Author: editor

  • Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas

    Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas

    Mëngjesin e kësaj të shtune, në vendin tonë u regjistruan dy aksidente, ku fatkeqësisht humbën jetën dy të rinj.

    Personi që shihni në foto, është 31-vjeçari i identifikuar si Eugen Meka, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas.

    Bëhet me dije se drejtuesi i kamionit, është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.

  • “Lazarati”/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen, fati i 5 anëtarëve të grupit të zjarrit në dorë të GJKKO

    “Lazarati”/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen, fati i 5 anëtarëve të grupit të zjarrit në dorë të GJKKO

    Gjykata e lartë ka rikthyer për rigjykim në gjyjatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjese e grupit te zjarrit ne Lazarat.

    Ata akuzohen se kundershtuan me arme punonjesit e policisr ne operacionin e pare ne vitin 2014 .Arbjon Aliko, Gurgaz skenderi, Alfred Proko, Enrik Skenderi dhe Beqo Brahimajn u denuan nga gjykaa e krimeve te renda ne total me 52 vite burg nga 57 qe kërkoi prokuroria vendim qe u la ne fuqi edhe nga gjykata e apelit.

    Por gjykata e larte pasi e ka marre ne shqyrtim kete ceshtje ka vendosur ta riktheje per rigjykim, po kete here ne gjykaten e posacme.

  • Digjet benzi në Bypassin e Vlorës, shpërtheu pas një shkëndije elektrike

    Digjet benzi në Bypassin e Vlorës, shpërtheu pas një shkëndije elektrike

    Automjeti tip Benz u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje pranë fshatit Kaninë.

    Flakët kanë përfshirë automjetin totalisht, ndërsa dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.

    Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një automjet zjarrfikës për të shuar flakët. Si pasojë e rrjedhjes së gazit, makina ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar./abcnews.al

  • Heidi Baçi “i vjedh” emisionin Roza Latit, zbulohen prapaskenat! Zëvendësimi i moderatores dhe përplasja me stafin

    Heidi Baçi “i vjedh” emisionin Roza Latit, zbulohen prapaskenat! Zëvendësimi i moderatores dhe përplasja me stafin

    Vetëm pak kohë pasi tha se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria, Heidi u rikthye. Ish-finalistja e “Big Brother” u shpreh se nuk jetonte për të punuar, ndaj edhe do t’i rikthehej jetës së saj në Itali. Por vetëm pak javë, pas këtij vendimi ajo është rikthyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ekran.

    Asaj i është besuar moderimi i “Big Brother Fan Club”, duke e rikthyer sërish në postin e moderatores. Ndërkohë një reagim, i cili ka ndezur rrjetin ka qenë ai i ish-banores së “BBVA-3”, Roza Lati.

    Ajo ka postuar në Insta Story një foto të një ekrani të thyer dhe ka shkruar: “S’di ç’të them… Di veç të them që më është shpif televizioni”. Dhe ky thumb ishte pikërisht i dedikuar për Heidin.

    Burime për “Panorama”, bëjnë me dije se Roza ishte programuar për të moderuar këtë format. Madje disa javë më parë, moderatorja kishte bërë edhe një audicion, në këtë format, duke u përgatitur kështu që të merrte përsipër spektaklin. Por teksa Roza ka qenë duke u përgatitur për të nisur, emri i Heidit ka dalë nga hiçi. Ndonëse në Itali, Heidit i ka shkuar ftesa për të moderuar formatin, duke larguar kështu Rozën nga “Fan Club”, lëvizje kjo që ka sjellë pakënaqësi tek kjo e fundit.

    Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Roza ka pasur përplasje me një pjesë të stafit, duke iu kërkuar llogari për këtë vendim. Megjithatë, emri i Heidit u formalizua shumë shpejt, duke mos lënë vend për të tjera debate. Nga ana tjetër, Heidi ka preferuar që mos të ketë asnjë reagim për Rozën, as të drejtpërdrejtë dhe as në rrjet, duke u fokusuar vetëm tek rikthimi i saj në ekran. Nuk dihet ende se përse ajo ka vendosur të rikthehet, kur sapo kishte rinisur me jetën e saj, aty ku e la përpara se të vinte në Tiranë, rreth 1 vit më parë.

    Dy vajzat, të cilat kanë ndarë shtëpinë e “Big Brother” për disa muaj, tashmë nuk kanë asnjë raport me njëra-tjetrën. Kjo për faktin se Roza është e bindur se ishte pikërisht kërkesa e Heidit, ajo që i rrëmbeu mundësinë për ta rikthyer në ekran. Kujtojmë që Heidi dhe Roza nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother”. Përplasje të shumta kanë qenë dhe mes Rozës dhe Romeos kur ky i fundit ishte në një lidhje dashurie me Heidi Baçin.

    Pas përfundimit të “Big Brother”, Heidi u përzgjodh të ishte pjesë e stafit të “Goca dhe Gra”, emision të cilën ajo e ndërpreu në mes pas ndarjes nga Romeo duke u shprehur se kishte nevojë të përkujdesej për veten dhe të qëndronte larg ekranit.

  • Jurgen Uldedaj mbron me sukses titullin IBF International, nokauton boksierin boshnjak

    Jurgen Uldedaj mbron me sukses titullin IBF International, nokauton boksierin boshnjak

    Vetë dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj të mposhtë rivalin që kishte përballë, Edin Puhalo. Deri në përballjen me kampionin tonë, Puhalo kishte 24 fitore (23 me KOs) dhe vetëm 2 humbje.Në raundin e dytë, djaloshi shqiptar, u shpall fitues i ndeshjes me KO teknik, duke ngritur përsëri lart flamurin kuqezi, si një boksieri profesionist më me shumë suksese në të gjithë shqiptarinë. Fitorja e rendit 27- vjeçarin Jurgen Uldedaj në mes 15 më të mirëve në botë pët 4 federatat e boksit profesionist WBO,WBA, IBF, WBC.

    Edin Puhalo është ish- kampion në WBO European Cruiser, në IBO Continental Cruiser dhe WBC Mediterranean Cruser. Deri në këtë ndeshje, ai ishte i rankuar në 10 më të mirët e WBA-së.

  • Indi/ Kamioni me kimikate përplaset me disa automjete të tjera, 11 persona humbin jetën, 40 të tjerë të plagosur

    Indi/ Kamioni me kimikate përplaset me disa automjete të tjera, 11 persona humbin jetën, 40 të tjerë të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Jaipur të Indisë ku si pasojë kanë humbur jetën 11 persona dhe 40 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion i ngarkuar me kimikate u përplas me disa automjete të tjera. Ndërsa 20 persona të tjerë kanë pësuan djegie të rënda. Siç raportohet zjarri ka shkrumbuar dhjetëra automjete.

    Ndër mjetet e shkatërruara ishin 29 kamionë, 2 autobusë pasagjerësh, 2 cisterna benzine, 3 makina, 3 motoçikleta dhe 2 automjete kamionçinë. Një fabrikë tubash aty pranë dhe një autobus u dëmtuan rëndë gjithashtu. Dëshmitarët okularë raportuan se i panë flakët nga gati një kilometër larg, ndërsa autoambulancat dhe automjetet e zjarrfikësve nxituan drejt zonës së përplasjes.

    Një shofer furgoni shkolle që po shkonte për të marrë nxënësit tregoi me tmerr pamjen e një burri të përfshirë nga flakët. Shoferi i furgonit të shkollës i tha PTI-së se flakët ishin të dukshme nga një kilometër larg dhe kishte panik dhe kaos në autostradë.

    “Kur u afrova pranë vendit, pashë njerëz që vraponin me nxitim dhe bërtisnin për ndihmë. Pashë një burrë të përfshirë nga flakët. Ishte një skenë e frikshme. Aty ishin zjarrfikësit dhe ambulancat, por e kishin të vështirë të arrinin në vend. fillimisht”, tha ai.

    Policia tha se ka gjasa që disa persona të mos mund të dalin nga automjetet e tyre dhe të jenë djegur brenda. Zyrtarë të lartë të policisë dhe zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët. Ndërsa Ministri i Shëndetësisë tha se një ‘korridor i gjelbër’ është ngritur nga vendi i aksidentit deri në spitalin SMS.

  • Pamjet tronditëse nga aksidenti tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas ku humbi jetën një 31-vjeçar

    Pamjet tronditëse nga aksidenti tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas ku humbi jetën një 31-vjeçar

    Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, ku një automjet është përplasur me një kamion.

    Për pasojë ka humbur jetën 31-vjeçari Eugen Meka që drejtonte automjetin, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të ka mbetur i lënduar.

    Drejtuesi i kamionit, 30 vjeç, është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.

    Këto janë pamjet tronditëse nga aksidenti.

  • “Ra në tokë për të mos u çuar më”- Humbi jetën në skenë, rrëfimi i ndjerë i Zamira Kitës për vdekjen e Aleko Prodanit

    “Ra në tokë për të mos u çuar më”- Humbi jetën në skenë, rrëfimi i ndjerë i Zamira Kitës për vdekjen e Aleko Prodanit

    Aktorja e njohur, Zamira Kita teksa ka dhënë një intervistë, ka treguar një nga momentet kur ka përjetuar tmerr në mes të skenës.

    Ajo rrëfen se teksa ishte duke aktruar me aktorin e ndjerë Aleko Prodanin, ku i fundit ra përtok dhe ndërroi jetë.

    Zamira e konsideron këtë moment si një nga më të vështirët duke theksuar se ish-kolegu i saj “dha shpirt në vendin që deshi aq shumë.”

    “Një nga momentet më të vështira, jo një nga por më i vështiri ka qenë momenti kur Aleko Prodani ndërroi jetë në skenë. Unë kam qenë në skenë me të, ne po luanim bashkë, dhe ai ra për të mos u cuar më. Dha shpirt në skenën që e deshi aq shumë,’ tha ajo ndërsa shtoi se Prodani i kushtoi gjithë jetën e tij aktrimit dhe se skena ishte pasuria e tij me e madhe.

    “I kushtoi gjithë jetën e tij, artin e tij, talentin, ajo ishte pasuria e tij e madhe skena, teatri dhe ai atje dha shpirt,” u shpreh aktorja.

  • Çështja e Parashqevisë/ Reagon gruaja e ish-bashkëshortit të saj: Ju lutem mjaft, lëreni familjen time jashtë…

    Çështja e Parashqevisë/ Reagon gruaja e ish-bashkëshortit të saj: Ju lutem mjaft, lëreni familjen time jashtë…

    Çështja e Parashqevi Simakut ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditë të fundit, ndërsa tashmë të përfshirë publikisht është dhe ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe. Ky i fundit është akuzuar se ka praktisur kohë më parë Parashqevinë së bashku me djalin e tyre Luka, ndërsa sot ai e ndalonte të birin të komunikonte me nënën e tij.

    Në lidhje me këtë ngjajre, e prekur nga sulmet online është dhe bashkëshortja aktuale e Robertit, Katherine Nolfe. Katherine ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të akademisë që ka nën pronësi, “Voice Academy NYC” ku dhe ka marrë mjaft komente negative si dhe kërvënuese nga persona të ndryshëm. Në deklaratë Nolfe sqaron se ajo nuk ka qenë e përfshirë në asnjë proçes gjykate apo kujdestarie mes Robertit dhe Parashqevisë duke kërkuar që familja e saj të mabahet larg kësaj situate.

    “Dua të adresoj disa thashetheme dhe dezinformata që qarkullojnë rreth Voice Academy NYC. Dua të sqaroj se Rob nuk është pronar apo themelues, ai ka punuar në Voice Academy disa vite më parë. Unë kurrë nuk kam qenë e përfshirë në ndonjë çështje të kujdestarisë apo gjykatës, ato ishin rreptësisht midis Robit dhe ish-gruas së tij. Ju lutem mbani familjen dhe biznesin tim larg nga kjo situatë.

    Ju kërkoj që të përmbaheni nga shkrimi i komenteve negative në faqen e shkollës. Familja jonë ka marrë kërcënime të cilat janë thellësisht shqetësuese. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë dhe na lejoni të vazhdojmë të punojmë. Ne kemi mësues të talentuar dhe të mrekullueshëm që duan të vazhdojnë të japin mësim.

    E di që situata është shumë e trishtuar, por në një notë pozitive – e kuptoj që anëtarët e familjes së lidhur po rilidhen dhe gjithçka është në një dritë të re pozitive, për të cilën jam shumë mirënjohës. Urimet më të mira dhe Gëzuar Festat,” shkruan Katherine Nolfe.

    Kujtojmë që ish-nashkëshorti i Parashqevisë ka folur publikisht në lidhje me këtë situatë teksa ka thënë se nuk ishte ai përgjegjës për shkatërrimin e jetës së saj por kanë qenë kolegët e këngëtarës të cilët dëshironin që Parashqevia të dështonte. Ndërkohë biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë një shkrim para pak ditësh teksa thuhej se pas shumë vitesh pritje, Parashqevia arriti të komunikonte me djalin e saj Luka.

  • Nuk do e besoni/ Ky çift i shumëpërfolur pjesë e Big Brother VIP Albania 4? Ja çfarë u zbulua

    Nuk do e besoni/ Ky çift i shumëpërfolur pjesë e Big Brother VIP Albania 4? Ja çfarë u zbulua

    Vetëm 24 orë na ndajnë nga nisja e Big Brother VIP Albania 4, nën drejtimin e Ledion Liços. Ditën e sotme, Ledioni zbuloi edhe disa detaje sa i përket sezonit të ri, nga bashkëpunimi me Grande Fratello, deri te personazhet pjesëmarrës .

    Një tjetër zbulim ka bërë edhe faqja zyrtare e programit në Instagram, ku ka treguar se pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri pritet të jetë një çift. Në videon e publikuar, çifti shfaqen të kapur dorë për dore, megjithatë ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë. Kujtojmë se pak ditë më parë, Ueda dhe Arlindi, dyshja fituese e Love Island Albania, treguan se janë të gatshëm për të qenë pjesë e reality show-t.