Author: editor

  • E buzëqeshur dhe e lumtur, Parashqevi Simaku këndon italisht teksa darkon në restorant

    E buzëqeshur dhe e lumtur, Parashqevi Simaku këndon italisht teksa darkon në restorant

    Një tjetër video e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka pushtuar rrjetin. Në platformën “TikTok” po qarkullon një moment i veçantë ku këngëtarja shfaqet duke kënduar gjatë një darke në restorant.

    Krah saj ndodhet një burrë, i cili i bashkohet në interpretimin e një këngë italiane, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese. Në përfundim të këngës, Simaku e përqafon bashkëkënduesin, duke dhuruar një moment të paharrueshëm për ata që ishin të pranishëm dhe miliona ndjekës online.

    @zikn7 Parashqevia duke kenduar ao te ne nje restorant teksa darkonte #parashqevisimaku #albania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqip #fyp #diva #fouryou #muzikshqip ♬ original sound – Zikielj

  • Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave në Mirditë dalin në protestë

    Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave në Mirditë dalin në protestë

    Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e 10 fshatrave në bashkinë e Mirditës kanë përshkallëzuar reagimin e tyre në lidhje me degradimin e aksit rrugor Rrëshen-Burrel. Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se këtë të premte, ata kanë bllokuar këtë aks rrugor, duke kërkuar nga qeveria ndërhyrjen për rehabilitimin e kësaj rruge kombëtare, e cila është bërë thuajse e pakalueshme, duke vështirësuar jetën e mijëra banorëve.

    Kjo protestë po ndiqet nga afër edhe nga uniformat e policisë, të cilët ishin paralajmëruar për këtë veprim.

  • Tragjedi me emigrantët jashtë Rodosit! Gjenden 8 trupa në det, mes tyre 3 fëmijë të vegjël

    Tragjedi me emigrantët jashtë Rodosit! Gjenden 8 trupa në det, mes tyre 3 fëmijë të vegjël

    Një tragjedi e re me emigrantët në Egje, në zonën detare pesë milje detare në lindje të Afantou Rodos.

    Raportohet se drejtuesi i skafit humbi kontrollin për të shmangur anijet e Rojës Bregdetare, bëri manovra të rrezikshme dhe për pasojë disa emigrantë ranë në det.

    Forcat e Rojës Bregdetare nxorrën tetë trupa nga deti, ku informacioni thuhet se mes tyre janë tre fëmijë, të moshës 2 deri në 8 vjeç.

    Ndërkohë raportohet se janë shpëtuar 18 persona të tjerë që ndodheshin në skaf.

  • Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë me njëra-tjetrën pa asnjë kusht, përfaqësojmë një komb

    Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë me njëra-tjetrën pa asnjë kusht, përfaqësojmë një komb

    Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca e hapi seancën e përbashkët të dy parlamenteve me mesazhin që Shqipëria dhe Kosova kanë dëshmuar unitet përballë sfidave politike dhe gjeopolitike.

    “Ky përbashkim i yni sot përbën më shumë sesa simboliken.

    Kjo seancë duhet parë si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën pa asnjë kusht.

    Ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përvc interesit të kombit që për ne është i përbashkët.

    Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

    Ky është bashkëpunim konkret në fushën e ligjvënies.

    Përveçse përfaqësojmë një komb, ne synojmë të njëjtën familje.

    Shqipëria ka ecur në procesin e integrimit dhe ne duhet të mësojmë, pavarësisht masave të padrejta që na ka vendosur BE”.

  • “Hallën e gjeta në gjendje shumë të mirë”/ Nipi i Parashqevi Simakut mesazh për “kritikët”

    “Hallën e gjeta në gjendje shumë të mirë”/ Nipi i Parashqevi Simakut mesazh për “kritikët”

    Tashmë ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Siamku është bashkuar me nipin e saj, djalin e vëllait në SHBA.

    Në një video të publikuar nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili strehoi këngëtares, shfaqet edhe nipi i saj, Ani Simaku, i cili shprehet se po qëndron bashkë me hallën e vetë (Parashqevinë) në New York.

    Ndër të tjera Ani Simaku thotë se “hallën e gjeta në gjendje shumë të mirë”, ndërsa shpreh falënderimit për Ilirjanin në emër të gjithë familjes Simaku.

    Elton Ilirjani: Ani si je?

    Ani Siamku: Mirë!

    Elton Ilirjani: Unë jam Elton Ilirjani! U takuam së bashku në New York, ishim njohur virtualisht. Si e gjete Parashqevinë?

    Ani Siamku: Parashqevinë e gjeta në gjendje shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur me ju. Ju falënderoj jashtë mase.

    Elton Ilirjani: Ku qëndron Parashqevia dhe me kë qëndron?

    Ani Siamku: Unë jam bashkë me hallën, jemi shumë të kënaqur.

    Elton Ilirjani: Sot çfarë do bëjmë?

    Ani Siamku: Sot do hamë në një restorant të mirë.

    Elton Ilirjani: Hallën e gjete mirë? Nuk është marrë peng nga unë ?

    Ani Siamku: Jo, jo! Ju falënderojmë shumë. Flas në emër të familjes Simaku. Ka një mesazh për ata që sulmojnë , nuk kanë çfarë të bëjnë, nga zilia.

    Elton Ilirjani: Të dashur miq, sidomos ju që flisni keq, Parashqevia është me nipin e sa

    Top Channel

  • Vlora, vendi i parë i Neandertalit në Shqipëri! Zbulohen pjesë veglash guri që datojnë mbi 40 mijë vjet më parë!

    Vlora, vendi i parë i Neandertalit në Shqipëri! Zbulohen pjesë veglash guri që datojnë mbi 40 mijë vjet më parë!

    Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe Inxhinierisë Gjeoteknike (CNR-IGAG) – dhe nga Departamenti i Studimeve Humanistike i Universitetit të Ferrarës, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë Shqiptare, ka zbuluar vendin e parë neandertalian të dokumentuar në Shqipëri. Zbulimi, i bërë në zonën Dalani i Vogël, në bregdetin Adriatik në zonën e Vlorës, përfaqëson një hap të rëndësishëm në studimin e Kuaternarit dhe në kuptimin e dinamikave të mbijetesës së Neandertalëve të fundit në Europë.

    Dalani i Vogël, i ruajtur brenda depozitimeve lumore të ekspozuara nga erozioni detar, është identifikuar nga studiues vendas dhe iu nënshtrua hetimeve të thelluara falë një qasjeje ndërdisiplinore. Studimi, i publikuar së fundmi në revistën Quaternary Science Reviews, përfshinte analiza mikrobotanike, mikropaleontologjike, gjeologjike dhe arkeologjike. Të dhënat e mbledhura mundësuan rindërtimin e evolucionit mjedisor të zonës gjatë 40.000 viteve të fundit, duke zbuluar një panoramë të detajuar të kushteve klimatike dhe burimeve të disponueshme gjatë epokës kur Neandertalët populluan rajonin.

    Falë metodës së datimit OSL (Lumineshencë e Stimuluar Optikisht), pra teknikës që përdoret për të përcaktuar moshën e materialeve sedimentare ose minerale që përmbajnë kokrra të ndjeshme ndaj dritës, depozitimi që përmbante vegla guri të copëtuara është daton pak më shumë se 40,000 vjet më parë. Analizat e polenit fosil kanë bërë të mundur identifikimin e një mjedisi të karakterizuar fillimisht nga bimësi e hapur, që evoluoi në një stepë në fund të glaciacionit të fundit. Ky kontekst mjedisor, i pasur me burime ushqimore, mund të ketë ofruar strehim për Neandertalët në Ballkanin jugor deri në zhdukjen e tyre përfundimtare nga Evropa.

    Sipas Profesor Marco Peresani, koordinatori i kërkimeve pranë Departamentit të Studimeve Humanistike të Universitetit të Ferrarës, i ndihmuar nga Doktor Davide Delpiano, “Rëndësia e Dalanit të Vogël qëndron në faktin se është vendi i parë neandertalian në Shqipëri i dokumentuar, i datuar dhe i studiuar me metoda moderne dhe multidisiplinare.” Për më tepër, ky vend konfirmon se në Ballkanin jugor burimet ushqimore të vazhdueshme gjatë momenteve kritike të Pleistocenit kanë mbështetur grupet neandertaliane në një lloj zone strehimi.

    Zbulimi është rezultat i më shumë se një dekade kërkimesh të kryera në kuadër të iniciativave të ndërkombëtarizimit të financuara nga Unife. Kërkimet, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Parahistorisë të Institutit të Arkeologjisë pranë Akademisë së Studimeve Shqiptare, kanë parë kontributin e rëndësishëm të Profesor Ilir Gjipali dhe Doktor Rudenc Ruka.

    Kërkimet në vendin e Dalanit të Vogël do të vazhdojnë me gërmime të tjera arkeologjike dhe studime të thelluara mbi shpellat e jugut të Shqipërisë. Këto projekte premtojnë të zgjerojnë më tej njohuritë mbi rolin e Ballkanit si zonë strehimi për Neandertalët dhe mbi procesin e tranzicionit drejt ardhjes së sapiensëve të parë në Evropë.

  • Tensione tek protesta e opozitës te bashkia e Tiranës pasi policia hapi rrugën për makinat

    Tensione tek protesta e opozitës te bashkia e Tiranës pasi policia hapi rrugën për makinat

    Tensione tek protesta te bashkia pasi policia hapi rrugën për makinat pasi kishte njoftuar më parë se do të ndalonte qarkullimin për shkak të protestës.

    Policia e bllokoi rrugën në orën 11:00 dhe më pas e hapi sërish.

    Ora 11:00 ishte njoftuar për protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës.

    Hapja e rrugës nga policia është kundërshtuar nga ana e protestueseve.

  • Sherr në Yrshek, një i plagosur me thikë, disa të shoqëruar

    Sherr në Yrshek, një i plagosur me thikë, disa të shoqëruar

    Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në zonën e Yrshekut mes disa personave.

    Gjatë sherrit dyshohet se janë përdorur sende të forta dhe thikë.

    Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

    Policia ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt./Syri.net

  • Rama dhe deputetët socialistë mbërrijnë në Kuvendin e Kosovës, pritet nisja e seancës së përbashkët

    Rama dhe deputetët socialistë mbërrijnë në Kuvendin e Kosovës, pritet nisja e seancës së përbashkët

    Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mbajnë sot një seancë të përbashkët që pritet të nisë në orën 11:00 në Prishtinë.

    Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm 130 deputetë. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

    Po ashtu në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

    Në agjendën e parashikuar të këtij takimi është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

    Më pas do të pasohet nga fjalimi i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama dhe nënkryetarëve të grupeve parlamentare.

    Fokusi do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Në këtë mbledhje të përbashkët do t’i bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.

    Kjo do të jetë mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve.

    Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

    Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.

    Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për t’u zhvilluar në Gjakovë, por u anulua.

    Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.

  • “Të jesh e fortë është e vetmja mundësi që ke në jetë”-Mesazhi frymëzues i Edlira Çepanit në Fest 63, pas vdekjes së bashkëshortit

    “Të jesh e fortë është e vetmja mundësi që ke në jetë”-Mesazhi frymëzues i Edlira Çepanit në Fest 63, pas vdekjes së bashkëshortit

    Aktivistja Edlira Çepani e cila pak muaj më parë u përball me dhimbjen më të madhe, me humbjen e bashkëshortit të saj, Gert Bogdanit, ish-deputeti i cili pësoi infarkt, ka ndarë një mesazh mjaft frymëzues.

    E ftuar në Fest 63, Edlira ndau me publikun dhe ndjekësit histori grash të cilat e kanë bërë atë të kuptojë se dhimbjen duhet ta kthej në forcë dhe se duhet të eci përpara panvarsisht asaj çfarë i sjell jeta.

    “Njëra prej tyre mbante edhe dy fëmijë në një fshat pa ujë, pa kushte, e dhunuar, në një shtëpi të ndërtuar vetë. I rriste vetë fëmijët e vet. Atë ne e ndihmuam që të dilte nga ai realitet, ama gra të tjera si ajo unë i kam çdo ditë në zemër sepse e kanë këtë sfidë dhe sa herë i takoj, i kam model force,” u shpreh Çepani.

    Rrëfimi i plotë:

    “Nuk e kupton sa e fortë je, derisa të jesh e fortë, është e vetmja mundësi që ke në jetë. Këtë shprehje ma tha para disa kohësh një mik i mirë, dhe më erdhën menjëherë në mend të gjitha ato gra që kam takuar në momente të ndryshme të rrugëtimeve të mia nëpër Shqipëri. Njëra prej tyre mbante edhe dy fëmijë në një fshat pa ujë, pa kushte, e dhunuar, në një shtëpi të ndërtuar vetë. I rriste vetë fëmijët e vet. Atë ne e ndihmuam që të dilte nga ai realitet, ama gra të tjera si ajo unë i kam çdo ditë në zemër sepse e kanë këtë sfidë dhe sa herë i takoj, i kam model force.

    Një nga qindra mësueset që kam pasur fatin të takoj dhe që kanë zgjedhur t’u japin mësim fëmijëve në zonat më të thella, ka vendosur të jetë edhe një zë i fortë në politikat lokale. Sa herë e shoh të ringrihet pavarësisht vështirësive që ka, aq më shumë frymëzohem të kontribuoj me aq sa mundem për çdo grua që ka vendosur të ngrejë zërin. Mijëra gra që kam pasur fatin të takoj nëpër Shqipëri, janë zëri i forcës për këdo. Ato janë ngritur dhe ja kanë dalë gjithmonë. Të gjitha ato ishin forca ime edhe në momentin tim më të vështirë të jetës, janë forca ime edhe në ditët më të bukura kur kam mundësi të bëj diçka për to. E vërteta është që ne shpesh, ose asnjëherë nuk i zgjedhim dot ato që ndodhin në jetë, nuk e ndalojmë dot rrjedhën e jetës, por kemi në dorë mënyrën si reagojmë për to, kemi në dorë që dhimbjen ta kthejmë në forcë dhe të mësojmë të ecim përpara.

    Në Shqipërinë tonë të vogël është shumë e vështirë të jesh një grua, që kur lind e deri sa mbyll sytë. Gratë shqiptare janë vërtetë heroina, por kjo nuk do të thotë që duhen lënë vetë. Heronjtë duhen mbështetur. Këdo që ne e njohim duhet ta mbështesim sepse në këtë vend të vështirë, duhet të zgjedhim të jetojmë me vlera sepse një shoqëri që nuk i mbështet më të mirët është e destinuar të vuajë. Ngado që ta ktheni shikimin do të gjeni një grua që frymëzon, një nënë, një vajzë e cila ka vendosur të ringrihet dhe po mundohet që t’ia dalë me të gjitha vështirësitë e saj. Do të gjeni edhe djem, burra, baballarë që frymëzojnë, mbështetja dhe mirënjohja për të gjithë këta njerëz që na e bëjnë jetën më të mirë, edhe kur ndoshta nuk janë më fizikisht pranë nesh, por na e mbushin shpirtin me vlera dhe me dritë