Author: editor

  • Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

    Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

    E kapën njëqind metra larg vendit të masakrës. Policia e ndaloi pranë një stacioni tramvaji, ai u shtri në tokë për t’u prangosur pranë BMW-së së marrë me qira, i qetë. Por, mes disa sekondave të masakrës dhe arrestimit, Taleb Al Abdulmohsen arriti të postonte disa video të çmendura, të cilat mund të jenë një nga çelësat për të kuptuar masakrën e Krishtlindjeve që tronditi Gjermaninë.
    “Jam i persekutuar nga gjermanët”, pohon ai në video. Në një postim në X (ish-Twitter) shkruan: “Sokrati u vra nga grekët dhe askush nuk pagoi. Nëse duhet bërë drejtësi, atëherë ajo duhet të ndalojë islamizimin e Evropës”.

    Duke ndjekur mbrapsht biografinë e tij, përmes aktivitetit të tij intensiv në X, intervistave të tij dhe gjurmëve të jetës në qytetin ku jetonte, Bemburg, del në pah profili i një degradimi të ngadaltë, por të pandalshme, të një qytetari model. Del historia e një mbërritjeje në Gjermani që nisi me perspektivat më të mira, si refugjat plotësisht i integruar, dhe e një biografie që doli jashtë shtegut për shkak të një fanatizmi në rritje kundër islamit, që e kishte çuar ish-refugjatin të përqafonte teza dhe figura të spikatura të ekstremit të djathtë bashkëkohor, nga Elon Musk te Alice Weidel, duke kaluar te kreu i Identitarëve, Martin Sellner.

    Lindja dhe mbërritja në Gjermani
    I lindur në vitin 1974 në Hufuf, Arabi Saudite, Taleb Al Abdulmohsen mbërriti në Gjermani në vitin 2016, pasi përfundoi specializimin në psikiatri.

    Angazhimi për gratë
    Fillon punë në një klinikë në Bemburg, në Saksoninë-Anhalt, rreth pesëdhjetë kilometra në jug të Magdeburgut. Në ato vite, profili i tij dukej ai i një emigranti të integruar dhe bujar: Al Abdulmohsen angazhohet për gratë saudite që duan të ikin nga regjimi dhe “nga përdhunimet e tutorëve të tyre meshkuj”, siç tregon në vitin 2019 për “Frankfurter Rundschau”.
    “Jam personi më kritik ndaj Islamit në histori”, rrëfehet ai për gazetën gjermane. Pasojnë intervista të tjera: me gazeta të mëdha gjermane, me BBC.

    Në atë kohë, Al Abdulmohsen kishte ende besim në sistemin gjerman të azilit, që “mund t’u dhurojë grave lirinë”. Sidomos bashkëkombëseve të tij të shtypura nga një monarki islamike. Dhe ai vetë e fitoi statusin e refugjatit në vitin 2016, sepse pretendonte se refuzimi i tij i plotë ndaj Islamit e kishte ekspozuar ndaj kërcënimeve me vdekje nga fanatikët. Por në vitet që pasuan, diçka shkoi keq.

    Ndryshimi
    Al Abdulmohsen filloi të postonte video gjithnjë e më të gjata, gjithnjë e më të çuditshme. Psikiatri dukej sikur kishte humbur besimin te Gjermania dhe po radikalizohej. Në X, ai sulmonte gjithnjë e më shpesh vendin që e mirëpriti, duke e fajësuar se “gjuan refugjatët sauditë brenda dhe jashtë vendit për t’ua shkatërruar jetën”. Pohonte se Gjermania dëshiron të “islamizojë Evropën”, postonte një foto të ish-kancelares Angela Merkel me mbishkrimin në anglisht: “E kam shkatërruar Evropën”.

    Musk dhe AfD
    Dhe një ide fikse filloi t’i pushtonte mendjen. Që bashkatdhetarët e tij kërcënoheshin nga “autoritetet” gjermane, që për ateistët si ai, Gjermania preferonte “xhihadistët”. Në faqe amerikane anti-islame filloi të kërkonte mbylljen e kufijve. Dhe rrëshqitja e tij shkoi aq larg, sa filloi të simpatizonte ekstremizmin e djathtë, gjerman dhe global.
    I pëlqente teknosovranisti Elon Musk, admironte të djathtën ekstreme gjermane, për të cilën shkruante: “Kush, përveç AfD-së, lufton Islamin?”. Gjeti ngushëllim, në urrejtjen e tij të thellë kundër myslimanëve, edhe te kreu i Identitarëve, Martin Sellner. Dhe Alice Weidel-it, kreut të AfD-së, Al Abdulmohsen i shkroi drejtpërdrejt në X: “E majta është e çmendur, na duhet AfD për të mbrojtur policinë”.

    Dikush vuri re ato postime, ato komente gjithnjë e më agresive. Sipas mediave gjermane, autoritetet saudite i kishin sinjalizuar Berlinit për ato çmenduri në rritje. Por askush nuk veproi. Madje as kur pranë profilit të Taleb Al Abdulmohsen u shfaq një mitraloz./ La Repubblica

  • Olti Curri zbulon surprizën: Klea Prenga në Big Brother Albania VIP 4.

    Olti Curri zbulon surprizën: Klea Prenga në Big Brother Albania VIP 4.

    Mbrëmjen e sotme pritet të filloj BB VIP. 4, i cili pritet të ketë mjaft emra të njohur pjesë si Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda etj.

    Por së fundmi një postim i bloggerit Olti Curri na ka surprizuar. Ai shkruan në Insta Story përbri një foto të Klea Prengës:“Priten surpriza nga Klea në BB VIP 4”.Pra, nënkupton kjo faktin se Klea Prenga mund të jetë një nga banoret sonte? Rikujtojmë se ajo u bë e njohur pasi u sulmua nga Antonela dhe Mariela Berisha.

  • “Më kanë marrë peng djalin për 300 euro”, gruaja ngre në këmbë policinë

    “Më kanë marrë peng djalin për 300 euro”, gruaja ngre në këmbë policinë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka ka denoncuar se djali i saj është rrëmbyer nga disa persona për 300 euro borxh.

    Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

    “Prishtinë 16.12.2024-NN. Më 20.12.2024 është raportuar se me datën e lartë-cekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se disa person-a i kishin rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj viktimën mashkull kosovar derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300 euro”, thuhet në raport.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti nën hetime.

  • Atentati ndaj “të fortit të Vlorës”, SPAK shpall pretencën, ja sa vite kërkon për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli

    Atentati ndaj “të fortit të Vlorës”, SPAK shpall pretencën, ja sa vite kërkon për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli

    Për atentatin ndaj Inez Hajrullahut, i njohur si “i forti i Vlorës”, SPAK ka shpallur pretencën për tre të dyshuarit. Për Leonard Luzin SPAK kërkon 11 vite burg, për Muharrem Koroveshin 10 vite burg dhe për të penduarin e drejtësis Amarildo Nikolli 2 vite e 9 muaj burg.

    Të tre të pandehurve u ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

  • Arrestohet 32 vjeçari në Durrës, akuzohet se ndihmoi për kalim të paligjshëm të kufirit

    Arrestohet 32 vjeçari në Durrës, akuzohet se ndihmoi për kalim të paligjshëm të kufirit

    Një 32 vjeçar është arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet që në vitin 2023 të ketë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Njoftimi:

    Gjirokastër

    -Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 2023.

    -Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. Gj., 60 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dhe A. M., 54 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se 60-vjeçari ka instaluar në mënyrë të paligjshme, një matës të energjisë elektrike në biznesin e 54-vjeçarit.

  • Parashqevi Simaku do të rikthehet në Tiranë, por me një kusht! Planet për ikonën e muzikës

    Parashqevi Simaku do të rikthehet në Tiranë, por me një kusht! Planet për ikonën e muzikës

    Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte si e pastrehë, në një stacion metroje në New York.

    Që prej asaj dite, jeta e këngëtares ka marrë një kthesë të madhe. Pas ndihmës që biznesmeni Elton Ilirjani i dha, tashmë gjendja e saj duket krejt ndryshe. Pasi pësoi një ndryshim të madh në pamje, Parashqevia arriti që të takohej edhe me djalin e saj, Luke. Tashmë duket se jeta e saj ka marrë një rrjedhë tjetër, ku planet që po përgatiten, flasin për një rikthim të sajin edhe në vendin tonë.

    Aktualisht Parashqevia është në New York, ku po merret me vizitat mjekësore, por edhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës. Edhe shteti shqiptar është angazhuar, për t’i siguruar këngëtares pasaportën, por edhe për të ndjekur nga afër procesin e pajisjes me dokumentacionet përkatëse.

    Burime pranë komunitetit të artistëve shqiptarë në New York, bënë me dije se në planet e tyre tashmë është edhe mundësia e rikthimit të këngëtares në Shqipëri. Sakaq, rikthimi në muzikë, është tashmë një fakt, pasi aktualisht artistja është duke përgatitur një këngë, që do të jetë një bashkëpunim me një nga televizionet shqiptare. E pas këtij hapi, përgatitjet e radhës do të jenë për një rikthim të sajin në vend, ku nuk dihet nëse vizita do të jetë vetëm familjare, apo artistja do të ketë edhe dalje televizive.

    Vetë Eltoni në intervistat e dhëna është shprehur se Parashqevia i ka bërë me dije se në Tiranë ka armiq, por tashmë që çështja e saj ka marrë përmasa kaq të mëdha dhe ndërhyrja e organeve shtetërore, ka bërë që njerëzit pranë këngëtares, të flasin për një mundësi rikthimi të Parashqevi Simakut në Shqipëri. Parashqevi Simaku është vizituar së fundmi nga nipi i saj. Ky lajm është bërë me dije pak oë më parë nga vetë Elton Ilirjani, i cili ka treguar se djali i vëllait të Parashqevisë ka udhëtuar drejt New York-ut ku dhe është takuar me hallën e tij.

    Në një video të publikuar nga vetë biznesmeni i riu thotë me zë dhe figurë që gjendja e Parashqevi Simakut është shumë e mirë, teksa falënderon më tej Eltonin dhe Elvirën, dy njerëzit të cilët e shpëtuan artisten shqiptare nga stacioni i trenit ku dhe qëndronte prej kohësh. Ndërkohë, një tjetër detaj që biznesmeni ka zbuluar është fakti se Parashqevi Simaku nuk dëshiron të ketë kontakte me persona të tjerë dhe ky është një vendim i marrë nga vetë këngëtarja dhe vëllai i saj, Arben Simaku.

    “Nuk dua të replikoj me asnjë, por vendimi që Parashqevi Simaku të mos ketë kontakte me të tjerë është marrë vetë nga ajo dhe vëllai i saj Arben Simaku. Parashqevi Simaku ndodhet në praninë e nipit të saj që ka ardhur dje në New York”, shkruan ai.

    Fakti që vetë këngëtarja nuk do të ketë kontakt me asnjë person tjetër është bërë i ditur edhe nga vetë Ilirjani. Ai është shprehur se Parashqevia i ka rrëfyer se janë pikërisht 3 persona nga Tirana ata që i kanë shkatërruar karrierën dhe jetën, ndaj edhe komunikimi me kolegë dhe dashamirës, është diçka që ajo e ka ndaluar rreptësishtë, duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojë duke u marrë me familjarët, por edhe veten.

  • Mandarinat shqiptare nën ‘kërcënimin’ e bojkotit për shkak të pesticideve, ja paralajmërimi i ekspertëve

    Mandarinat shqiptare nën ‘kërcënimin’ e bojkotit për shkak të pesticideve, ja paralajmërimi i ekspertëve

    Mandarinat me pesticide ulin vlerën edhe të atyre produkteve bujqësore që janë rritur brenda rregullave të BE dhe përdorimi i këtyre helmeve do të ketë një fature të rëndë ekonomike për bujqësinë tonë, pasi konsumatori dhe tregtarët do të qëndrojnë larg prodhimit të tokës shqiptare. Përdorimi pa kriter i kimikateve tashmë është një sjellje e përsëritur nga fermerët dhe përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë është që të heq nga qarkullimi helmet e rrezikshme që tregtohen nga kontrabandistët.

    “Unë nuk besoj se në afatin e gjatë ne do të kemi një ulje të çmimit të produkteve, por një bojkotim të vetë produktit. Tregjet europiane sot janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre temave. Një situatë e përsëritur krijon një dyshim afatgjatë për produktin I cili vë në pikëpyetje tregjet ndërkombëtare, por tëtë gjithë markës Made in Albania dhe në këto kushte rrënojmë në mënyrë të qëndrueshme reputacionin tonë.

    Është detyra e institucioneve të cilat janë përgjegjëse për t’u bashkërenduar dhe bashkëshoqëruar fermerët në procesin e prodhimit , për t’i mundësuar këtyre të fundit që të kenë një qasje sa më koherente me legjislacionin që është në fuqi”, u shpreh në një intervistë televizive, Fatmir Guri, ekspert ekonomie.

  • Vrasja e 5-vjeçarit në atentatin ndaj të atit, nis hakmarrja me dy grupeve shqiptare! Qëllohen me armë zjarri dy gra në Greqi

    Vrasja e 5-vjeçarit në atentatin ndaj të atit, nis hakmarrja me dy grupeve shqiptare! Qëllohen me armë zjarri dy gra në Greqi

    Dy gra janë qëlluar me armë zjarri në Greqi mbrëmjen e së premtes, dyshohet në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së 5-vjeçarit në atentatin ndaj të atit.

    Sipas Zougla, plagosja e dy grave të moshës 35 dhe 31 vjeç, ka ardhur si hakmarrje për vdekjen e 5-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor në Markopoulos, ku i mituri u qëllua brenda makinës së babait të tij.

    Burime policore për median greke bëjnë të ditur se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin rrethit të familjes së fëmijës 5-vjeçar.

    Sipas informacioneve, përplasjet mes dy grupeve shqiptare rome kanë të bëjnë me drogën.

    Autoritetet kanë vijuar tashmë arrestimin e një personi, emri i të cilit është bërë i ditur nga dy të plagosurat, të cilat janë dërguar në spital me plagë në krah dhe këmbë.

  • “Tiktok si rrugaçi lagjes”, Rama: E mbyllim për një vit. Më pas, shikojmë se si do të veprojmë

    “Tiktok si rrugaçi lagjes”, Rama: E mbyllim për një vit. Më pas, shikojmë se si do të veprojmë

    “Tiktok është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Do ta mbyllim për një vit. Ne ndërkohë kemi bërë të gjithë hulumtimrty tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit, do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tiktok në republikën e Shqipërisë s’do të ketë.

    Më pas, dot ë shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera. si do të reagojë vetë Tiktok, se është kompani që rrënjët e veta i ka në Kinë por po ta shikosh në Kinë dhe jashtë saj janë dy të ndryshëm Tiktok në Kinë promovon se si nxënësit bëjnë mirë mësimet, se si ruhet natyra, se si është tradita etj.

    Rrugacërira, dhunë bullizëm, krim, thika, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në Tiktok e Kinës. Ndërsa në Tiktok jashtë Kinës vetëm llum dhe qenëri. Këtë rrugac do ta përzëmë nga lagjia për një vit dhe më pas do të shikojmë se cfarë do të bëjnë të tjerët.”

    vijon…

  • Ndahen Meritoni dhe Ilnisa? Veprimi në rrjetet sociale që nxit dyshimet

    Ndahen Meritoni dhe Ilnisa? Veprimi në rrjetet sociale që nxit dyshimet

    Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ishin një prej çifteve të Big Brother VIP Albania më të diskutuar që prej fillimit të lidhjes së tyre.

    Mirëpo, kohët e fundit po thuhet se dyshja janë ndarë dhe këto spekulime kanë lindur për shkak se ata nuk janë shfaqur më së bashku.

    Dhe duket se ata u kanë vënë vulën këtyre lajmeve me veprimin e fundit. Ilnisa dhe Meritoni e kanë fshirë njëri-tjetrin nga ndjekësit në Instagram.

    Ata kanë fshirë gjithashtu të gjitha fotografitë dhe videot që kishin së bashku. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se lidhja mes tyre ka marrë fund.

    Megjithatë, ende nuk mund të themi gjë me siguri, derisa ata vetë ta konfirmojnë.