Author: editor

  • Kosova bllokon mandarinat, ndalohen kamionët nga Shqipëria: Do bëhen analizat jashtë

    Kosova bllokon mandarinat, ndalohen kamionët nga Shqipëria: Do bëhen analizat jashtë

    Ne kufirin me Kosovën ndodhet i bllokuar një kamion prej 9 tonësh me mandarina që nga dita e djeshme.

    Pronari i subjektit që ka porositur mandarinat, i kontaktuar me telefon, thotë se pika grumbulluese e Shqipërisë i ka të gjitha analizat, ai shtoi se parcelës së mandarinave ku edhe ka ngarkuar i janë bërë analiza edhe jashtë vendit dhe ka vijuar eksportin.

    Ndërsa në informacionet e mara nga AUV Kosovë akoma nuk kanë ardhur përgjigjet e analizave laboratorike, të cilat janë dërguar por tu testuar jashtë Kosovës.Sipas praktikës kur mostrat dërgohen jashtë, përgjigjet vonojnë 5-7 ditë për të ardhur.

    Kjo vonesë sipas tregtarëve të mandarinave në Kosovë, nëse analizat dalin brenda parametrave do të shkaktoje prishjen e mandarinës dhe kostoja do të bie mbi ta, pohon njëri nga ta.

    Ndërkohë në Terminalin e Prishtinë janë ndaluar afro 8 kamion me ngarkesa të mandarinës shqiptare në pritje të rezultateve të analizave.

  • Qëllohet brenda parkimit reperi i njohur, publikohet momenti i ekzekutimit

    Qëllohet brenda parkimit reperi i njohur, publikohet momenti i ekzekutimit

    Një 25-vjeçar ka vdekur pasi u qëllua me disa të shtëna në një garazh parkimi në qendër të Norrköping. Sipas informacioneve të SVT, i vrarë është reperi Gaboro, i cili ka lidhje të njohura me bandat e drogës.

    Sipas gazetarit të SVT në vendngjarje, katër deri në gjashtë goditje të forta u dëgjuan para se të arrinte policia.

    “Ajo që mund të themi është se një burrë ka vdekur në lidhje me një krim të rëndë të dhunshëm. Ai u dërgua me autoambulancë, por u konstatua i vdekur në spital. Të afërmit janë informuar‘- thotë Mats Pettersson, zëdhënës i shtypit për policinë në rajonin Lindor.

  • Do të kemi ditë të vërteta dimri, paralajmëron sinoptikania: Të hënën dhe të martën rrezikohet..

    Do të kemi ditë të vërteta dimri, paralajmëron sinoptikania: Të hënën dhe të martën rrezikohet..

    Mbrëmja e ditës së premte dhe nga nesër deri të shtunën do të ketë reshje shiu, ndërsa nga fillimi i javës tjetër do të ulen temperaturat derri në minus 5 gradë. Paralajmërimi u dha në Dita Jonë nga meteorologia Tanja Porja.

    “Janë zbutur kushtet e motit shtohen vranësirat. Gjatë mbrëmjes dhe natës presim reshje në veri dhe nga nesër reshjet zbresin drejt qendrës e jugut. Reshjet do të vijojnë deri mesditën e së shtunës. Temperaturat të premten do të jenë 0-16 gradë. Rrebeshe afatshkurtra. Reshjet e dëborës do të lokalizohen në 900 metra lartësi. E shtuna sjell rënie të theksuar të temperaturave. Reshje dëbore në zonën lindore. Përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit të shtunën deri të dielën. Fundjava mjaft e ftohtë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës termometri zbret në minus 5 gradë”.Por ditët e dimrit, sipas meteorologes do të jenë në fillim të javës tjetër. Porja paralajmëron reshje shiu dhe dëbore dhe ulje të temperaturave. termometri zbret në minus 5 gradë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës.

    “E hëna, e marta dhe më pak e mërkura sjellin ditë të vërteta dimri. Reshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdet. Reshje bore në zonat malore. Të hënën e të martën rrezikohet edhe zona e ulët nga reshjet e dëborës. Java tjetër shi e dëborë”, paralajmëroi Porja.

  • Vranë babanë dhe e groposën në kasollen e bagëtive, Prokuroria përfundon hetimet për Hygerta Metën, si edhe dy vëllezërit e saj

    Vranë babanë dhe e groposën në kasollen e bagëtive, Prokuroria përfundon hetimet për Hygerta Metën, si edhe dy vëllezërit e saj

    Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, që dyshohen për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta më 10 shkurt, krim që tronditi vendin.

    19-vjeçarja dhe vëllai i saj më të madh, Hyseni, akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa Amarildo Meta për veprën penale “asgjësimi i kufomës”.

    Vijon…

  • Mamaja e Martinit:Vëllezërit i dërgova në shkolla të ndryshme prej bullizimit

    Mamaja e Martinit:Vëllezërit i dërgova në shkolla të ndryshme prej bullizimit

    Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshatari i tij me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka bërë një rrëfim tejet prekës për emisionin “Opinion” në Tv Klan.Florina Cani ka treguar se si mes shumë vështirësish, ajo dhe bashkëshorti rritën dhe shkolluan djemtë e tyre, Martinin dhe Henrin. Gjatë rrëfimit të saj, Florina ka treguar se djali i saj, Henri ka vonesë gjuhësore duke hedhur poshtë të gjithë aludimet se i biri i saj më i vogël është autik.
    Ajo shprehet se nuk ka dashur që Martini të bullizohej në shkollë për shkak të të vëllait dhe për këtë arsye kanë zgjedhur shkollën “Fan Noli” për 14-vjeçarin dhe shkollimin në Sauk për djalin e tyre tjetër, Henrin.Blendi Fevziu: Si e more vesh lajmin?Florina Cani: Unë kam punuar në arsim 8 vite në fshat, atje ku banoja. Pas asaj kohe, u bashkova me bashkëshortin se erdhi nga kurbeti dhe u martuam, pas martese na erdhi Martini, ishte gëzimi jonë, busulla jonë, gjithçka që kishim, ishte i mbushur me dashuri dhe ai vetë e tregon si është edhe në foto. Kam shumë fjalë për të folur për Martinin. E shkëputa punën vetëm si e si t’i rris ata fëmijë. Kam punuar në Martanesh dhe kam dhënë Gjuhë-Letërsi. Kam vendosur që të largohem nga puna që të rris vetëm Martinin sepse ishte gëzim i madh për ne. E rritëm me shumë dashuri. Pas Martinit, na erdhi në jetë edhe Henri, hasëm pak vështirësi, është 13 vjeç. Kjo ishte ecuria jonë e fillimet tona.Blendi Fevziu: U vendosët në Sauk?Florina Cani: Po. Martini ishte një fëmijë i shkathët dhe menduam që shkollën ta vazhdojë në shkollën më të mirë në Tiranë, shkollën “Fan Noli”. Ishte shumë i mirë me mësime, i kam fletat e lavdërimit nga klasa e parë deri në të gjashtën. Kishte dëshirë dhe sportin, im shoq e mbështeste. Sportin e vazhdoi që në klasën e dytë, e kishte pasion. Kjo ishte që ta çonim në një shkollë më të mirë se nga aty ku ne banonim. Unë kisha punuar me fëmijë dhe e di që ka vështirësi nga më të ndryshmet. Nuk doja që Martinin ta ngarkoja me Henrin se mos do të bullizohej nga fëmijët e tjerë dhe Martinin e çova në Tiranë, Henrin në Sauk.Blendi Fevziu: Martinin e çove që të mos e bullizonin për problemin që kishte…Florina Cani: Ngaqë kishte vonesë gjuhësore Henri, nuk kishte siç është përfolur autizëm, sepse dhe kjo më ka prekur shumë.Blendi Fevziu: A ekziston ky bullizëm kaq i fortë?Florina Cani: Edhe ekziston.Blendi Fevziu: Si ndihej Martini në shkollën “Fan Noli”?Florina Cani: Në shkollë Martini nuk është se ndihej keq, sepse nuk e kishte Henrin me vete. Unë u befasova kur e dëgjova se Martini është zënë me atë djalin nga vëllai, sepse nuk e di nga e mori vesh, sepse nuk ishin në të njëjtën shkollë.

  • Pirro Çako hoqi këngën nga kanalet abuzive, që edhe Parashqevi Simaku të ketë të drejta mbi veprën artistike tani që u rikthye në jetën publike

    Pirro Çako hoqi këngën nga kanalet abuzive, që edhe Parashqevi Simaku të ketë të drejta mbi veprën artistike tani që u rikthye në jetën publike

    Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut me kompozitor Pirro Çako dhe tekstshkrues Agim Doçin, ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar nga persona anonimë dhe të paautorizuar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar. Shumë njerëz ju rikthyen ta dëgjonin edhe tani që Parashqevi Simaku u shfaq sërish. Por ngjalli shumë debat në rrjet fakti që Pirro Çako e ka fshirë nga Youtube këtë këngë, por kantautori e ka bërë për një qëllim.

    Ai ka fshirë këngën e hedhur në mënyrë abuzive nga persona që nuk kanë patur të drejtat e autorit, në mënyrë që ta regjistroj sërish.

    Për më tepër tani më që Parashqevi Simaku u gjet ai dëshiron që këngën ta hedhin në kanalet e tyre zyrtare me shpresë që edhe Parashqevia të ketë mundësi të hapë kanalin e saj zyrtar. Nga ky ripublikim edhe Parashqevia do të fitojë atë që i përket. Ndonse pritet që kënga të rikthehet sërish, në mënyrë korrekte me të drejtat autoriale që i përkasin Pirro Çakos dhe Parashqevi Simakut, pasi personi që ka publikuar këngën abuzivisht nuk mund të përfitonte më në kurriz të tyre.

  • “Jam i prekur…”- Rama zbulon dhuratën që mori nga luftëtari i UÇK-së: Po mbaheni peng në Hagë

    “Jam i prekur…”- Rama zbulon dhuratën që mori nga luftëtari i UÇK-së: Po mbaheni peng në Hagë

    Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ndihet tepër i prekur nga kjo dhuratë, ndërsa shprehet se mezi pret se mesi pret të shohë të marrë fund kalvari, “gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”.“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama.

  • E rëndë në Zagreb, vr*tet një fëmijë në sulm me thikë në një shkollë fillore

    E rëndë në Zagreb, vr*tet një fëmijë në sulm me thikë në një shkollë fillore

    Një fëmijë shtatëvjeçar është vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi në Shkollën Fillore “Preçko” në Zagreb më 20 dhjetor. Në sulm është plagosur rëndë edhe një mësuese, e cila është në rrezik për jetën.

    I dyshuari për kryerjen e sulmit është një djalë 19-vjeçar dhe është nën mbikëqyrjen e policisë, kanë bërë të ditur zyrtarët.

    Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së spitalit “Klaiçeva”, Iva Hojsak, tha se në spitalin e tyre janë sjellë dy djem, njëri 11 dhe tjetri 7 vjeç, me plagë të shumta të shkaktuara nga thika, por për fat të mirë të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

    Video-pamjet e publikuara nga mediat kroate tregojnë fëmijët duke vrapuar jashtë ndërtesës së shkollës, shkruan AP-ja.

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, deklaroi se e gjithë Qeveria dhe publiku kroat janë të tronditur nga tragjedia që ndodhi në Zagreb.

    “Policia dhe të gjitha shërbimet e tjera, po përpiqen të përcaktojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur në këtë incident të madh”, tha Plenkoviq gjatë hapjes së mbledhjes së Qeverisë./REL

  • Rita Ndoci: Shteti shqiptar nuk i ka asnjë borxh Parashqevi Simakut, i dhanë apartament kur erdhi nga Kavaja

    Rita Ndoci: Shteti shqiptar nuk i ka asnjë borxh Parashqevi Simakut, i dhanë apartament kur erdhi nga Kavaja

    Rita Ndoci ka folur sërish për Parashqevi Simakun.Ajo u shpreh se shteti shqiptar apo qeveria nuk i detyrohet asgjë nga ana materiale Parashqevi Simakut.

    Sipas artistes zgjedhja për tu larguar nga vendi është një zgjedhje e lirë dhe prej vitesh nuk paguajnë më taksa për Shqipërinë.

    “Ndihma është një gjë shumë e shenjtë. Ama më e shenjtë bëhet kur nuk e di askush. Shteti shqiptar, apo qeveria, pa pasur parasysh kush është kryeministër nuk na ka asnjë borxh.

    Flas borxh material se moralin e mbajmë mënjanë se tek e fundit politikani nuk ka pse të ketë moral.

    Pse e them unë këtë, sepse po marr shembullin tim, kam kaq vite që nuk paguaj asnjë taksë, kam 34 vite që nuk i jap asnjë taksë vendit tim, prandaj Shqipëria mua nuk më detyrohet asgjë. Ikja nga vendi është zgjedhje e lirë.

    Politika e asaj kohe na bëri që të urrejmë çdo gjë. Por tani shteti shqiptar nuk më ka mua asnjë borxh.

    Më lejo të kujtoj se shteti shqiptare i ka dhënë apartament aso kohe Parashqevi Simakut. Erdhi nga Kavaja në Durrës”- u shpreh Rita Ndoci në ‘Dekalog’ me gazetarin Roland Qafoku.

  • Mandarinat me ngarkesë pesticidesh, eksperti Sharka: Duhet të ishin hequr nga qarkullimi

    Mandarinat me ngarkesë pesticidesh, eksperti Sharka: Duhet të ishin hequr nga qarkullimi

    Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka tha përmes një interviste televizive se insekticidet e përdorura në mandarinat e kthyera nga Kroacia kanë 4 vjet që janë hequr nga lista e produkteve që nuk duhet të përdoren në BE dhe vendin tonë.

    Sharka tha se këto insekticide janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriu pasi mund të shkaktojnë probleme kardiovaskulare dhe kancer.

    “Këto insekticide që janë përdorur për luftimin e insekteve në pemën e mandarinave. Kanë 4 vjet që kanë dalë nga lista e insekticideve të përdorshme ne BE dhe në vendin tonë.

    Konstatoj që nëpunësit publik të cilët kishin detyrimin që të gjurmonin për 4 vjet heqjen nga tregu të produktit kërkojnë t’ia lënë fajin fermerit. Këto insekticide dëmtojnë shëndetin e fëmijëve dhe njerëzve, zhvillimin e e trurit apo shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

    Janë shumë të dëmshme, duhet të ishin hequr nga qarkullimi. Obligimi për ta bërë këtë i takon Ministrisë së Bujqësisë. Dëmi që ka shkaktuar në imazhin e produkteve dhe pikëpyetjet që ka ngritur ky skandal në dëmin e shkaktuar konsumatorëve ngarkon me përgjegjësi ministren e Bujqësisë dhe në çdo vend demokratik gjëja e parë që do bënte ministrja është që të jepte dorëheqjen.

    Nuk duhet të ishin në treg. Fermeri nuk ka përgjegjësi ligjore, nuk ka ekspertizë.

    Fermerët i përdorin se dikush iu ka rekomanduar.

    Nxjerr në pah mungesën e kontrollit që kanë institucionet tonë në mbrojtjen e shëndetit publik.”

    Megjithatë sipas Sharkës, sasia e këtyre mandarinave është e vogël dhe sipas analizave të kryera pjesa më e madhe është në përputhje me normat e BE-së.

    “Besoj se është sasi shumë e vogël dhe shpresoj të mos ketë në tregun e brendshëm se shumica e këtij produkti është e kontrolluar dhe është në përputhje me normat e BE-së.”

    Sipas Sharkës, ky skandal i shkakton një dëm shumë të madh imazhit të produkteve ‘made in albania’.