet.

    Të duash të ndalosh teknologjinë është njëlloj si të marrësh një buding dhe ta ngulësh në mur me një gozhdë.

    Ai e paraqiti vendimin si të Kryeministrit dhe jo të shqiptarëve”, tha Kallanxhi.

    Në vijim ai bëri edhe një pyetje ironike, duke u shprehur “po personat që do të përdorin Tik Tok do të arrestohen, përsa kohë përdorimi i tij konsiderohet i paligjshëm për 1 vit?”.

    Ai u shpreh se Kryeministri do të tërhiqet nga vendimi, ndoshta mund të përdorë mënyrën e Australisë që të kufizojë moshën.

  • 68-vjeçari u gjet i pajetë në banesë, flasin fqinjet: Ai ka dy fëmijë dhe i ka …

    68-vjeçari u gjet i pajetë në banesë, flasin fqinjet: Ai ka dy fëmijë dhe i ka …

    Një 68-vjeçar u gjet këtë të dielë i pajetë në banesën e tij në Vlorë. Sipas policisë dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

    Trupi i 68-vjeçarit mësohet se do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes ndërsa për mediat kanë folur dhe dy fqinjet e tij të cilat thanë se ai jetonte i vetëm pasi ishte ndarë nga gruaja nd♪7rsa fëmijët i kishte jashtë shtetit.

    “Ai ka dy fëmijë dhe i ka jashtë. Ai rrinte vetëm në banesë pasi gruaja iu martua me dikë tjetër. Motrat i ka këtu afër”, tha një nga fqinjet.

  • “Ku ndryshon njësia ime shqiptare nga grupet ekstremiste”, flet komandanti shqiptar në Siri: Si e mposhtëm Assad-in (Video)

    “Ku ndryshon njësia ime shqiptare nga grupet ekstremiste”, flet komandanti shqiptar në Siri: Si e mposhtëm Assad-in (Video)

    Avdyl Jashari, ose Abu Katad Albani, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, prej 12 vitesh lufton në Siri kundër Bashar Al Assadit. Komandanti i njësisë shqiptare “Xhemati Alban”, në një intervistë për A2 CNN tregoi se ku ndryshon njësia e tij e përbërë nga shqiptarët nga grupet ekstremiste.

    “Fushata ushtarake që çoi në rrëzimin e Bashar al Assadit ishte shumë e shpejtë dhe nuk ka shpjegim tjetër përveç hyjnores. Pas 12 vitesh sakrificash, populli sirian u bekua me këtë fitore të shpejtë dhe të lehtë. Edhe pse ka zëra që duan ta zbehin këtë fitore, duke ia veshur fitoren shteteve të ndryshme apo planeve ose marrëveshjeve ndërshtetërore, realiteti është se fitorja erdhi me mundësitë dhe kapacitetet e rezistencës siriane”, u shpreh Abu Katad Albani.

    Komandanti shpjegoi edhe si është e përbërë njësia ushtarake që ai drejton dhe ideologjia së cilës i përkasin: “Kemi qenë rreth 40 shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga diaspora. Nuk na përfaqëson një ideologji e caktuar. Nga grupet ekstremiste si ISIS, të cilat kanë përfaqësuar Islamin në formën më ekstreme të tij, grupi ynë dallon sepse kemi dashur që gabimet që janë bërë në rezistencën e Irakut mos të përsëriten në rezistencën e Sirisë. Primare për ta ka qenë shkatërrimi i armikut dhe jo shmangia e humbjeve civile. Kurse ne kemi pasur gjithmonë bindjen se luftimet pranë civilëve duhet të shmangen. Kjo ka qenë përçarja e parë mes nesh”.

  • EMRI/ Gjendet i vdekur një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se është dhunuar dhe grabitur! Policia e gjeti të zhveshur

    EMRI/ Gjendet i vdekur një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se është dhunuar dhe grabitur! Policia e gjeti të zhveshur

    Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij nga policia, në lagjen “10 korriku”, në Vlorë.

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima i identifikuar si Bashkim Durmishi ka rënë pre e një grabitjeje dhe është dhunuar.

    Po ashtu, raportohet se blutë kanë gjetur burrin të zhveshur dhe me shenja dhune në banesën e tij dhe se është goditur në pjesën e nofullës me send të fortë.

    Forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë detaje.

  • U kap në Angli në një “shtëpi bari” me 300 bimë kanabis, e pëson keq 21-vjeçari shqiptar (Emri)

    U kap në Angli në një “shtëpi bari” me 300 bimë kanabis, e pëson keq 21-vjeçari shqiptar (Emri)

    Një emigrant ilegal shqiptar ka pranuar para autoriteteve angleze se ishte kopshtar në një fermë kanabisi në Nottingham. 21-vjeçari, Denaldo Meta u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, ndërsa u paraqit në Gjykatën e Nottingham Crown.

    Avokatja e Metës para gjykatës u shpreh se 21-vjeçari ishte një emigrant i paligjshëm dhe se çdo dënim do e kthente atë në Shqipëri. Ndërkohë që Prokurori u shpreh se ai ka pasur një rol të vogël për një kohë të shkurtër. Seanca e rradhës do të jetë në 16 janar, ndërsa deri në atë datë, 21-vjeçari shqiptar do të duhet të qëndrojë në paraburgim.

    Arrestimi i Denaldo Metës ndodhi gjatë një kontrolli të policisë në një ndërtesë, ku kishte informacione se kultivohej droga e klasës B. Oficerët zbuluan më shumë se 300 bimë kur ata bastisën shtëpinë në Wollaton Hall Drive, Lenton, mëngjesin e 26 nëntorit.

    Meta u arrestua, u çua në paraburgim dhe u mor në pyetje me dyshimin për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B. Në një deklaratë të lëshuar në atë kohë, inspektorja Liz Gaskin, e ekipit të policisë së lagjes Qendrore të qytetit tha se anëtarët e publikut na dhanë informacione të paçmueshme për këtë zbulim.

  • Çfarë po ndodh në Vlorë? Forcat e Sigurisë Kombëtare kontrolle në dalje të qytetit

    Çfarë po ndodh në Vlorë? Forcat e Sigurisë Kombëtare kontrolle në dalje të qytetit

    Një ngjarje e rëndë mendohet se ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, pasi një 68 vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen 10 Korriku.

    Sipas raportimeve të para mendohet të ketë qenë pre e një grabitjeje, pasi u gjet i zhveshur dhe dyshohet se është goditur me sende të forta në pjesën e nofullës.

    Viktimën e kanë grabitur dhe më pas e kanë vrarë.

    Sakaq, Forcat e Sigurisë Kombëtare janë duke bërë kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, FSK është në hyrje të qytetit duke kontrolluar makinat dhe drejtuesit e automjeteve.

  • “A të ka dashur ai ty?”/ Ronaldo nxjerr foton e Blerandos, ‘bllokohet” Shqipja: Nuk ka..

    “A të ka dashur ai ty?”/ Ronaldo nxjerr foton e Blerandos, ‘bllokohet” Shqipja: Nuk ka..

    Në puntatën e fundit të këtij sezoni të “Pa Filtra”, Ronaldo Sharka ka vendosur që t’iu bëjë intervistë katër opinionistëve të rubrikës.

    Teksa po bisedonte me Shqipe Hysenajn, moderatori i përmendi asaj Blerando Lajçin. Kujtojmë se publiku i ka parë ata potencialisht si çift, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë mes tyre.

    Edhe pse tashmë ka kaluar kohë që kur “BBV Kosova” ka mbaruar, ende përflitet për dyshen të cilët u shfaqën në një klip kënge bashkë, disa muaj më parë.

    Ndërkohë në “Pa Filtra”, Shqipja tha se nuk ka komunikuar me të që pas publikimit të këngës, ndërsa shton se njerëzit kanë qenë afeksionuar me ata dy për shkak se e krahasonte shpesh ish-konkurrentin me veten.

  • E rëndë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, ja çfarë dyshohet

    E rëndë/ Gjendet një person i vdekur në banesë, ja çfarë dyshohet

    Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës.

    Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 68-vjeç dhe grupi hetimor dyshon se ai është grabitur dhe më pas është vrarë, pasi është gjetur i zhveshur.

    Dyshohet se viktima është goditur nga autori/autorët në pjesën e nofullës me send të fortë.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit në fjalë, si dhe identifikimin e autorëve.

  • Për çfarë u bë debati i parë në “Big Brother VIP 4”? Gerta: Nuk më intereson fare… (Video)

    Për çfarë u bë debati i parë në “Big Brother VIP 4”? Gerta: Nuk më intereson fare… (Video)

    Pas përfundimit të prime-t të parë të këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP”, banorët duket se kanë patur debatin e parë. Dhe e gjeni dot cila ka qenë arsyeja? Cigaret.

    Gerta u drejtohet banorëve duke i pyetur se ‘kush i mori paketat e cigareve?’. G-Bani i tha se i ka marrë ai, por nuk e dinte se sa paketa.

    Pjesë nga debati:

    Gerta: Ka mundësi të zgjidhim muhabetin e cigareve. Kush i mori cigaret te dhoma e rrëfimit?

    G-Bani: Unë

    Gerta: Sa paketa u morën? Gjithsej sa paketa janë marrë? Ka mundësi të pjesëtojmë numrin e cigareve të paketave me numrin e banorëve

    G-Bani: Të marrë secili cigaret e veta

    Gerta: Kush ka marrë cigaret t’i nxjerrë këtu dhe të gjithë të marrin numrin e barabartë të cigareve. Nuk ka pse, ky pi, ai nuk pi. Nuk me intereson fare, dua cigaret e mia.

    Laerti: Paketat tona ja ku janë

    Gerta: Të përgjigjet ai që ka marrë paketat

    G-Bani: Unë i kam marrë

    Gerta: Sa ke marrë?

    G-Bani: Nuk e di

    Gerta: Nuk më intereson, i ke numëruar

    G-Bani: Nuk e di, hajde kush ka marrë paketa cigare ti sjellë ti numërojmë

  • Rama i përgjigjet kompanisë së TikTok: Në Shqipëri vendosin shqiptarët!

    Rama i përgjigjet kompanisë së TikTok: Në Shqipëri vendosin shqiptarët!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, për një periudhë 1-vjeçare. Përmes një postimi në “X”, Rama thekson se kjo vendimmarrje nuk vjen në formë të nxituar, por pas një këshillimi të gjerë me prindër në të gjitha shkollat e vendit. Më tej, ai ka një përgjigje për kompaninë e TikTok, duke thënë se “në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit të këtij rrjeti”.

    “Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë”, shkruan kreu i qeverisë.

    Sipas kryeministrit, kjo platformë përbën një kërcënim për fëmijët dhe rininë e ditëve të sotme.
    “Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi. Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë”, shton Rama.

    “Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku”, shkruan në mbyllje.

    Kujtojmë se pas këtij vendimi të qeverisë, platforma në fjalë reagoi duke kërkuar sqarime urgjente.

    Ne nuk gjetëm asnjë provë që autori ose viktima të kishin llogari në TikTok dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar në fakt se videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”, tha kompania. Vendimi ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.