Author: editor

  • Ndodh në Shqipëri/ Hyri me forcë në bankë, por bëri vetëm foto!

    Ndodh në Shqipëri/ Hyri me forcë në bankë, por bëri vetëm foto!

    Policia e Korçës vijon hetimet për të identifikuar të riun që mbrëmjen e së shtunës hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të Korçës.

    Ai nuk bëri asgjë tjetër përveç… disa fotove.

    Kërkimet e policisë janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të qarkut. Ndërsa fotoja e autorit është shpërndarë edhe në drejtoritë e policisë të qarqeve të tjerë.

    Deri tani policia nuk ka mundur ta identifikojë të riun. Të dhënat e përfituara nga ekspertimi i kamerave të sigurisë të bankës, tregojnë që i riu ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës. Pasi ka hyrë brenda ka përdorur telefonin për të bërë foto.

    Pas aktivizimit të sistemit të alarmit të bankës, i riu është larguar brenda pak minutash, pa mbërritur policia. Policia dyshon që autori mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

  • “Troket” dimri me temperatura minus dhe reshje dëbore/ Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë këtë javë (Tabela)

    “Troket” dimri me temperatura minus dhe reshje dëbore/ Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë këtë javë (Tabela)

    Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata.

    Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.

    Megjithatë për ditën e nesërme (e Hënë) pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

    Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.

    Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.

    Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

  • U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh trupi i 57-vjeçari, dyshohet se… (Emri+Foto)

    U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh trupi i 57-vjeçari, dyshohet se… (Emri+Foto)

    Gjendet pas 23 ditësh kufoma e 57 vjeçarit krutan Edmond Veseli i cili u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij.

    Kufoma është gjetur nga çobanët në vendin e quajtur Bruz Shkallë në afërsi të fushave të mejdanit.

    Paraprakisht dyshohet që 57 vjeçari të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak por do jetë ekspertiza ajo që do cilesojë shkakun e vdekjes.

  • Njihen si ‘përbindësh të së vërtetës’, këto janë 3 shenjat më të sinqerta të Horoskopit

    Njihen si ‘përbindësh të së vërtetës’, këto janë 3 shenjat më të sinqerta të Horoskopit

    Nëse ka një gjë për të cilën nuk mund të dyshoni për dikë, kjo është e vërteta e tyre! Disa shenja, pra, njihen për ndershmërinë dhe përkushtimin e tyre absolut ndaj së vërtetës, edhe nëse ajo dhemb pak.

    Nëse i përkisni këtyre shenjave ose njihni dikë që është një prej tyre, e dini shumë mirë se ata janë “përbindësh të së vërtetës”! Le të shohim se cilët janë tre shenjat më të ndershme të horoskopit.

    Shigjetari

    Shigjetari është “përbindëshi i së vërtetës”. Kjo shenjë e do shumë të vërtetën, saqë nuk ngurron ta thotë edhe kur mund të lëndojë disa ndjenja. Shigjetari e sheh jetën si një udhëtim të madh dhe për këtë arsye ata duan t’i shohin gjërat gjithmonë me qartësi absolute dhe pa evazione. Nuk ka filtra! Kur ai thotë diçka, ai e thotë atë me gjithë zemër dhe vërtetësi, edhe nëse nuk është gjithmonë ajo që dëshironi të dëgjoni. Nëse e gjeni veten në të njëjtën dhomë me një Shigjetar, dijeni se do të dëgjoni të gjithë të vërtetën, pa frenime.

    Bricjapi

    Bricjapi është shenja që nëse ka diçka për ta thënë, do të thotë. Nuk ka kohë për gënjeshtra apo evazione, është plotësisht i sinqertë dhe e thotë me thjeshtësi dhe seriozitet. Kjo shenjë preferon të jetë praktike dhe realiste dhe e konsideron të vërtetën mjetin më të rëndësishëm për të arritur qëllimin. Sidomos në marrëdhëniet profesionale apo personale, Bricjapi nuk e ka problem të thotë të vërtetën, qoftë edhe e ashpër. Ai dëshiron të dijë se çfarë mendojnë të tjerët dhe që ata të dinë mendimet e tij të vërteta. Bricjapi mund të mos jetë gjithmonë më emocionuesi, por ndershmëria e tyre është diçka për të cilën nuk mund të dyshoni.

    Binjakët

    Binjakët mund të kenë një reputacion si të paqëndrueshëm dhe ndonjëherë të pavendosur, por kur bëhet fjalë për të vërtetën, ata nuk përmbahen. Edhe pse janë një shenjë e ajrit, plot rrjedhshmëri komunikuese dhe gjithmonë të gatshëm për të marrë në konsideratë të gjitha anët e një çështjeje, Binjakët janë jashtëzakonisht të sinqertë kur mendojnë se është koha e duhur për t’u shprehur. Ndërsa mund të fshihen pas humorit apo ironisë, kur të vijë koha për të thënë diçka serioze, do ta bëjnë këtë me sinqeritet të plotë. Këto shenja nuk kanë frikë të thonë mendimet e tyre, edhe nëse nuk është gjithmonë ajo që dëshironi të dëgjoni. Binjakët e thonë të vërtetën aq natyrshëm, sa edhe nëse është e ashpër, nuk mund të mos e pranoni

  • U rrëzua nga karroceria e zetorit, humb jetën një person

    U rrëzua nga karroceria e zetorit, humb jetën një person

    Një 69-vjeçar në Korçë, ka humbur jetën në spital, pasi ka rënë aksidentalisht ka karroceria e një zetori.

    Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e zetorit, ndër mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, ëshë dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshoheh se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.

    Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.

    Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

    Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit.

  • Nuk arriti dot finalen në “Fest 63”, Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë (Video)

    Nuk arriti dot finalen në “Fest 63”, Devis Xherahu shpërthen ndaj jurisë (Video)

    Mbrëmjen e djeshme u përzgjodhën 15 këngët finaliste që do të konkurrojnë në natën finale të Festivalit të Këngës, një vendim që ka sjellë reagime të shumta nga pjesëmarrësit.

    Jo të gjithë e kanë pritur mirë përzgjedhjen e jurisë, e një ndër to është edhe Devis Xherahu, i cili konkurroi me këngën “Ka momente”.

    Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Xherahu shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e jurisë, duke e cilësuar si të padrejtë.

    “Kënga ime ishte ndër pesë këngët më profesionale dhe më të realizuara, por mbrëmë juria vendosi të më ndalojë padrejtësisht,” tha këngëtari.

    Në vijim, Xherahu kritikoi ashpër jurinë, duke e cilësuar si “më të dobëtën dhe më jo-profesionalen” që ka parë deri më tani.

    Ai shtoi gjithashtu se mungesa e profesionalizmit të jurisë është një nga arsyet kryesore pse shumë artistë kanë braktisur festivalin vitet e fundit.

  • Qeveria shpërblen administratën për fundvit, ja se kush do të përfitojë

    Qeveria shpërblen administratën për fundvit, ja se kush do të përfitojë

    Një pjesë e punonjësve të administratës publike do të përfitojnë shpërblime për festat e fundvitit. Qeveria ka miratuar një fond prej 120 milionë lekësh për të shpërblyer shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit.

    Për pensionistët është ndarë një bonus individual prej 100-150 euro, ndërsa Ministria e Financave ka lajmëruar një paketë të dytë ndihme që do të shpërndahet në pranverë.

    Gjithashtu, në fillim të vitit 2025, qeveria ka planifikuar të alokojë 2.2 miliardë lekë për shtresat më në nevojë. Bonusin prej 15,000 lekësh do ta përfitojnë familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuara dhe kujdestarët e tyre.

    Këto masa synojnë të lehtësojnë shpenzimet e fundvitit për disa nga kategoritë më të ardhura të ulta.

  • Në ditën e para të qëndrimit në shtëpi, Gerta Gixhari shpërthen në lot: U zgjova me … (Video)

    Në ditën e para të qëndrimit në shtëpi, Gerta Gixhari shpërthen në lot: U zgjova me … (Video)

    Gerta Gixhari është përlotur sot, në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Gazetarja dhe moderatorja ndjeu mall për djemtë e saj. “Që kur u çova sot, u çova me idenë e çunave.

    Janë mirë, janë shumë mirë”, u shpreh ajo.

    Djemtë e shtëpisë i qëndruan pranë dhe e inkurajuan për iniciativën që ka marrë.

  • Tragjike/ Burri gjendet i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët, ja çfarë dyshohet

    Tragjike/ Burri gjendet i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët, ja çfarë dyshohet

    Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës.

    Ngjarja është regjistruar në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

    Sipas informacioneve të para të policisë mësohet se 70 vjeçarin e kanë gjetur familjarët të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë.

    Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Pamjet- Ja pallati që u trondit nga tritoli mbrëmjen e djeshme

    Pamjet- Ja pallati që u trondit nga tritoli mbrëmjen e djeshme

    Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një apartament në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

    Zhurma e shpërthimit ka tronditur banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia.

    Sipas autoriteteve, shpërthimi ka dëmtuar xhamat dhe vetratën e ballkonit të apartamentit, i cili ndodhej bosh në momentin e ngjarjes.

    Apartamenti është në pronësi të një shtetaseje me inicialet E.A.

    Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.

    Banorët e pallatit shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre, ndërsa hetimet janë në fazë intensive.